Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Pak çmenduri me ngjyrën e thonjve!

Të lyesh thonjtë vetëm me një llak thonjsh? Nuk është mjaftueshëm!  Pak lojra me ngjyrat e thonjve janë në modë tani – dizajne moderne, art me gurët për thonjtë dhe dekoracionet shumë ngjyrëshe janë kryefjala e momemntit. Për ti realizuar do të duhet pak kohë, durim dhe ngjyrat e preferuara. Ne do të të japim disa ide!

Njëngjyrëshe

Përpara se të fillosh me dekorin mbi thonjtë, fillo me atë proces për të cilin je stërvitur mjaftueshëm, apliko një ngjyrë. Fillo me aplikimin e shtresës së Llakut të Thonjve A në 3 ose 4  thonj të dorë, dhe ato që ngelen me Llakun e Thonjve B. Si përshembull, apliko ngjyrë të kuqe ose vjollcë në 4 thonj, por gishtin e unazës lyeje me ngjyrë Fuschia të ndezur. Ka edhe opsione të tjera: ti mund të aplikosh një ngjyrë në të gjithë thonjtë dhe më pas të lyesh me Llak me Pluhur Xixëllues në njërin prej tyre. Duket e thjeshtë por megjithatë bën përshtypje. Sigurisht që mund ti bësh edhe më të sofistikuar.

Frymëzim për Lule

Të pëlqejnë thonjtë me pamje gazmore, vajzërore dhe  me dekor lulesh?  Të sigurojmë që janë më të thjeshta për tu bërë nga sa mendon. Fillimisht apliko një shtresë një ngjyrëshe Llaku Thonjsh në të gjithë thonjtë. Hapi tjetër është të zgjedhësh ngjyrën që do të përdorësh për dekor. Mund të bësh dekor me pika, mjafton një furçë dekoruese me majë të hollë. Pikat mund të transformohen shumë lehtë në lule ose dizenjo të tjera. Për dizenjo mund të  përdorësh pajisje me majë metalike.

Forma Gjeometrile

Si mund të kombinohen shumë ngjyra në  një thua? Ajo për të cilën ke nevojë është: ngjyra e dëshiruar e llakut të thonjve dhe….ngjitës. Fillimisht krijo dizenjon që preferon – mund të gjesh shumë të tillë nëse kërkon në internet. Më pas me ngjitës mund të mbulosh pjesë të thoit  që nuk dëshiron të lyesh, si psh krahun e djathtë të thoit. Në pjesën e pambulur apliko Llakun e Thonjve dhe lëre të thahet. Më pas hiqe ngjitësin dhe apliko ngjyrë tjetër në pjesën e palyer të thoit. Kjo mënyrë është shumë interesante dhe precise! Mos harro, për ta ruajtur më gjatë efektin apliko një shtresë transparente sipër, si psh: Shtresë e Sipërme për Shkëlqim me Efekt Xheli.  Marifeti me ngjitës mund të përdoret edhe për efekt French të llakut të thonjve dhe mund tia lehtësoj jetën edhe fillestarëve. Për më tepër frymëzime gjeometike shiko videon:

Dantella Shkëlqyese

Rekomandohet që gjithnjë të kesh në gjënde llak për thonjtë shkëlqyes dhe dekoracione dantellë, do të mund të suprizoheshe me mënyrat e shumta që ato mund të aplikohen! Apliko shtresë Llaku për Thonj në të gjithë thonjtë ose në disa prej tyre, e më pas luaj me dekorin  dhe vijëzimet. Të sugjerojmë të përdorësh efektin dantellë në thonjtë e tu.  Efektin dantellë  aplikoje mbi ngjyrën tënde të preferuar, është shumë e thjeshtë.

French me Shkëlqyes

Nëse  dëshiron që pamje e thonjve të jetë më e dukshme dhe gati për festë, atëherë ajo që të duhet është Llaku i Thonjve me xixa të kristalizuara me efekt ranor 3D.  Ky Llak mund të përdoret si dekorues por edhe të aplikohet mbi të gjithë thonjtë. Për ta bërë edhe më interesante ne majën e thoit apliko një vijë me Llak thonjsh me të njëjtën ngjyrë por të thjeshtë. Kjo është ajo që ne quajme French me Xixa!