Shqipëri
    |         |         |    
BSP_summer_dress_makeover

Teknologjite kundra plakjes se lekures

A keni menduar ndonjehere se çfare e ben kremin tuaj te funksionoje siç duhet mbi lekure? Kjo ka te beje me teknologjite novatore, zhvilluar me perberes te perzgjedhur specifikisht per te nxitur efektin e deshiruar: ruajtja e nje lekure me pamje me te re pavaresisht moshes. Shihni me mire se cila eshte teknologjia qe funksionon me mire per ju.

RIGJENERO LEKUREN

Prodhimi i elastinit dhe aktivinit fillon te reduktohet me kalimin e moshes, gje qe shkakton humbjen e elasticitet te lekures dhe shfaqjen e rrudhave te para te lekures. Teknologjia Tri-Elastinex rinderton shtresen e pare te lekures ne nivel qelizor * dhe rigjeneron nivelet e saj me te thella ndersa gjithashtu rikonstrukton lidhjet midis shtresave te lekures.  Ajo rrit prodhimin e elastinit dhe aktivinit ndaj redukton ndjeshem rrudhat dhe rrit densitetin e lekures. ANEW Reversalist Complete Renewal  rekomandohet per mosha 35+ dhe permban kete teknologji me veprim te trefishte per te rigjeneruar, riperterire dhe rikontruktuar pjesen e pasur me proteina,  shtrese pas shtrese.

* bazuar ne testet in-vitro.

REDUKTO RRUDHAT DHE RIKTHE FORTESINE E LEKURES

Kur lekura fillon te plaket procesi i riciklimit qelizor fillon te reduktohet, dhe lekura humbet fortesine dhe elasticitetin e saj.  Per te drejtuar kete problem Kompleksi i Rigjenerimit Qelizor u pasurua me ekstraktet e bimes Tiliacora. Bima Tiliacora, me origjine nga Azia, eshte e njohur per perberesit e saj kurues, ajo aktivizon procesin e rigjenerimint per t’i dhene lekures mundesine te fitoje pamjen e saj te bukur dhe te re. Kompleksi perfshin gjithashtu minerale qe se bashku me bimen Tiliacora ndihmojne ne reduktimin e pamjes se rrudhave te thella dhe rikthimin e kontureve te fytyres, duke i dhene lekures nje pamje dhe ndjesi dukshem me te forte dhe elastike. Kremrat  ANEW Ultimate, per diten dhe naten, bazuar ne teknologjine  e Rigjenerimit Qelizor ndihmojne ne reduktimin e pamjes se 10 shenjave te moshes: vijat e lehta dhe rrudhat e thella, volumi, tendosja, terheqja e lekures, çngjyrosjet, riqetesia, struktura, qartesia, toni i lekures dhe hidratimi. Rekomanduar per mosha 45+.

REDUKTO SHENJAT E AVANCUARA TE PLAKJES SE LEKURES

Per regjimin e  perkujdesit luksoz te lekures bazuar ne Kompleksin e Rigjenerimit Qelizor, zgjidhni ANEW Ultimate Supreme.  Furia ekskluzive e Kompleksit te Rigjenerimit Qeizor te perqendruar , dhe esktrati e rralle i perlave te zeza Tahitiane forcojne lekuren, rikthejne pamjen e saj me elastike, theksojne konturet e fytyres dhe reduktojne pamjen e shenjave te thella dhe te avancuara te moshes mbi fytyre dhe qafe. Ekstrakti i Perles se Zeze hidraton lekuren dhe ndihmon ne parandalimin e varjes se lekures. Kremi ofron nje eksperience trajtuese duke ndihmuar ne rikthimin e pamjes rinore dhe te plote te lekures. Per nje ritual akoma me me shume kenaqesi, ndiq teknikat tona te veçanta te masazhimit te fytyres.

RIKONTURO LEKUREN

Me kalimin e viteve, vihet re nje reduktim i proteinave rigjeneruese Paxilin ne lekure – proteina kryesore qe ndihnon ne ruajtjen e plote dhe formen e qelizave rinore te lekures. Si rezultat lekura varet dhe fytyra humbet konturet e saj rinore. Tekonogjia  Paxillium eshte zhvilluar me teper per te ndihmuar ne luftimin e ketij procesi. Kjo teknologji nxit prodhimin e proteinave Paxilin per te rimarre pamjen rinore te kontureve, per te reduktuar rudhat dhe tendosur lekuren. Kjo teknologji perdoret per kremrat ANEW Platinum krijuar per femrat mbi moshen 55 vjeç. 

USHQE THELLESISHT LEKUREN

Çdo lloj lekure ka nevoje per dozen e duhur te ushqimit dhe hidratimit per te patur nje pamje te shendetshme, per te forcuar barrierat mbrojtese dhe per te ruajtur ndjesine e saj te rehatesi. Formula e pasur me Vaj me Kompleksin Ushqyes  -3X-Omega, qe permban acide yndyrore te pasura Omega 3, 6 dhe 9, ushqen thellesisht dhe hidraton lekuren duke forcuar barrierat e lekures per ta mbrojtur ate nga ererat e forta apo renia e temperaturave duke rikthyer ndjesine e rehatise, ndersa redukton pamjen dhe ndjesine e nje lekure te thare.  Ky kompleks mund te gjendet ne kremrat ANEW NUTRI-ADVANCE, qe ofrohen  ne formula te lehta dhe te pasura per lekura me nevoja te ndryshme, per çdo moshe.

TERHEQJA E ZONES SE SYVE

Lekura perreth zones se syve konsiderohet me e holle dhe delikate sesa pjesa tjeter e fytyres, ndaj ajo ka tendencen per t’u thare me lehtesisht dhe te shfaqe rrudhat e para te moshes. Teknologjia Derma-Refine me arginine, duke patur perberes kurues dhe kundra moshe, ndihmon ne stimulimin elasticitetit te lekures per t’i dhene asaj pamje me te forte ndersa redukton rrudhat dhe rrathet e erret poshte syve. Formula e dyfishte me teknologjine Derma-Refine nga  Sistemi I Dyfishte per Syte ANEW Clinical Infinite permireson pamjen e syve ne dy dimensione: pjesa e siperme e syve me xhelin poshte kockes se syve qe ndihmon ne nxitjen e prodhimit te elastinit per lekure dukshem me te forte, dhe kremi poshte syve  qe redukton pamjen e rrudhave dhe rratheve te erret poshte syve, duke rikthyr pamjen rinore te lekures.