Shqipëri
    |         |         |    
BSP_megaeffectsmakeup

Sekretet e një makiazhi me efekt “Sy mace”

Nuk je shumë e  zonja në krijimin e  makiazhit me efektin e “Syve mace”?Ne mund të tregojmë se si të realizosh këtë efekt në perfeksion.Ti mjafton të zgjedhësh modelin e preferuar...

Vijëzim gjeometrik

• Përdor vijëzuesin Mega Effects dhe me pjesën më të hollë të tij vijëzo pjesën e sipërme të qepallës së syrit.

• Vazhdo lehtësisht përtej syrit duke drejtuar vijëzimin drejt vetullës

• Vijëzo pjesën e sipërme të qepallës.Ndiq formën natyrale të syrit dhe ndalo në mesin qepallës së sipërme. Krijo vijëzim më të gjerë duke përdorur pjesën e gjerë të vijëzuesit  Mega Effects.

 

Vijëzim i plotë

• Përdor vijëzuesin Mega Effects dhe me anën e gjërë të tij ‘’shkit’’ në cepin e qepallës së syrit.

• Ndërsa bën këtë veprim kthe me delikatesë vijëzuesin, në mënyrë që vijëzimi të bëhet më i trashë. Kur të jeni në cepin e syrit, ktheni vijëzuesin sërish nga ana e hollë.

• Krijo formën e duhur dhe me anën e pjerrët të vijëzuesit, mbyll vijëzimin në të gjithë pjesën e poshtme të qepallës së syrit.

 

Vijëzim i hollë, elegant

• Përdor vijëzuesin Mega Effects dhe me anën e gjerë të tij ‘’shkit’’ në cepin e qepallës së syrit.

• Ndërsa kryen këtë veprim kthej me delikatesë vijëzuesin në pjesën më të gjerë për një vijëzim më të trashë. Ndërsa arrin në cepin e syrit, kthej vijëzuesin sërish në anën e ngjushtë.

• Vijëzo pjesën e ‘’bishtit’’ të syrit ndërsa vazhdo duke kthyer sërish anën e ngushtë të vijëzuesit, me vijëzim vetëm disa milimetra në pjesën e poshtme të syrit. Mos vijëzo të gjithë pjesën e poshtme të qepallës për një pamje më elegante.

 

Volum

• Jepi volum qerpikëve me Maskarën voluminoze Mega Effect. Hap kapakun e maskarës duke shtypur anash me delikatesë pjesën e zezë të kapakut për të nxjerrë furçën.

• Furça panoramike do t’u japë të gjithë qerpikëve volum të njëjtë, duke u aplikuar në drejtim nga lart.