Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

Tendencat e modës në sezonin pranverë-verë 2016

Pranvera ndjehet pothuajse në ajër. Ky është momenti i duhur për të mësuar rreth tendencave dhe stileve më të reja për sezonin. 

Çdo gjë është rreth ngjyrave

Instituti Pantone Color, i cili vendos standartet për ngjyrat dhe tendencat, deklaroi ne fund të vitit se cilat do të ishin ngjyrat më në mode për vitin 2016. Fituesit janë: Rose Quartz- rozë e qetë dhe Serenity – blu e miksuar me pak vjollcë. Këto janë ngjyrat që do të bëjnë ligjin këtë vit. Ato kombinojnë ngjyrat e ngrohta me ato pak më të ftohta, simbolizojnë lulëzimin në pranverë dhe qiellin e kaltër. Nëse të pëlqen të ndjekësh modën por dhe pa hequr dorë nga disa ikona  klasike të veshjeve atëherë ne sugjerojme: pardesy  në ngjyrë rozë e lehtë, jo më bezhën klasike. Vish streçe ngjyrë blu, sipas stilit marinar, me bluzë të lirë të bardhë. Shtoji veshjes këpucë ballerina dhe shall me otive floreale dhe je gati!

Miq me stil bohemian

Stili bohemian me lëkurë dhe kamosh po kthehet fuqishëm këtë sezon. Nëse ti nuk e ke një xhaketë lëkure në dollapin tënd atëherë ky është momenti i duhur për të pasur. Kjo veshje duket perfekte me këmisha të lehta, me fustane, me xhinse por edhe me T-shirt, pra shkon me të gjitha. Për një pamje edhe më tërheqëse përdor xhaketë kamosh. Për më tepër këto xhaketa janë ideale gjatë periudhës së tranzicionit mes stinëve. Stili bohemian rrotullohet rreth lidhësëve, dizenjo etnike dhe aksesorëve shumë të guximshme – sigurohu që e ke një të tillë në dollap.

Lule kudo lule

Lulet mund të vishen në shumë mënyra dhe kur e personalizon stilin ato do të bëjnë që të gjithë të kthejnë kokën kur kalon. Nëse të pëlqen të ekspozosh qafën mund te vendosësh një varëse me lule. Një shall elgant me motive floreale mund të vendoset në shumë mënyra por sipas sugjerimit të Dolce & Gabbana, mund të vendoset edhe në flokë dhe do ta bëj pamjen fantastike dhe më të re.

Lulet nuk janë tendencë vetëm në veshje por edhe….. në aroma. Provo një aromë të re në sezonin e ri! Zgjidh aroma që janë kompozime  të frutave të ëmbla sepse në këtë mënyrë aroma juaj do të ketë ngrohtësinë e duhur për stinën. Provo aromën e re Avon Silky Soft.

Cilat janë të rejat për makiazhin

Pranvera dhe vera është koha kur makiazhi mund të jetë paksa më i lehtë dhe më natyral. Kremërat BB janë pikërisht ato që të duhen për makiazh sa më të lehtë por që njëkohësisht siguron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit. Mos harro syzet për mbrojtjen e syve... Jepi stil pamjes!

 Stilistët e modës sugjerojnë “buzë ekspresive” këtë sezon. Kjo ishte e reflektuar edhe ne pasarelat e shumë shtëpive të modës psh. Koleksioni MiuMiu 2016 ishte i pari që prezantoi tendencën  e buzëve mat. Mos harro! Nëse do të vendosësh të kuq buzësh në ngjyra të theksuara, makiazhi në sy dhe në tërësi duhet të jetë natyral. Ne ju rekomandojmë të kuq buzësh hidratues mat si Perfectly Matte –Red Supreme, nuancë për sytë  Gold Gleam ose Forever Bronze dhe maskarë Big&Multiplied Lashes për pamje të freskët por  dhe të kuruar.

Që moda të jetë argëtim

Duhet gjithnjë ti kujtosh vetes që moda duhet të sjellë lumturi dhe nuk duhet kurrsesi të stresohesh sepse nuk i ke të gjitha ato që janë trended e momentit. Duhet të zgjedhësh ato tendenca që të shkojnë më tepër ty dhe stilit tënd. Mos e ndiq modën me verbëri. Mund të bësh ndryshime aty –këtu: një aksesor, aroma, këpucët dhe gjithnjë nxirr në pah bukurinë tënde natyrale.