Shqipëri
    |         |         |    
BSP_best_mascara

Si te zgjedhesh maskaren me te pershtatshme per qerpiket e tu? Zgjidh te duhuren!

Kur disa femra u pyeten se cili do te ishte produkti kozmetik qe do te merrnin me vete nese do te shkonin ne nje ishull te shkrete, pjesa me e madhe prej tyre zgjodhen maskaren pa e menduar gjate! Si mund te zgjedhesh maskaren e sakte dhe njekohesisht makiazhin e duhur qe kombinon me te?

Rezistente ndaj ujit, trashesi, gjatesi, volum per raste te veçanta, praktike per çdo dite, efekt qerpikesh artificiale… etj etj ndersa permend te gjitha keto lloje maskarash me efekte te ndryshme krijon shume konfuzion! Maskara, së bashku me te kuqin e buzeve, eshte nje nga produktet e blere me shpesh nga femrat ndaj procesi I zgjedhjes mund te jete akoma me i veshtire. Çfare këshillash duhet te keni parasysh kur zgjidhni nje maskare ne menyre qe te mbeteni te kenaqura?

Konsidero nevojat e tua!

Kur ben zakonisht makiazh dhe cili eshte efekti yt i deshiruar? Perdor maskare per te theksuar kornizat e syve çdo dite apo deshiron efektin UAU dhe pavaresisht nese shkon per te blere dicka apo per nje takim, ti deshiron te mahnisesh me qerpiket voluminoze? Keto jane pyetje te rendesishme per tu bere sepse ato ndikojne ne zgjedhjen e produktit qe do te plotesoje me mire deshirat dhe nevojat e tua.

Eshte mire te hedhesh nje veshtrim me te detajuar ne menyren tende te jeteses. Nese je nje tip sportive dhe nevojat e tua te makiazhit duhet t’i rezistojne situatave te tilla si gjate vrapit, ne diell, pa leshuar njolla te zeza nen sy edhe nese je duke djersitur apo ferkon syte – atehere ke nevoje per nje maskare speciale - ate rezistente ndaj ujit.

Vlereso gjendjen e qerpikeve te tu

Nese je me fat dhe ke qerpike te gjate XXL qe rrethojne bukur syte e tu, nuk ke nevoje per nje produkt per gjatesi ekstreme, vetem nese duhet te marresh pjese ne nje event vertete te rendesishem.

Gjithsesi, nese ke qerpike te shkurter dhe te rralle, dhe syte e tu duken te zbehte dhe te trishtuar pa makiazh, zgjidh maskaren qe jo vetem do t’i jape qerpikeve volum dhe gjatesi por gjithashtu do t’i ushqeje dhe forcoje ato. Nje investim i tille per te ardhmen mund te rregulloje situaten me qerpiket e tu.

Zgjidh edhe maskarat me ngjyra

Ngjyra e maskares nuk duhet te jete gjithmone kafe apo e zeze; ka nuanca te ndryshme nga ku mund te zgjedhesh. Per nje pamje te perditshme praktike ngjyra e zeze do te ishte zgjidhja me e mire, por nese ngjyra e flokeve dhe syve eshte e zbehte mund te eksperimentosh edhe me nuancen bronz te maskaras.

Nese ajo qe kerkon eshte ekspozim ekstrem i qerpikeve, provo versionin Blackest Black.

Kur zgjedh maskaren tende, shih nese eshte e pershtatshme per nje person qe mban lente kontakti ose ka sy te ndjeshem. Ne broshuren tone produkte te tilla kane pershkrimin enkas per syte e ndjeshem.

Je ende ne dileme se cila eshte maskara e pershtatshme per ty?

Mascara