Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

5 Këshillat që ju vijnë në ndihmë për Kujdesin e Flokëve

Synoni të keni  flokë të bukur, të fortë, me shkëlqim dhe të butë ? I shihni me zili modele të tilla dhe mendoni se këto karakteristika nuk do ti keni asnjëherë në flokët tuaj? Nuk është e vërtetë! Ajo që keni nevojë është kujdesi i duhur. Shikoni me kujdes gabimet që beni me qellim që të parandaloni rezultatet e pakëndëshme.

Gjendja e flokëve është e ndryshueshme – kjo varet nga cikli juaj menstrual, hormonet, shëndeti i përgjithshëm, aktivizimi me fitnes, si dhe kushtet atmosferike. Airi i kondicionuar, kushtet atmosferike në vjeshtë dhe dimër, ndryshimet e temperaturave, si dhe dielli i fortë gjatë verës, ndikojnë në flokët tuaj. Nese synoni riparim të shpejtë të flokëve me produkte të shumta, jeni duke bërë gabimin e parë.

Jo shumë produkte njëkohësisht!

Ndikoheni gjithmonë nga trendet e reja, dhe i nenshtroni flokët tuaj në eksperimente  për të arritur rezultatet e ndryshimeve që dëshironi nëpërmjet produkteve kozmetike.Fatkeqësisht, aplikimi i produkteve të shumellojshëm në sasi të mëdha – i bën flokët tuaj më rebel- dhe nuk  e përmirëson gjendjen e tyre . Floku i djegur bëhet shpjet me yndyrë dhe nuk mund të menaxhohet lehtë. Shumë produkte përkeqësojnë gjendjen e skalpit të kokës. Jini të kujdesshëm dhe përzgjidhni produkte të një linje, të cilat u vijnë në ndihmë problemeve tuaja në mënyrën më të mirë.

Kozmetika e duhur – vetëm ato që floku ka nevojë!

Rregulli më i rëndësishëm  është përzgjedhja e duhur e produkteve për mirëmbajtjen e flokëve tuaj! Qëndroni përballë pasqyrës dhe shikoni me kujdes flokët dhe sidomos skalpin e kokës.

  • Ju keni lëkurë të thatë dhe flokë me maja dyfishe? Nëse po, floku ka nevojë për hidratim.
  • Nëse keni lyer intensivisht flokët, përzgjidhni maskën e flokëve me teknologjinë e avancuar që do të rindërtojë flokun por njëkohësisht do të mbrojë ngjyrën. Produktet e duhura janë zgjidhja e problemeve tuaja specifike!
  • Nëse aplikoni shpesh pajisje për kthimin  e flokëve në kacurela, zgjidhni produkte me vaj argani –si mënyra më efikase për to.
  • Nëse keni aplikuar dekolorant , zgjidhja është maska me keratinë dhe vaj avogado. Keni nevojë të riparoni strukturën e flokëve.

Kujdes!

Koha dhe durimi janë të duhurat për kujdesin  e flokëve! Efektet e dëshiruara nuk mund ti arrini vetëm në pak  ditë. Nëse deri tani nuk jeni traguar të kujdeshsëm gjatë procesit të larjes nga skalpi i kokës dhe flokut në tërësi është koha të tregoni më shumë vëmëndje.Ndoshta më mirë se të lani flokët tuaja duke nxituar në mengjes, bëjeni këtë në mbrëmje dhe lërini të thahen në mënyrë natyrale, pasi ajo është më e shëndetshme për flokët tuaj.

Aksesorët e duhur!

Ju I krihni flokët tuaj më furçë teli? Është koha të mbani aksesorëtt e duhur – ato kanë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së tyre. Mbi të gjitha një furçë e mirë duhet të ketë fije natyrale për të mos i këputur apo tërhequr ato.  Gjithashtu, ju nevojitet një krehër i mirë për krehje në flokë të thatë, krehër për krehje në flokë të lagur!

Dietë e mirë = flokë të fortë!

Ka shumë rëndësi ajo që ju konsumoni. Nëse dieta juaj nuk është e kënaqshme pasi  jeni të varur nga ushqimet e shpejta, kafe, alkoli dhe ciagret – e gjitha reflektohet tek flokët tuaja. Duhet të përmirësoni gjendjen e tyre nga brenda. Një dietë e pasur me vitamina dhe minerale ka efekt më të mirë se produktet kozmetike! Flokët kanë nevoje për proteina, hekur, zink, vitamina A, E, B dhe D acide lyrore Omega -3.

Paci Fat!