Shqipëri
    |         |         |    
Si të përgatitemi për Natën e Ndërrimit të Viteve - AVON Albania

Si të përgatitemi për Natën e Ndërrimit të Viteve? Këto aksesorë do t’ju bëjnë vertetë të shkëlqeni!

Koha e prag festave është momenti ku ju vërtetë duhet të shkëlqeni. Gjatë këtyre ditëve ju duhet të shkëlqeni më shumë se çdo ditë të vitit! Ne veshje, në pamje dhe në makiazh! Në gjithçka tuajën!

Pamja juaj fantastike mund t’ju shoqërojë gjatë gjithë vitit: ju mund të kaloni një kohë fantastike me pamje 1 milion dollarëshe.

Ne kemi përgatitur për ju disa truke të provuara pa shumë shpenzime! Njihu me këshillat tona!

 

  1. “Fustani i zi i vogël” nuk mjafton!

Të paktën jo këtë herë! Për Festën e Vitit të Ri, ne ju inkurajojmë fuqishëm të dilni jashtë kornizave.

“Fustani i vogël i zi” me temina mbetet klasik, por  ka një version pak të çmendur në të. Falë sistemit të iluzionit optik, fustani vjen pas trupit tuaj duke eleminuar të gjitha parregullsitë Ky është një opsion që rekomandojmë për raste festive!

Ky fustan bën shumë përshtypje. A jeni ende skeptik? Shiko videon!

Si te pergatitemi per Naten e Nderrimit te Viteve
  1. Bizhu që theksojnë… jo vetëm ju!

Kjo është koha që ju të shkëlqeni! Bizhutë që ju duhet të vendosni në Festën e Ndërrimit të viteve janë të ndryshme nga ato që ne vendosim gjatë Krishtlindjeve apo Darkave të Biznesit.

Nese preferoni nuancën e argjendtë keni një gamë të gjërë kombinimesh dhe zgjedhjesh, që shkojnë me byzylykun, orën, varësen apo vathët.

Gjithashtu, sesioni i bizhuve nuancë të arta ofron shumë mundësi zgjedhje. Mbani mend se bizhuja nuk duhet të jetë modeste, rekomandohet të një përzgjedhje me stil dhe në tendencë.

 Miksimi i nuancave e të artës me të argjendës nuk është i përshtatshëm. Eshtë mirë të vendosësh njërën prej tyre.

Si te pergatitemi per Naten e Nderrimit te Viteve 2
  1. Makiazhi si hapi i fundit

E keni gjetur fustanin dhe aksesorët? Koha për tu fokusuar tek makiazhi i përshtatshëm! Për ti shtuar stilit shkëlqimin e duhur, makiazhi duhet të jetë i theksuar edhe elegant, dhe në një linjë me stilin tuaj.

Fokusohu tek elementi më i dukshëm: thekso ose sytë ose buzët, pjesa tjetëer duhet të jetë një sfond shkëlqyes. Dëshironi më shumë frymëzime? Mund ta gjeni në artikullin tonë të makiazhit të festave!

Le të jetë kjo Festë e Ndërrimit të Viteve e shijshme dhe e paharrueshme!