Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Gati për pranverë

Ndjehesh e ftohur deri në palcë dhe e lodhur nga mungesa e diellit, ndaj mezi pret që të vij pranvera. Përpara se të vendosësh veshjet e dimrit në dollap për ti nxjerrë pas disa muajsh, përgatit trupin tënd për ditë më të ngrohta.

Rizgjo lëkurën

Në periudhën para-pranverore lëkura ka nevojë për përkujdesje special. Jo sepse ti e ke trajtuar keq lëkurën në dimër por sepse gjatë dimrit lëkura ekspozohet ndaj një numri faktorësh të dëmshëm: era e ftohtë, ekspozimi ndaj të ngrohtit të pajisjeve e bëjnë atë edhe më sensitive.  Nëse je nga ata persona që në dimër preferon të fusësh kokën poshtë batanijes dhe të shkosh në ato vende ku duhet me patjetër të shkosh atëherë me shumë mundësi lëkura jote ka mungesa të theksuara oksigjeni që sjell pamje të lodhur dhe mungesë tonifikimi. Ka ardhur koha për zgjim! Por si?

 

Pastroje – përdor skrab për trupin që do të largoj qelizat e vdekura të lëkurës, do të përmirësoj  ngjyrën e saj dhe do të ndihmoj që lëkura ti përthith më mirë ingredientët ushqyes të kremërave dhe maskave. Pastrimi me skrab do të forcoj lëkurën pasi përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ushqeje – në periudhën e rigjenerimit pas dimrit , mund të përdorësh më tepër maska. Zgjidh ato maska që energjizojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë duke i dhuruar butësi dhe shkëlqim.

Energjizoje – konsumo sa më tepër fruta dhe kokteile të shëndetshme që do të përmirësojnë pamjen e lëkurës. Lëkura mund të marr energji edhe nga përdorimi i xhelit për trupit që kanë formulë me bazë frutash si limon, pjeshkë, mango, çaj jeshil, verbena ose lule qershie.  Spërkatësi për trupin pas dushit do ti dhuroj trupit freski pranverore.

Provo ritualin me çaj të bardhë

 Relakso shputat e tua

Shumë shpesh ne harrojmë të kujdesemi për shputat tona  në dimër. Çizmet me gëzof  dhe çorapet e leshit na i mbajnë këmbët e ngrohta gjatë  stinës së ftohtë. Por hidhi një sy të mire gjëndjes së shputave. A kanë ato lëkurë të ashpër dhe kutikula të ashpra? Duhet të marrësh masa. • Banja – përgatit një banjë për këmbët dhe shputat me kripëra. Kripa do të zbut lëkurën e ashpër.• Skrabi – pas banje apliko skrab në këmbët e tua. Masazhoje  skrabin me këmbët e tua duke u fokusuar më së shumti në pjesët më të ashpra. Nëse e ketë vështirë të largosh kallot atëherë përdor  limë. • Hidratoje – në fund mbi shputat e tua apliko krem dhe masazhoji dhe në këtë mënyrë do të kesh lëkurë të butë të cilën mund ta ekspozosh në sandale me krenari. Mos harro, apliko krem në shputat e tua shpesh që të qëndrojnë të buta në vazhdimësi.

Këto produkte për kujdesin e shputave dhe këmbëve do të të ndihmojnë të arrish pamjen e dëshiruar.

Shpirt në atmosferë pranverore

Pranvera është stina ku jeta merr më shumë ngjyra: shkëlqyese, të freskëta ose ….pastel. Gjithnjë është mire të përdorësh ngjyra  pranverore në makiazhin tënd. Ngjyrat pastel nuk janë thjesht të bukura por ato i dhurojnë lëkurës pamje më rinore dhe më të relaksuar. • Nuanca për faqjet pastel ose perlat shkëlqyese  do ti dhurojnë lëkurës shkëlqimin që i ka munguar gjatë dimrit.

• Llakët për thonjtë pastel janë produkte të  kategorisë “duhet ta kem për pranverë” – pasi janë femëror dhe lozonjar. Luaj edhe me dizenjot –pika, vija, shirita, janë të lehta për tu bërë dhe duken gjithnjë të bukura.

• Shtoji edhe disa aksesorë pamjes tënde pranverore: shall me motive floreale, varëse me flutura, ju japin pamje moderne.