Shqipëri
    |         |         |    
Tendenca e makiazhit 2019 - AVON Albania

Tendenca e makiazhit 2019 – gjej me te fundit!

Tendencat e veshjeve, ashtu si edhe makiazhi, ndryshojne çdo sezon. Çfare do te jete ne mode per kete Vit te Ri? Cilat produkte do te jene me te kerkuarat e vitit 2019? Çfare makiazhi duhet te perdoresh per te mos qene thjeshte e paperfillshme?

Para se te pershkruajme tendencat, le te permendim pikat me thelbesore: disa elemente makiazhi jane GJITHMONE ne mode dhe asgje nuk mund te ndryshoje kete. I Kuqi i Buzeve ngjyre e kuqe, maskara e zeze, ose syte me efekt ‘’smokey eyes’’ klasik nuk dalin kurre nga moda.

Pse duhet te dime atehere rreth tendencave me te reja? Ashtu si moda, makiazhi ka te beje me elemente te stilit te jeteses dhe argetimit. Ne nuk duhet te zbatojme çdo detaj te modes ne jeten tone te perditshme, por jemi te lire te perdorim ato qe na pelqejne dhe qe na pasurojne me teper emocionalisht.

Te thuash se makiazhi nuk ndryshon eshte njesoj si te thuash se ke veshur te njejtin fustan gjate te gjithe jetes tende! Bota eshte e pasur ndaj nuk ia vlen te mos provosh disa zgjidhje dhe mundesi te reja apo te njohura me pare.

Tendencat e makiazhit 2019– Çfare do te jete ne mode?

Ne boten e modes tendencat lancohen shume kohe me perpara. Stilistet e modes prezantojne koleksionet e tyre disa muaj para ardhjes se sezonit dhe zakonisht gjate veres ateliete dhe pasarelat jane gati me gjithçka per dimrin e ardhshem.

Pra, çfare tendence keni vene re per sezonin dimer dhe pranvere 2019?

  1. Minimalizmi eshte i vjeter!

Makiazhi delikat dhe pa ngjyra te dukshme eshte dicka e se shkuares. Viti 2019 padyshim qe nuk vjen me faqet e kuqe dhe maskare te aplikuar lehte mbi qerpike. Makiazhi dimer- pranvere duhet te jete i dukshem dhe qe terheq vemendjen.

  1. Ngjyra te forta? PO!

Te qenit e moderuar ka kaluar paksa ne hije, por kjo nuk do te thote qe gjithcka eshte e lejuar. Tendencat e vitit 2019 shfaqen me theksime te fuqishme te makiazhit. Ai thekson fuqishem buzet, vetullat, dhe vijezimet e syve. Linja e re e produktit MARK TATTOO funksionon ne perfeksion per zgjedhje te tilla.

  1. Ngjyra te theksuara

Ato shihen shpesh ne pasarela, por nuk ka arsye t’i evitosh ato edhe ne ditet festive apo ne festa te ndryshme! Stilistet dhe mjeshtrit e makiazhit na nxisin kete sezon te eksperimentojme me ngjyrat qe i perdorin shume rralle edhe ne jeten e perditshme. Ngjyra si blu e thelle, bojeqielli dhe roze – rekomandohen te perdoren per makiazhin e kesaj periudhe!

  1. Shkelqim, me teper shkelqim!

Makiazhi qe kemi pare ne pasarela me koleksionet e vitit 2019 ka mahnitur me perdorim te gjere te shkelqimit dhe xixave – perdorur ne nuancat e syve, te kuqin e buzeve ose thonj. Nje tjeter tendence vjen me pamjen xixelluese – makiazhi i theksuar ne faqe per nje pamje te fresket te lekures. Sigurisht, kjo nuk eshte nje zgjedhje per kedo, por mund te quhet nje tendence interesante per t’u ndjekur!

  1. Buzet jane ne qender te vemendjes!

Kete sezon ne nuk duhet te dalim pa vene pak buzekuq. Persa i perket ngjyres, ka shume zgjedhje. Ju mund te zgjidhni nje shkelqyes per buzet ose ngjyren e forte te kuqe dhe lejla – vetem mos harroni piken fillestare!

Mos harro: femrat nuk kane kurre aq te kuq buzesh sa duhet! Rekomandohet t’i ndryshojne ngjyrat e tyre ashtu siç ndryshojne fustanet: asgje nuk ndryshon humorin apo nxit nje buzeqeshje si buzet e lyera!