Shqipëri
    |         |         |    
Dashuria e parë si ta dallojmë atë - AVON Albania

Dashuria e parë: si ta dallojmë atë?!

Sigurisht nuk ka ndjenja të tjera përveç ndjenjës së kundërt të dashurisë-urrejtja e cila mund t’ju krijojë shumë emocione.

Kur jemi të dashuruar ne ndihemi ndryshe.

Dashuria është si gripi, të gjithë dëgjojnë të flasin rreth saj dhe kur ajo ndodh papritur, na tjetërson paralizon dhe mund të na privojë nga gjykimet e matura. Kjo është arsyeja pse mund të bëjmë çmenduri kur jemi të dashuruar.

Psikologët theksojnë se ky emocion shkakton doza çmendurie. A është vërtetë dashuri kjo që unë ndjej?

Si mund ta kuptosh?

  1. Ti mendon për të gjatë gjithë kohës. Edhe në këto momente.

Nuk ka rëndësi nëse jeni 17, 27, apo 42. Dashuria të përfshin njësoj pavarësisht moshës. Nëse për ty është hera e parë, ti do të surprizohesh nga intensiteti i mendimeve që të mbajnë mbërthyer.

Kështu që çfarëdo që ai të kërkon përgjigja jote është: PO!!!! Ne themi: kjo është Dashuri!

  1. Ke probleme të fokusohesh

Fatëkeqësisht për disa, dhe fatmirësisht për të tjerë, dashuria i shkakton trurit atë çfarë një granatë i shkakton veshëve. Kur ajo shpërthen, është e vështirë të fokusohesh, të jesh e vëmendshme. Ky është argumenti i dytë që na bëjnë të mendojmë: kjo është Dashuri!

  1. Humbet oreksin, ndjen fluturat në stomak, dhe ndjen se i gjithe trupi është kundër

Reagimet pikologjike të trupit, të cilat përfshijnë fluturat e famshme në stomak dhe rezultati I hormoneve që stimulohen dhe prodhohen nga truri gjatë kësaj faze.

Kjo gjendje mund të krahasohet me intoksikimin e organizmit nga droga që shoqërohet me  reagimet psikologjike dhe emocionale të cialt mund të na surprizojnë.

  1. Ti flet me shumë dëshirë për këtë ndjenjë ose e kundërta, e mban sekret

Të dyja versionet janë OK, por mbizotëron varianti që dëshiron tja tregosh gjithë botës, mos harro hashtag #firstlove!

Në përfundim nuk ka asgjë më të bukur se ndjenja e të qënit i dashuruar! dhe urojmë që ndjenja të zgjasë përgjithmonë dhe jo vetëm në muajin shkurt!