Shqipëri
    |         |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Si te kujdesesh per lekuren tende: aksesore per raste speciale

Eshte nje fakt i njohur qe vetem perdorimi i produkteve kozmetike nuk eshte i mjaftueshem kur behet fjale per perkujdesin e lekures. Stili i jeteses, dieta, dhe menyra se si kujdesemi per lekuren – te gjithe keto faktore kane shume rendesi. Edhe metoda e aplikimit te produktit, si edhe çfare bejme perpara trajtimit, ka nje rendesi te veçante. Disa aksesore ne perkujdesin e lekures jane te njohur prej vitesh; sot ne kemi zhvilluar versionin e tyre me modern, ndaj kjo i jep akoma me teper vemendje!

 

Masazhimi, pastrimi apo ferkimi i lekures me coha delikate ose te buta si peshiri i ngrohte ka qene nje metode e njohur me heret se shekulli i kaluar. Femrat Koreane dhe Japoneze, te njohura per lekuren e tyre ngjyre qumeshti  dhe rinine e perjetshme, shpenzojne shume kohe ne rituale te tilla, konsideruar edhe si teper te kujdeshme ne menyren sesi i perdorin produktet kozmetike.

 

Si duhet te tregojme me teper kujdes?

 

Sfungjeret dhe furçat e makiazhit

 

Femrat Koreane dhe ekspertet e kozmetikes pohojne se: pastrimi i duhur i lekures eshte thelbesor. Pa kryer ate, eshte e kote te flasesh per perkujdesin e duhur te lekures. Rituali i heqjes dhe pastrimit te makiazhit te mbetur ne fytyre apo papastertiteve te tjera duhet te behet i sakte por mbi te gjitha  – rregullisht.

 

Cila eshte menyra me e mire qe ky proces te jete me efikas? Perdor aksesoret e duhur si furçat e fytyres ose sfungjeret e posaçem nga materiale natyrale qe ndihmojne ne arritjen e nje balance natyrale te lekures.

 

Keshilla jone: Nese keni nje lekure te yndyrshme ose mikse, perdorni sfungjerin me qymyr konjac. Ai eshte krijuar nga bimet mijeravjeçare Aziatike qe permbajne shume perberes ushqyes, vitamine dhe mikroelemente. Ai pastron me efikasitet lekuren duke pastruar qelizat e vdekura te lekures, pa shkaktuar irritime. Sfungjeri Konjac masazhon me delikatese, duke permiresuar mikroqarkullimin e lekures.  Ky produkt eshte i pasur me qymyr, gje qe ndihmon ne efektin mat te lekures me shkelqim duke e eksfoliuar ate. Ai eshte gjithashtu nje aksesor  antibakterial & antimykotik i fuqishem. Sfungjeri nxit efikasitetin e produkteve pastruese te lekures.

 

Masazhuesit

 

Ato sigurojne stimulimin e duhur te lekures dhe ne te njejten kohe dhurojne nje ndjesi relaksi. Ne nuk kemi gjithmone kohe per te marre nje trajtim te kendshem tek estetistja dhe jo te gjitha pelqejme masazhet me majat e gishtave.

 

Masazhuesit, ne varesi edhe te llojit te tyre, mund te sigurojne trysni me te madhe ose me te vogel mbi lekure, dhe kjo gje nuk kerkon aftesi specifike. 

 

A funksionon?

 

Po! Studiuesit konfirmojne se masazhuesi rrit mikroqarkullimin ne lekure dhe ndihmon ne ruajtjen e elasticitetit te lekures. Lekura e ndihmuar rregullisht ne kete menyre, rikthen kujdesin me nje pamje te bukur dhe rinore qe zgjat me teper se ne rastet e zakonshme.

 

Dhe me pas…

 

Lekura e pastruar sic duhet dhe e nxitur me mikroqarkullim eshte gati per trajtime te tjera bukurie. Pergatitje te tilla, sigurojne perthithje me te mire te perberesve aktive, qe i lejon atyre te depertojne ne shtresat e ndryshme te epidermes dhe rigjenerimin efikas te lekures.

 

Vlen per tu kujtuar se edhe kremrat me te mire, serumet speciale ose maskat hidratuese nuk do te çlironin kujdesin e tyre potencial nese do te aplikoheshin mbi lekure te papergatitur, ose te pa pastruar sic duhet apo thjesht te ngarkuar me papasterti.

 

Duhet patjeter te harxhohen disa minuta ne dite per ritualin e pastrimit dhe masazhimin delikat te lekures, sepse lekura e shperblen kete me nje pamje me rrezatuese.

 

Gjithçka eshte gati, ndaj loja vlen te luhet me rregullat e duhura!