Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

10 Këshillat më të mira për kujdesin e lëkurës

O sa bukur ka ardhur dhe dimri, a nuk ëndërron dhe ti për dëborë,  sa magji ka brënda! Por dimri sjell më shumë se hundë dhe faqje të skuqura. Mund të sjell edhe dehitratim të lëkurës së fytyrës, duarve dhe këmbëve. Si tia bësh që të kesh një lëkurë që i bën ballë dhe është indiferente ndaj efekteve të dimrit, erës së ftohtë apo ndryshimit të menjëhershëm që ndodh kur dalim nga një ambjent me ajër të kondicionuar. Këtu mund të lexosh disa këshilla se si mund të kesh lëkurë të shëndetshme, të mirë ushyer  gjatë gjithë dimrit.

1. Hidratoje lëkurën nga thellësia duke konsumuar ujë. Në verë të gjithë e aplikojnë rregullin „Konsumo sa më tepër lëngje“ por me uljen e temperaturave ky rregull venitet dhe nuk është më prioritet por ndërkohë duhet të jetë gjithnjë. Mbaj pranë vetes gjithnjë një shishe me ujë. Çaj i ngrohtë është gjjithashtu zgjidhje kur bën realisht ftohtë. Mos e lër lëkurën të ketë etje.

 

2. Ndrysho nga pastrues të lëkurës xhel në ata më kremoz ose të lëngshëm. Për shkak se lëkura është më sensitive në stinën e dimrit pastruesit e lëkurës xhel, mund të thajnë më tej lëkurën dhe të largojnë shtresën e hidratuar të lëkurës që është kaq e vyer në dimër.

 

3. Lëkurë e thatë dhe pajetë është simbol i dimrit. Scrub për trupin edhe eksfoliant për fytyrën janë sugjerimet tona për të larguar qelizat e vdekura. Në fakt lëkura ka më tepër nevojë për keto përkujdesje në dimër se ne verë. Procesit të rregullt të pastrimit shtoji edhe këtë rutinë 2 ose 3 herë në javë. Jo vetëm që do të ndjesh lëkurën më të freskët por do të largosh edhe qelizat e vjetëra të vdekura. Tani je gati për hidratimin!

4. Për të mbrojtur lëkurën nga humbja e hidratimit duhet të zgjedhësh hidratues që kanë përbërje vajore, më tepër se ato me përbërje uji pasi vajrat do të krijojnë shtresë mbrojtëse në lëkurë dhe do ta ushqejnë më tepër dhe më gjatë atë. Vajra shumë të mirë janë vaji bajames, vaji avokados, vaji mineral  etj.

5. Provo serumin hidratues. Rrymat e ftohta të ajrit në dimër e bëjnë të domosdoshëm aplikimin e një shtrese hidratuese esktra të cilën mund ta sigurojmë nëpërmjet përdorimit të serumit. Kërko për serum që ka në përmbajtje acid hyaluronic për ti dhuruar fytyrës mbrojtjen e nevojshme. Aplikoje në  të gjithë fytyrën ose në zonat më të thata të lëkurës . Mos harron të aplikosh dhe kremin hidratant mbi serumin.

6. Vetëm sepse po dridhesh nga i ftohti nuk do të thotë që rrezet e diellit kanë ikur me leje. Dielli i dimrit shoqëruar me shkëlqim verbues, mund të dëmtojë lëkurën. Mbaj mend, 30 minuta para se të dalësh nga shtëpia apliko mbi lëkurë krem me faktor mbrojtës nga diellit me SPF 15 ose edhe më shumë mbi lëkurën e fytyrës dhe atë të duarve (nëse ato ekspozohen në diell). Nëse qëndron e ekspozuar për një kohë të gjatë jashtë aplikoje disa herë kremin.7. Mbaji duart e tua të thata, të ngrohta dhe të buta si mëndafsh. Duar të plasaritura dhe të ashpra janë tipike në dimër. Jo se thonjtë janë në gjëndje më të mirë, sepse edhe ato nuk hidratohen sa duhet – duke shkaktuar kutikula të ashpra. Lëkura e duarve është më e hollë se ajo e zonave të tjera dhe ka më pak gjëndra hidratimi. Kjo do të thotë që është shumë më e vështirë ti mbash duart e hidratuara mbi të gjitha në mot të ftohtë dhe të thatë. Problemet më tipike të sezonit janë skuqje, plasaritje madje edhe ekzema. Përdor dorashka kur del në ambjente të jashtme. Apliko vazhdimisht kremin e duarve gjithnjë pasi lan duart.  Këshillë:  nëse e vendos locionin për duart pranë sapunit nuk do të harrosh ta aplikosh dhe shumë shpejt do të krijosh rutinën!

 

8. Buzë të plasaritura, një makth! Balsami  për buzët duhet të jetë gjithnjë me vete dhe duhet aplikuar gjithnjë. Vajrat naturale mund të ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve në klimën e ashpër të dimrit. Mbi të gjitha: MOS i lëpini buzët! Nëse e bën këtë vetëm do të përkeqësosh gjëndjen e buzëve.

9. Ushqeje lëkurën duke shtuar disa pika vaj gjatë banjës. Lëkura jote do ta përthith atë dhe do të ushqehet nga vajrat. Bëj kujdes me banjot e gjata dhe të nxehta. Sigurisht që banja e ngrohtë është një mrekulli kundrejt të ftohtit të jashtëm por ndërkohë i nxehti i lart në banjë dëmton barrierat lipide të lëkurës duke shkaktuar humbje të hidratimit. Dushi i vakët dhe përdorimi i vajrave mund të ndihmojnë lëkurën të qetësohet.

 

10. Por në dimër edhe këmbët kanë nevojë për përforcime. Përdor eksfoliantë për të larguar lëkurën e vdekur dhe përdor krem për ti hidratuar më pas. Këshillë: që ti mbash këmbët të ngrohta dhe të buta apliko zbutës me bollëk dhe vish çorape të bollshme gjatë natës. Nuk ka ndjesi më të këndshme...