Shqipëri
    |         |         |    
Si të frenojmë rënien e flokëve - AVON Albania

Si të frenojmë rënien e flokëve? Këshillat tona për femra dhe meshkuj!

Rrënia e flokëve është e pakëndëshme, është një proces që ndodh tek femrat dhe meshkujt. Si ta parandalojmë procesin e rënies së flokëve?

Rrënia e flokëve eshte një fenomen natyral – procesi natyral i rritjes së flokëve parashikon edhe rënien e tij si dhe daljen e flokëve të rinj. Ne duhet të fillojmë të shqetësohemi kur flokët nisin të bien në sasi të mëdha. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?!

  1. Keshillohu me doktorin!

Nëse keni rënie të papritur dhe të menjëhershme të flokëve, pa ndonje shkak të dukshëm, do t’ju duhet të këshilloheni me një doktor për të gjetur një zgjidhje. Ka disa arsye organizmi juaj ka mungesa përbërësish ushqimor, rënie në peshë apo ndryshime hormonale? Gjendja e flokëve është një tregues edhe për gjendjen shëndetësore! Kështu që nuk duhet anashkaluar!

Para se të shqetësoheni dhe të lini një vizitë tek doktori, mbani mend se rënia e flokëve lidhet edhe me periudha tranzitore, ndryshimet stinore, periudha pas një shtatëzanie ushqyerja me qumësht gjiri, si dhe ndonjë situatë stresi e kaluar.

  1. Kushtoji vëmendje rutinës së përkujdesjes!

Kjo përfshinë këshilla dhe rutinën e duhur. Disa persona nuk e dine se sa kujdes duhet ti kushtojmë edhe krehjes së flokëve. Krehja e flokeve në të lagur, sidomos dehidratimi i tyre  mund të përcaktojë edhe faktorët për rënien e tyre .

Ne keshillojmë ti kushtoni rëndësi specifike çdo elementi. Sa shpesh duhet ndërruar furça e flokëve? Përdorimi i 1 furçë për vite me rradhë nuk është e këshillueshme. Mbani mend: nëse përdorni një furçë të vjetër për krehjen e flokëve atëherë do të nxisni rënien e tyre.

  1. Hiqni dorë nga trajtimet invazive

Kur nis rënia e flokëve, duhet të hiqni dorë nga çelja apo lyerja. Pra duhen parandaluar shkaqet që e përkeqësojnë gjendjen e tyre: hiqni dorë nga piastra, dhe bëni këto trajtime vetëm për raste të rëndësishme. Ju duhet të prisni rregullisht majat me 2-3 cm në muaj.

  1. Përdor produktet e duhura

Kur nis rënia e flokëve duhet të merni disa suplemente shtesë. Për këtë arsye rekomandojmë  perdorimin e disa përbërësve shtesë përveç shampos dhe zbutësit . Provo Advance Technique për flokë që bien. Ne rekomandojmë trajtuesit kundra rënies së flokëve me   biotin, kollagjen, dhe acid hialuronik. 94% e përdoruesve konfirmojnë rezultate në luftën dhe parandalimin e rënies së flokëve!

2
  1. Fokusohu tek ushqimi

Ushqimi është shumë i rëndësishëm, organizmi ynë nëpërmjet ushqimeve duhet të forcojë flokun, dhe normalisht ndryshimi do të ndihet. Çilat ushqime nxisin rigjenerimin e flokëve? Perimet jeshile, veza, pasi permban proteina si dhe arrat, fasulja kafe që përmban shumë magnez dhe biotin.

  1. Evito Diellin!

Rrezet e diellit mund të ndikojnë per keq dhe dëmtojnë flokët tuaj. Dhe nëse kombinohet me ujë deti apo aktivitet në pishinë flokët tuaja nuk do të jenë në gjendjen e duhur pas pushimeve. Per këtë qëllim aplikoni mbajtjen e kapeleve si dhe produkte efektive si: spërkatës kundra diellit për parandalimin e dëmtimit.

  1. Për çdo problem ka një zgjidhje!

Më e thjeshtë është të parandalosh sesa të kurosh. Nëse ju shqetëson rënia e flokëve, atëherë duhet të veproni !