Shqipëri
    |         |         |    
BSP_lip_care

Nutra Effects Pyetje & Pergjigje

1. A rekomandohen produktet e linjes Nutra Effects per te gjitha moshat?

Te gjitha linjat e perkujdesit per lekuren Nutra Effects mund te perdoren per cdo moshe pervec linjes anti Moshe dhe anti Moshe e Avancuar, te cilat jane specifikisht per nevojat e nje lekure 35+ dhe 45+.

2. Per cfare lloji lekure jane krijuar kremrat ?

Secila linje Nutra Effect i referohet nevojave te ndryshme te lekures. Linja anti Moshe e Avancuar ndihmon ne luften kundra shenjave te avancuara te moshes ndersa linja anti Moshe ndihmon ne reduktimin e shenjave te para te moshes, por te dyja keto linja jane te pershtatshme per te gjitha llojet e lekures. Linja Hidratuese siguron hidratim te thelle te lekures dhe rekomandohet per lekure te thate dhe normale. Linja Rrezatuese ploteson nevojat e lekures me probleme njollash dhe ton jo te njetrajtshem. Linja Balancuese eshte me e pershtatshme per lekure te yndryshme ose mikse, duke i dhene asaj nje pamje mat.

3. Çfare eshte Kompleksi Active Seed?

Kompleksi Active Seed eshte nje kombinim I ekstrakteve te farave me antioksidante esenciale dhe vitamina. Ky kompleks perdor fuqine natyrale te farave per te ushqyer thellesisht lekuren, per mbrojtjen e saj nga faktoret e jashtem dhe ngadalesimin e procesit te plakjes se lekures duke rikthyer bukurine natyrale te saj.

4. Çfare jane parabenet?

Parabenet jane konservante qe perdoren ne shumicen e produkteve mjekesore dhe ato kozmetike per bakteret dhe fungicidet qe mund te shkaktojne alergji. Linja Nutra Effects nuk permban paraben dhe eshte e pershtatshme per lekure te ndjeshme.

5. Kur duhet te filloj perdorimin e kremrave anti Moshe?

Nuk ka asnje linje specifike anti moshe qe percakton nevojen e aplikimit te kremit kundra rrudhave. Plakja e lekures nuk varet vetem nga mosha por edhe nga menyra e jeteses, te ushqyerit dhe shume faktore te tjere te jashtem. Gjithsesi studimet kane treguar se pas moshes 25 vjec lekura jone fillon te prodhoje me pak kolagjen, qe nenkupton se duhet te mbeshtetet  dhe ndihmohet  ne nje fare menyre per te ruajtur tendosjen dhe butesine e saj.

6. A eshte linja Nutra Effects e pershtatshme per çdo lekure te ndjeshme?

PO, te gjitha linjat Nutra Effects jane te pershtatshme per lekure te ndjeshme. Te gjitha produktet e kesaj linje jane testuar ndaj alergjive dhe nuk perfshijne paraben apo ngjyrues.

7. Pas çfare periudhe mund te ndiej efektet e linjes Nutra Effect?

Disa efekte jane te dukshme menjehere, ndaj pas perdorimit fillestar, ne varesi te linjes qe perdorni, mund te vini re se lekura eshte me e lemuar, me e balancuar dhe mat.  Pas afersisht 2 jave perdorimi te rregullt, permiresime te dukshme mund te vihen re edhe ne strukturen e lekures, tonin dhe prodhimin e yndyres se lekures. 

8. Çfare te zgjedh: krem apo xhel?

Kjo gje varet nga lloji i lekures dhe nevojat e saj. Nese keni nje lekure te yndyrshme rekomandohet te perdorni formula me te lehta xheli. Formulat xhel jane me te lehta dhe nxisin depertimin e  formules ne lekure ne menyre me te efektshme. Kremrat mund te jene nje zgjidhje e mire per lekuren e thate dhe normale. Gjithashtu, kremrat e dites permbajne faktorin SPF (Faktorin Mbrojtes ndaj Diellit), duke e mbrojtur lekuren nga ekspozimi i rrezeve te demshme te diellit qe shkakton plakjen e lekures.

9. Çfare jane antioksidantet?

Antioksidantet jane nje grup kimikatesh, te cilat shfaqen ne perqendrime te vogla, qe pengojne ose vonojne oksidimin e substancave te shkaktuara nga radikalet e lira pergjegjese per plakjen e lekures. Me fjale te tjera antioksindatet ndihmojne ne luften kundra demtimeve te shkaktura nga radikalet e lira ne qelizat e lekures, duke e ruajtur lekuren me te re dhe me pamje te shendetshme.  Per shembull, vitamina C dhe E jane antioksidante te njohur.

10. Çfare ndodh nese une blej kremin dhe ai nuk pershtatet  me lekuren time?

Nese rezulton se kremi qe keni blere nuk eshte i pershtatshem per lekuren tuaj, mos u shqetesoni. AVON garanton mundesine e kthimit te produktit brenda procedurave te caktuara. Ne mund t’ju ofrojme gjithshtu variacione te tjera nga linjat e produkteve per perkujdesin e lekures.