Shqipëri
    |         |         |    
Dashurohu me trëndafilat - AVON Albania

Dashurohu me...trëndafilat! Mëso se si përbërësit e trëndafilit përkujdesen për trupin dhe influencojnë shqisat.

Janë disa përbërës në kozmetikë dhe parfumeri që nuk dalin kurrë nga moda. Trendet dhe shijet mund të ndryshojnë, bota ndryshon, dhe ende trëndafilat janë hit. Çfarë i bën prodhuesit të kthehen tek ky përbërës, dhe pse klientët i adhurojnë të gjitha produktet me përmbajtje trëndafili?

Sipas mitologjisë greke, trëndafilat çelën për herë të parë kur Afërdita, perëndesha e dashurisë u krijua në mënyrë të mrekullueshme nga shkuma e detit. Historia e këtij miti lidhet me Aferditën, e cila duke ndjekur të dashurin e saj Adonis, shpoi këmbën me një gjemb, dhe pikat e gjakut u bashkuan me shkumën e detit duke krijuar lulen e trëndafilit. Kjo lule i dedikohet perëndeshës më të bukur, dhe simbol i dashurisë deri në ditët e sotme.

Tashmë është e ditur prej shekujsh se petalet e tij, së bashku me qumështin janë përdorur për banja relaksuese dhe ushqyese për lëkurën nga perandoreshat e historisë. Përbërësit e trëndafilit kanë shumë avantazhe. Trëndafili është një lule e bukur dhe delikate me aromë fantastike.

Çfarë përfitoni më konkretisht nga përdorimi i përbërësve me trëndafil?

Avantazhet e produkteve me përbërës trëndafili

Bima e trëndafilit  petale, fara dhe fruta) përmbajn substanca të çmueshme si: Vitaminat C, B, E, K, dhe acidet organike. Këtë përbërës janë ideal për përbërës të ndjeshëm sepse hidraton dhe siguron një gjendje komode lëkurës si dhe zbut irritimet.

E përdorur edhe në produktet e flokëve duke i kthyer butësinë dhe aromën delikate.

Produktet me përbërës trëndafili përdoren në kozmetikë në kujdesin e lëkurës së fytyrës për zbehjen e njollave në lëkurë si dhe duke e mbrojtur lëkurën nga efektet negative si ndotjet e ajrit dhe ndryshimet atmosferike.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, trëndafili si përbërës dhuron ngjyra dhe aromë. Vaji i trëndafilit dhe aromat janë përbërësit më të çmuar në industrinë e parfumerisë. Për të përfituar 1 kg vaj trëndafili duhen 3.5 ton trëndafila.

Cilat produktet përmbajnë trëndafil?

Ka shumë produkte me përbërës trëndafili. Ju prezantojmë disa kategori që kërkpjnë vëmendje specifike!

Kremrat dhe Uji i Trëndafilit

Ekstraktet e trëndafilit gjenden në linjat e kremrave për fytyrën, uji trëndafili, që është edhe më i shituri.

Ato janë shumë të përdorshme, dhe kanë ende popullaritet duke siguruar pastrim të mrekullueshëm, freski dhe hidratim.

Produktet e banjës

Ka një game të gjërë produktesh si krem xhel Senses, Vaji për Banjë Planet Spa Moroccan Romance, ose shampo Romantic Rose.

Parfumet

Parfumet më të njohura me përmbajtje trëndafili janë Aromat Dreams. Me nota të drurëve dhe kumbullës së lëngshme me bazë të fortë të trëndafilave nga Provenca.  Kjo e bën atë një aromë femrërore por jo dhe shumë të ëmbël.

Meqë jemi tek trëndafilat … mos harro trëndafilin tek produktet për buzët!

Githsesi nuk ka ekstrakte trëndafili tek produktet e kujdesit të buzëve, është nuanca e kuqe e frymëzuar nga trëndafilat që mbështjell buzët e tua me përfundim mat.