Shqipëri
    |         |         |    
3 arsye pse duhet ta ndryshojmë parfumin në verë - AVON Albania

3 arsye pse duhet ta ndryshojmë parfumin në verë! Mëso pse ia vlen ky ndryshim!

Vera po vjen dhe bashkë me të edhe mbrëmjet e ngrohta, të cilat na bëjnë të nxjerrim në pah feminilitetin. Kjo është periudha ku ne ndryshojmë paraqitjen dhe investojmë në aksesorë dhe veshje. Pse mos të ndryshojmë edhe parfumin?

Të gjithë adhuruesit e pafumeve e dinë mirë se aroma duhet të përshatet me tipin dhe lëkurën. Dhe është mëse e vërtetë që aroma na përcjell vetëbesim, vitalitet dhe bën të ndhemi mirë! Aromat me bazë notat e qitros janë të adhuruara nga shumë femra dhe na sjellin rezultat të tilla.

Pse duhet të përshtasim aromën me sezonin?

Njihu me arsyet!

  1. Nuk ka aroma universale

Jo çdo aromë kështillohet të mbahet gjatë gjithë vitit, ajo duhet të jetë ndryshe nisur nga rasti, stina, apo gjendja. Ju mbani veshur të njëjtin fustan gjatë gjithë vitit? Apo të njëtjtën pallto?

Aroma është një element i rëndësishëm pasi përcakton stilin individual, dhe ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e saj. Aromat universale janë gjithmonë të mërzitshme pasi nuk transmetojnë karakter.

Sigurisht që duhet të keni një aromë të preferuar, por duhet që të provoni here pas here edhe aroma të reja si dhe tentoni ta ndryshoni atë.

  1. Aromat verore ndryshojnë nga aromat dimërore

Në dimër ne zgjedhim rroba të ngrohta, në verë ne vishemi lehë. I njëjti rregull vlen edhe për aromat. Notat e ngrohta dhe të rënda shërbejnë për t’ju energjizuar dhe ngrohur.

Ndërkohë që në verë kemi nevoja të tjera, të ndjemë doza freskie dhe të lehta.

  1. Ndryshimi është i mirë

Ne mësohemi shumë shpejt me nuhatjen e aromave të caktuara. Kjo sepse ne nuk e ndjejmë aromë që kemi hedhur, edhe kur ajo është e pastër dhe intensive tek persona të tjerë. Kjo nuk është e vetmja arsye e vlefshme për të ndryshuar aromën.

  2

Ne këtë sezon jemi të përqëndruar në dieta, pra arritjen e peshës së dëshiruar, veshje e përshtatshme apo makiazhi i duhur. Gjithashtu mbajtja e aromave të reja na ndihmon në përmirësimin e gjendjes tonë shpirtërore.

Mos u friksoni nga ndryshimet! Duke qënë se bota e aromave është e pafundme, pse duhet të privoni veten nga mbajtja e tyre.

Cilën aromë verore duhet të zgjidhni?

Sigurisht që duhet të ndiqni preferencat, por jini të hapur edhe ndaj aromave të reja. Zakonisht, parfumierët rekomandojnë kombinime të lehta dhe të freskëta për në verë.

Cilat janë notat e freskëta? Qitro, lule, fruta, puhizë freskie, apo nota që ju rikthejnë kujtimet e pushimeve.

Për femra në këtë sezon rekomandojmë Avon Surreal Island, aroma që ju transporton me pushime në një ishull magjik. Çfarë notash përmban ajo? Frutat e kuqe, poni, dhe jasemin Hindu. Baza është bajame me nota vanilje.

Ia vlen të bindni edhe partnerin të bëjë disa ndyshime sikurse dhe ju. Meshkujt zakonisht nuk i ndryshojnë produktet kozmetike dhe aromat, madje ato përdorin të njëjtat për vitet me rradhë! Tentoni që ti shtyni drejt ndryshimit, pasi sapo të ndjejnë aromat e reja do të duan ti kenë ato.

Çfarë sugjerojmë për meshkujt këtë të sezon? Avon Individual Blue Sunset është fantastik:  notat e qitros, rrëshirë, dhe notat e drurëve. Kompozimi është i freskët dhe sensual, dhe plotëson kërkesat e të gjithë meshkujve të çdo moshe.