Shqipëri
    |         |         |    
BSP_Article3_C10_2018

Romancë në pushime: po apo jo? Si të flirtoni pa u penduar!

Gjatë pushimeve, shumë prej nesh mendojnë se do gjejnë dikë për të flirtuar, aventurë pa obligime, ose përkundrazi dashurinë e jetës. A është romanca gjatë pushimeve një ide e mirë?

Pushimet janë ajo periudhë e vitit kur nuk keni pse të mendoni seriozisht; ne njihemi me persona të rinj dhe mund t’ja lejojmë vetes të jemi më të lirshëm. Flirtimi mund të ndikojë në përmirësimin e vetvetes si edhe mund ti bëjë pushimet tona të paharrueshme. Si duhet të flirtoni dhe joshni gjatë pushimeve? Si e konsideroni romancën gjatë pushimeve: aventurë me të panjohurit apo marëdhënie afatgjatë?

Të flirtosh është e shëndetshme!

Flirti na bën mirë. Kjo ndjesi na përmirëson dhe na çliron nga stresi… komplekset.. apo edhe puna e lodhshme. Të shikosh shkëlqimin në sytë e dikujt tjetër, të dëgjosh një kompliment, të kërcesh me pasion, apo një bisedë gjatë darkës—janë momentet e duhura për tu ndjerë atraktiv!

Ne flirtojmë më tepër gjatë pushimeve, pavarësisht se studimet tregojnë se pjesa më e madhe e romancave që krijohen gjatë pushimeve nuk vazhdojnë gjatë.

Përsa kohë ne jemi të arsyeshëm dhe të marrim masa paraprake, nuk ka asgjë të keqe që me të njohurit gjatë pushimeve të kemi një prekje erotike.

Si të joshim gjatë pushimeve?

Ajo që tërheq partnerin nuk është silueta perfekte apo makiazhi ideal, por buzëqeshja, bukuria e brendshme si dhe sharmi juaj.

Ia vlen të shtojmë tek të gjitha këto një aromë të freskët si dhe një të kuq “fiery red”.

Mbani mend, femrat më të bukura nuk janë perfektet, por ato që dinë të nxjerrin në pah avantazhet e tyre.

Këshilla jonë:

Nëse kërkoni aromë verore, e cila nxit sensualitetin dhe krijon gjende tek ju aroma Today Tomorrow Always në versionin jeshil veror është unike. Ajo është aromë e lehtë dhe shumë sensuale!

 

Holiday romace

 

Flirtoni për një marëdhënie që zgjat? PO!

Keni kohë që shoqëroheni bashkë dhe mendoni se koha e flirtimit përfundoi.

Marëdhënia juaj është më solide tani dhe dhe kalimi i pushimeve sëbashku nuk është edhe aq eksituese sa më parë…….

Eshtë koha për ti rindezur ato ndjesi.

Terapistët e seksit dhe psikologët mendojnë se: çiftet që janë në një marrëdhënie, pavarësiht nga kohëzgjatja e saj, ende vazhdojnë të surprizojnë njëri tjetrin, dalin në takime romatike, dhe nuk mposhten nga indiferenca, kështu kanë më shumë mundësi të mbajnë ndezur flakën e dashurisë gjatë martesës. Sigurisht, me kalimin e kohës marrëdhënia ndryshon duke e bërë më të vështirë të surprizosh partnerin. Por nëse impenjohesh, mund ta ndezësh sërisht pasionin që keni patur në fillim të marrëdhënies.

E mban mend takimin e parë? Me sa kujdes ke përzgjedhur aksesorët, je spërkatur me aromë apo ke aplikuar të kuqin e buzëve?

Në marrëdhënie solide shpesh ne heqim dorë nga këto veprime dhe është e gabuar.

Surprizo partnerin me aromë sensuale, varëse vezulluese gjatë mbrëmieve. Tregoni vetes sa bukur është të joshës dhe flirtosh.

Nuk i dihet? Mbase do të kthesh nga pushimet më e dashuruar se më parë?