Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

Vajrat kanë fuqi!

Vajrat natyrale janë zbulimi më i aplikuar në kohët e fundit në kozmetikë. Kjo nuk përbën ndonjë suprizë pasi lista e avantazheve të tyre është shumë e gjatë. Vajrat mund të përdoren në shumë mënyra – mëso më shumë rreth tyre!

Vaji Arganit

Vaji nxirret nga pema e Arganit – me origjinë në Marok. Vaji i Arganit është i pasur në Vitamina E, një eliksir i vërtetë i rinisë – redukton rrudhat dhe parandalon shfaqjen e tyre, hidraton dhe ushqen     lëkurën, minimizon papërsosmëritë e lëkurës dhe e ndihmon atë në ripërtëritje në rast plagësh. Gjithashtu forcon flokun dhe thonjtë. Vaji i pastër  i arganit mund të përdoret edhe për masazh.

 

Vaji Arrës së Kokosit

Edhe vaji i kokosit është po aq efektiv sa ai i Arganit, por shumë më i lirë.  Ky produkt i mrekullueshëm kozmetik ka fituar bindshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në një pjesë të Europës. Vaji i Arrës së Kokosit ushqen dhe rigjeneron flokun, hidraton trupin dhe zbut lëkurën. Por ky vaj mund të kthehet në domosdoshmëri në kuzhinë. Nëse druhesh për aromën dhe shijen – mos ki frikë, është neutral.

 

Vaji Macademia

Ky vaj i mrekullueshëm vjen prej frutit të ëmbël, arrës macademia me origjinë nga Australia. Vaji Macadamia  tonifikon lëkurën në mënyrë të menjëhershme, dhe kjo e bën këtë vaj një armë të fuqishme kundër rrudhave celulitin dhe shenjave të tjera në lëkurë.Vaji Macadamia, i pasur në vitamina A, B dhe E dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, ushqen lëkurën dhe rigjeneron flokët dhe lëkurën e dëmtuar.

 

Vaji Bajames

Nuk ka shef kuzhine që të mos e vlerësoj vajin e bajames dhe të mos e shtoj atë në gatime, dhe kjo për shkak të aromës së mrekullueshme.  Si produkt kozmetike, vaji i bajames ushqen dhe hidraton lëkurën duke luftuar inflamacionet dhe tharjen e lëkurës. Vaji është shumë i pasur në vitamina, magnez, minerale dhe proteina që e zbusin lëkurën dhe parandalojnë plakjen e saj.  Por edhe për flokun është një mrekulli. Për shkak se në përmbajtje ka acide yndyrore  vaji bajames ushqen flokët dhe ndihmon në  forcimin  e tij.

 

Vaji i Farave të Rrushit

Ky antioksidant natyral nxirret prej procesit të shtypjes së farave të rrushit dhe është një proces që ndodh në momentin e prodhimit të verës. Vaji i Farave të Rrushit është i pasur me vitamina E dhe acid linoleic. Këto përbërës ushqejnë lëkurën dhe e tonifikojnë dhe e zbusin atë. Vaji I Farave të Rrushit ndihmon edhe në zhdukjen e shenjave të lëkurës të shkaktuara nga të plagët , parandalon inflamacionet dhe forcon flokun dhe i dhuron shkëlqim. Aroma që ka të kujton edhe shumë gatime që e përmbajnë që janë dhe shumë të shijshme.

 

Vaji i Marulas

Marula është frut ekzotik me origjinë nga Afrika e Jugut dhe Madagaskar. Kjo pemë shpesh quhet edhe “Pema Elefant” pasi elefantët i parapëlqejnë frutat e kësaj peme. Vaji i Marulas njihet për dhuntitë curative, hidratuese dhe anti-moshë. Vaji Marulas është i mrekullueshëm për flokët pasi ndihmon që krehja të qëndroj më gjatë dhe e bën atë lehtësisht të stilueshëm. Ka aromë të ëmbël dhe ngjyrë ari ndaj dhe në Afrikë e kanë bërë edhe ëmbëlsirë.

 

Vaji i Farave Camellia

Vaji i Farave Camellia nxirrret nga bima me emrin Camellia sinensis, bimë nga e cila nxirret dhe çaji. Kjo është edhe arsyeja përse quhet edhe Vaji i Lules së Çajit .Edhe pse shija e saj nuk lë mbresa aroma është e këndshme dhe e ëmbël, duke e bërë vajin ideal për aroma terapi.  I pasur në acide yndyrore dhe Vitamina E ky vaj I fal flokut pamje të mrekullueshme. Për lëkurën e fytyrës ky krem ndërkohë ka veti ushqyese, hidratuese dhe anti-moshë.

 

Vaji i Trëndafili të Egër 

Ky vaj përmban mbi 20 herë më shumë Vitamina C  se portokalli! Vaji i Trëndafilit të Egër përmban dhe Vitamina E dhe A. Vaji ushqen lëkurën dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave duke parandaluar plakjen e parakohshme. Vaji i Trëndafilit të Egër nxit rigjenerimin e lëkurës, minimizon shenjat e lëkurës, e tonifikon atë dhe përmirëson ngjyrën.

 

Vaji i Ullirit

Olive oil is mostly known as one of the healthiest edible oils. This precious oil, originating from the Mediterranean area comprises a set of beauty vitamins and antioxidants: A, B, C, E and F. It deeply moisturizes, nourishes and regenerates skin, making it pleasantly smooth and soft to touch.

 

Vaji Jojoba

Vaji Jojoba, me origjinë nga kontinenti i Amerikës së Veriut, nga Zonat Jug- Perëndimore, është hidratues i mrekullueshëm për lëkurën pasi ka në përbërje  ingredientë  të njëjtë me ata që organizmi ynë prodhon. Antioksidantët dhe antibakterialët e këtij vaji janë jo- komodogjenike dhe vaji përthithet lehtësisht nga lëkura duke e lënë atë të butë..