Shqipëri
    |         |         |    
Luks qe mund ta perballosh - AVON Albania

Luks qe mund ta perballosh! 3 gjera qe mund t’ia lejosh vetes pavaresisht ‘’portofolit’’!

A mendoni se vetem njerezit e pasur mund te perballojne luksin, dhe ti jo?  Ne do t’ju vertetojme te kunderten duke ju treguar luksin qe mund te preket nga te gjithe ne!

Luksi nuk konsiston vetem ne bizhu diamantesh dhe fundjava ne vende luksoze. Luks quhet gjithçka qe na ben te ndihemi te veçante dhe qe mund te cilesohet si nje nga trajtimet me te  kujdesshme deri ne detaj, dhe kjo nuk do te thote qe domosdoshmerisht duhet te kushtoje nje mal me para. Me poshte do te gjeni 3 gjerat qe ia vlen te investoni sot, neser apo javen e ardhshme pavaresisht gjendjes suaj financiare.

  1. Koha

Ajo nuk ka vlere dhe shpesh nuk blihet me para, por gjithsesi edhe parate ofrohen shpesh per te. Ndonjehere ne i kushtojme kohen tone problemeve te pavlera dhe pergjegjesive te ndryshme. Vendosim veten ne vend te fundit duke mos i kushtuar rendesi as kohes qe shpenzojme per te. Por, padyshim ne jemi gjerat me me vlere te kesaj jete.Nese nuk kujdesemi per veten atehere nuk mund te kujdesemi as per te tjeret. Pra, nese kohen qe shpenzoni per veten e quani nje luks, duhet ta gjeni patjeter dhe ta perdorni ate!

VLuks qe mund ta perballosh

Si te gjesh kohen kur ke shume pak kohe per t’u marre me veten?

  • Zgjidh prioritetet e duhura
  • Meso te thuash “jo”
  • Mendo per veten si dike qe duhet te kujdesesh deomos
  • Jepi vetes te pakten nje treçerek ore kohe, nese nuk ke mundesi per me teper.

Mos harro: praktika eshte mema e perfeksionit, ndaj pas nje periudhe kohe do te mesohesh me te!

  1. SPA-ja ne kushtet e shtepise

Dhe serish: nuk eshte e nevojshme te shkosh ne nje resort, hotel luksi apo te jetosh ne luks edhe pse edhe keto opsione nuk jane te mohueshme. Ti mund te organizosh nje mbremje luksoze ne vaske vetem ose me partnerin. SPA-ja ne kushtet e shtepise eshte nje opsion i mrekullueshem per nje mbremje me te dashurin pa kerkuar arsye!

Ke nevoje per ide?

Konsideroni disa nga keshillat tona:

  • Fillo me nje banjo – kriprat aromatike do te bejne magjine, ose perdor shampon e lengshme per shume flluska: ne fund te fundit eshte endrra e çdo princeshe
  • Ndiz disa qirinj ne banjo. Mbyll driten dhe krijo pak ambjent sepse drita e qiriut pike se pari eshte sensuale, dhe se dyti – vertete relaksuese.
  • Vari peshqiret tek ngrohesja: Nuk ka asgje me te kendshme sesa te mbeshtillesh me peshqirin e ngrohte pas nje banje te gjate.
  • Pergatit disa trajtime bukurie dhe planifiko çdo detaj, qe te evitosh kaosin dhe rremujen
  • Mbremjet SPA duhet te konsistojne ne aktivitete argetuese: nje maske fytyre, zbutes aromatik, dhe maske ushqyese per floket. Lere heqjen e qimeve ose pastrimin e thonjve per nje dite tjeter.
Luks qe mund ta perballosh 2
  1. Aromat

Nuk duhen lene pa permendur edhe parfumet. Aromat kane nje fuqi mbreslenese jo vetem ne pamjen tone por edhe ne menyren sesi ndihemi. Nje sperkatje e lehte parfumi mbi kyce mund te na sjelle idene e luksit edhe nese nuk mbajme nje çante moderne apo nese planet e darkes nuk jane per ne teatro por per nje mbremje jashte me shoqen ose te dashurin.

Cilat aroma te japin nje ndjesi luksi? Kjo eshte nje çeshtje individuale dhe zakonisht ajo qe ne lidhim me luksin jane aromat e Lindjes se Mesme si vaji i trendafilit, musku, dhe patchouli.

A deshiron te ndjesh luksin ne diçka krejtesisht te re? Provo parfumin Rare Flowers Night Orchid qe shton luksin e ndjesive te tua me notat e orkidese se zeze dhe gardenias se arte me athtesine e portokallit. Ky kombinim eshte sensual, i ngrohte dhe jo shume i rende. Provoje dhe do te ndjesh veten ne nje tjeter dimension!