Shqipëri
    |         |         |    
Prerje apo rigjenerim? Kjo është çështja! - AVON Albania

Prerje apo rigjenerim? Kjo është çështja!

Marrëdhënia që ne kemi me flokët është komplekse. Ndërkohë që gjendja e lëkurës mund të përmirësohet në një periudhë të shkurtër kohore flokët janë më të vështirë në rigjenerim. Shumë prej nesh duhet të zgjedhin: prerje apo rigjenerim? A mund të arrihet rigjenerimi?

Fillimisht po ju tregojmë disa fakte: flokët rriten përafërsisht rreth 1 cm në muaj, por në disa periudha mund të rriten edhe me ngadalë. Për këtë arsye, flokët e shkurtër në gjatësi rreth 5-7 cm, do tu duhen rreth 2 vite të rriten deri sa gjatësia e shpatullave.

Për disa femra prerja e flokëve kthehet në një proces të tmerrshëm pasi për të arritur gjatësinë e preferuar mund të jetë frustuese dhe e tejzgjatur.

Çfarë i dëmton flokët?

Flokët janë të ndjeshëm ndaj temperaturave, lyerja e flokëve, dielli, dhe uji i detit. Gjithashtu ndikojnë edhe faktorë që nuk mund të mbahen në kontroll, si psh ndryshimet hormonale apo problemet shëndetësore.

Flokët pas verës janë shumë të dëmtuar: janë të thata dhe të brishta, vjeshta dhe dimri nuk janë stinë të thjeshta gjithashtu. Tharja e flokëve e kombinuar me produktet stiluese, shtrirja e flokëve modelimi i kacurelave me mashë, mbajtja e kapeleve, ndryshimi i temperaturave jashtë dhe brenda – të gjithë faktorët ndikojnë në rënien e flokëve, djegjen e majave, duke dhënë si rezultat flokë pa jetë dhe jo të bukur.

Rigjenerim për flokët – po apo jo?

Rigjenerimi i vërtetë i flokëve i ngjan një Yeti: të gjithë besojnë tek ai, por askush nuk e ka pare atë. Ka shumë metoda, që nga trajtimet në kushtet e shtëpisë dhe ato profesionale: disa prej tyre kushtojnë, dhe më kryesorja, të marrin shumë kohë pasi duhet të shkosh në sallonet e bukurisë për ta marrë si shërbim.

Të ndodhur para këtyre fakteve, shume prej nesh dorrëzohen dhe arrijnë në prerjen e tyre.

Po nuk është zgjidhja e duhur gjithësesi.

Gjatë rritjes së flokëve mund të ndeshemi me agjentë të dëmshëm, dhe çfarë do të bëjmë më pas? Gjithësesi ne rekomandojmë rigjenerimin e flokëve në mënyrën e duhur.

Eliksir çudibërës – a është e mundur?

Nëse arritëm t’ju bindim për tu kujdesur për flokët atëherë vazhdoni të na ndiqni me këshillat që vijojnë. Mund arrish rezultatet e para dhe kjo do t’ju inkurajojnë për ta kthyer përkujdesjen e flokëve në rutinë. Eliksiri i ri i Advance Techniques me kokos dhe vaj argani i lë flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim.

Mund ta aplikoni eliksirin për shumë funksione:

  • Si maskë që aplikoht në flokët para larjes, për hidratimin e duhur
  • Si trajtues hidratues para tharjes së flokëve
  • Për maja me shkëlqim gjatë stilimit

90% e përdorueve tregojnë efektin e mrekullueshëm të eliksirit të flokëve!

Sigurohu që do ta provosh para se të ulesh ne karriken e parukierit dhe të presësh flokët!