Shqipëri
    |         |         |    
BSP_skin_treasures

Tendencat e natyres-stili ikonik pranveror

Me dimrin qe mbyllet, pranvera fillon te shfaqe lulezimet e para … ne veshje dhe aksesore! Shihni se cfare fshihet pas tendencave te natyres qe vazhdon te rikthehet me cdo sezon te ngrohte.

Eshte teper e veshtire te percaktohet se kur nisi saktesisht tendenca e natyres, me tipare te kafsheve dhe modele lulesh. Sigurisht, qe ne kohet e lashta motivet nga bota e kafsheve prezantohen ne menyre te natyrshme. Njerezit prodhonin veshjet e tyre nga lekurat dhe gezofet e kafsheve duke I perdorur ato kryesisht per arsye vetembrojtje. Ne Egjiptin e lashte dizajnet nga bota e kafsheve percaktonin statusin social te nje individi. Kjo tendence evoluoi pergjate viteve dhe shekujve duke u bere me popullore e ne shekullin e 20, u pa midis yjeve te kinomatografise, si aktorja e njohur Elisabeth Tailor, me rrobat e banjos me printime leopardi. Me revolucionin e medias, modelet kafsherore filluan te rriteshin gjithnje e me teper duke u kthyer keshtu ne nje trend te zakonshem.

Modelet e frymezuara nga lulet, mendohet se e kane origjininen nga Lindja e Larget. Materialet e frymezuara nga vendet orientale te mbeshtjella me lule iu shiten europianeve duke u vleresuar keshtu si materiale te nje niveli te larte, te cilat mund te visheshin vetem nga nje klase e caktuar e shoqerise. Ne shekullin e 20 modelet me lule paten risine  e tyre ne periudhen e femijeve lule- ato hippite. Ato u quajten me kete emer, sepse shperndanin lule ne simbol te protestave paqesore per dashuri dhe harmoni. Pasi moda Hippi u perhap shume shpejt ne mbare boten, lulet u kthyen ne nje model tipik qe mund te perdoreshin ne veshje dhe deri ne ditet e sotme ato rikthehen serish me ardhjen e  sezonit te ngrohte.

Ne ditet e sotme, tendenca e natyres, me dizajne kafshesh dhe lulesh  mund te vihen re ne cdo cep te botes jo vetem ne veshje dhe kepuce por edhe ne te linjta, syzedielli, portofole, bizhu dhe canta qe nuk dalin dalin kurre nga moda.

Duke iu ofruar kujtdo, motivet e natyres theksojne ne menyre te pamohueshme stilin femeror.

Frymezohu nga natyra qe zgjohet dalengadale perreth jush duke ndricuar pamjen tuaj te pergjithshme. Stili nga motivet e natyres ne pranvere dhe ne sezonin e veres do te jete gjithnje nje zgjedhje e nxehte.