Shqipëri
    |         |         |    
BSP_fact_myth

Fuqia e Farave – risi ne boten e kozmetikes

A keni menduar ndonjehere sa shume fuqi gjendet ne nje fare te vogel? Tashme mund ta zbuloni ate per lekuren tuaj ne linjen e re Nutra Effects. Njihuni me risite ne boten e kozmetikes.

Linja Nutra Effects eshte nje marke e re ne perkujdesin e lekures AVON bazuar ne Kompleksin Active seeds, nje kombinim i ekstrakteve te farave  me antioksidante esenciale dhe vitamina. Secila linje I referohet nevojave te ndryshme te lekures dhe transformon fuqine e ekstrakteve te farave ne nje pamje te bukur dhe te shendetshme per lekuren. Formulat pa paraben dhe ngjyrues artificial i japin linjes Nutra Effects mundesine per te qene zgjedhja e duhur per perdorim te perditshem duke qene gjithashtu e pershtatshme per lekuren e ndjeshme. Zbulo, cila linje do te ishte me e pershtatshme per ty:

LINJA HIDRATUESE

Linja hidratuese Nutra Effects bazohet ne kompleksin Active Seeds me farat chia. Farat chia jane perberes te fuqishem, nje burim I pasur me acide yndyrore omega-3, vitamina dhe antioksidante. Keto fara mund te perthithin 12 here me teper uje se pasha e tyre normale, ndaj ato e ndihmojne lekuren te ruaje hidratimin e saj per nje kohe te gjate. Kjo formule forcon lekuren tuaj ndaj faktoreve te jashtem si era, te ftohtet, ajri i thate, duke siguruar hidratim intensiv dhe ushqim 24 ore per lekuren ndersa I fal asaj nje pamje me te shendetshme. Pershtatet per cdo lloj lekure dhe per cdo moshe. Rekomandohet per lekure te prirur per t’u thare.

LINJA BALANCUESE

Roli i linjes Balancuese eshte te ndihmoje lekuren te ruaje balancimin duke normalizuar prodhimin e yndyres ndersa ruan nivelet e saj hidratuese, ushqen lekuren dhe i jep pamje mat pjeseve te priruara per te shkelqyer nga yndyra. Perberesit mat perthithin teprite e sebiumit dhe kompleksi Active Seeds me farat chia siguron hidratim maksimal per lekuren. Kjo linje i jep lekures butesi, lemim dhe pamje mat. Rekomandohet per lekure mikse dhe te yndyrshme, per cdo moshe. Aplikoni produktin mbi zonat T dhe zonat me pore te zmadhuara.

LINJA RREZATUESE 

Linja Rrezatuese bazuar ne kompleksin Active Seeds me farat e lules Zogu i Parajses eshte formuluar per te ndihmuar ne reduktimin e pigmentit te lekures dhe ndihmon ne rigjenerimin e shtreses se lekures, duke i dhene asaj me teper butesi dhe rrezatim ne siperfaqe. Farat e Zogut te Parajses e kane origjinen nga lulet me te bukura dhe ekzotike dhe jane te pershtatshme per korrigjimin e tonit te lekures, duke rikthyer rrezatimin dhe shkelqimin e saj te shendetshem. Per me teper, Hidratuesi me Nuance qe ofrohet ne kete linje, jo vetem qe redukton pamjen e parregullsive dhe rikthen shkelqimin natyral te lekures por gjithashtu I jep asaj nuance delikate duke u pershtatur me cdo ton lekure. Pershtatet me cdo lloj lekure dhe per cdo moshe. Rekomandohet per t’u perdorur mbi lekure te lodhur dhe me ton jo te njetrajtshem dhe ato me probleme njollash.

LINJA ANTI MOSHE 35+ 

Linja antimoshe I referohet nevojave te lekures 35+. Kompleksi Active Seeds me farat e sheges eshte krijuar per te ndihmuar ne forcimin e struktures mbeshtetese te lekures, kolagjenit dhe elastinit. Shega eshte e pasur me antioksindate, e cila ndihmon ne luftimin e radikaleve te lira duke i dhene lekures pamje me te re ndersa ruan struktures e saj dhe permireson elasticitetin dhe fortesine e saj.  Kjo formule ushqen dhe forcon lekuren, duke zbutur ndjeshem pamjen e vijave te lehta ( gjithashtu vijat e shprehjes se fytyres) dhe rrudhat e ceketa. E pershtatshme per te gjitha llojet e lekures. Rekomandohet per lekure me shenjat e para te plakjes.

LINJA ANT MOSHE E AVANCUAR 45+ 

Kjo linje eshte krijuar per lekura mbi moshen 45+ qe shfaqin shenja te avancuara te moshes. Kompleksi Active Seeds me farat e sheges stimulon prodhimin e kolagjenit ne lekure, ndihmon ne forcimin e shtresave te lekures, ushqen thellesisht dhe rigjeneron lekuren, duke reduktuar pamjen e rrudhave te thella dhe vijave te lehta. Shega eshte e pasur me perberes gjallerues dhe antioksidante qe ndihmojne ne ngadalesimin e procesit te plakjes se lekures. Pershtatet me cdo lloj lekure me shenja te avancuara te moshes si lekure me rrudha te thella, cngjyrosje, humbje te fortesise dhe tharje.

PASTRUESI

Pastruesi delikat pa sapun permban kompleksin active seed. Perberja e pastruesit eshte nje substance qe ndihmon ne largimin e lehte te sebiumit dhe kur bashkohet me ujin kthehet ne nje shkume delikate. Te pasur me ushqyes pastrusit largojne papasterite dhe makiazhin dhe ne te njeten kohe pastrojne thellesish lekuren pa e perthare ate. Pershtatet per te gjitha llojet e lekures dhe per cdo moshe.