Shqipëri
    |         |         |    
Konturimi i fytyres per fillestaret - AVON Albania

Konturimi i fytyres per fillestaret!

Pavaresisht faktit qe konturimi eshte nje teme plotesisht e trajtuar, disa prej nesh ende nuk e dine se si ta perdorin kete teknike te vlefshme. Ne kemi frike se mos efektet jane te ekzagjeruara, duke besuar se konturimi eshte nje art i veshtire. Ka ardhur koha qe mite te tilla te shemben dhe te mesojme sesi te konturojme fytyren per t’u dukur me bukur!

Personazhet e famshem dhe personat qe merren me imazhin e tyre kane popullarizuar gjeresisht tekniken e konturimit, tashme e njohur prej disa vitesh. Gjithsesi, sic ndodh rendom ne boten e showbizi-it teknika te tilla shpeshhere ekzagjerohen dhe kalojne ne stade qesharake, gje qe e ben me pak te deshirueshme si teknike praktike makiazhi per shumicen prej nesh.

Gjithsesi, konturimi mund te perdoret suksesshem ne makiazhin tone te perditshem, duke i shtuar hijeshine fytyres sone ndersa i japim forme tipareve.

Çfare ben konturimi?

Ju mund te modeloni tiparet tuaja te fytyres duke perdorur konturimin per: hollimin e fytyres, theksimin e faqeve, zvogelimin ose zmadhimin e fytyres, kontrollin e lartesise se ballit, mjekres, hundes ose…zmadhimin optik te pjeses se gjoksit.

Kjo teknike universale mund te rregulloje menjehere çdo gje qe ne nuk na pelqen dhe ne makiazhin e perditshem mund te perdoret po aq shpesh sa maskara ose i kuqi i buzeve.

Mos po e ekzagjerojme? Jo! Konturimi si makiazh i perditshem konsiston ne disa furçime qe i japin fytyres sone tipare tri dimensionale, shprehese, dhe proporcionale ne harmoni te plote.

Produktet kozmetike per konturim

Ne versionin bazik gjithçka ju duhet per konturim jane bronzeri, theksuesi, nuanca e faqeve, dhe furça e duhur, mire do te ishte 2 cope. Nese deshiron te jesh e sigurt se ke gjithçka te duhet dhe produktet kozmetike kombinohen me njera tjetren, merr KUTINE e Konturimit . Ajo mban te gjitha paisjet e duhura, perfshire sperkatesin fiksues te makiazhit nga linja Magix, i padiskutueshem veçanerisht per eventet e medha. Fiksimi i makiazhit me kete produkt reziston shume me gjate.

Si te konturosh fytyren?

Mos harro se konturimi eshte nje element makiazhi, ndaj hapi i pare duhet te konsistoje ne pergatitjen e lekures per aplikimin e produkteve kozmetike si vendosja e kremit puder. Hapi i dyte eshte fshehja e parregullsive duke perdorur korrigjuesin.

Tashme mund te procedojme me konturimin. Ne menyre qe te hollojme vizualisht fytyren, vendosim nuancen me te erret ne pjeset qe deshirojme te fshehim ose zvogelojme dhe theksuesin ne pjeset qe deshirojme te theksojme. Ky eshte rregulli qe duhet testuar per te pare sesi ndryshon permasa e fytyres sone. Ne ju sugjerojme aplikimin e theksuesit poshte vetulles, per ‘’zgjerimin’’ dhe zmadhimin e syrit dhe ne te ashtuquajturen “harkun e kupidit’’, si edhe ne vijen e siperme te buzes me nje theksim te mire ne mesin e saj. Aplikimi i theksuesit ne kete zone do t’i jape buzeve pamje me te plote, ndersa kontureve me teper theksim.

Sigurisht, teknika e kontureve te fytyres varet nga forma e fytyres. Per te pare sesi vendoset makiazhi duke theksuar ato qe ju deshironi te nxirrni ne pah, dhe te fshihni ato qe nuk ju pelqejne, shihni meposhte, ose ndiqni guidat e konturimit te fytyres ne youtube.

Mos kini frike nga konturimi!

Rregulli i perdorimit te konturimit eshte i njejte me ate qe i aplikohet gjithçkaje tjeter: duhet ta provosh disa here derisa ta kuptosh realisht si duhet bere. Eksperienca dhe praktika jane mesuesit me te mire. Ia vlen ta provosh, kontrollosh dhe te mos dekurajohesh nga perpjekjet e para.

Konturimi duket i komplikuar, por ne fund te fundit eshte thjeshte nje teknike e thjeshte makiazhi qe nuk kerkon aftesi ekstra ose talent te veçante. Ndihma me e madhe ne fillimin e kesaj aventure konturimi do te jete Kutia Profesionale e Konturimit AVON.

Porovojeni, jemi te bindur qe do t’ju pelqeje!