Shqipëri
    |         |         |    
Dita juaj sipas rregullave tuaja - AVON Albania

Dita sipas rregullave te tua! Makiazhi qe ecen me hapat e tua

Kate, nje nga personazhet e dites se sotme, eshte nje grua qe di te shijoje jeten! Axhenda e dites se saj eshte e mbushur jo vetem me pergjegjesite ne pune, por gjithashtu edhe me takimet me miqte, palestra dhe eventet kulturore.

Pyetja eshte: Si mund te dukesh e bukur pa e ndalur ritmin ditor? Cili makiazh mund te jete i duhuri per t’u dukur bukur pavaresisht angazhimeve te shumta? Ne e kemi nje zgjidhje!

 

Dita sipas rregullave te tua 1

Dita ime nga mengjesi ne mbremje

Zakonisht zgjohem rreth ores 7 te mengjesit: Pi nje gote uje me limon dhe nje kafe te shpejte, bej disa ushtrime joge dhe ha nje mengjes te shendetshem. Kjo me jep energji gjate te gjithe dites – thote personazhi yne. Une shpenzoj jo me shume se 15 minuta kohe per te bere makiazhin. Dua qe ai te pershtatet me axhenden time te ngjeshur. Refuzoj te perdor produktet qe nuk qendrojne gjate, te pakten deri ne orarin e drekes! Nuk me pelqen te rifreskoj makiazhin here pas here, ndaj zgjedh ato produkte dhe marka qe nga njera ane lejojne aplikimin e shpejte dhe te thejshte dhe nga ana tjeter – sigurojne rezultate afatgjata.

Nga ora 9 e mengjesit zakonisht jam ne pune; ne dreke dalim bashke me koleget nga zyra, ku une pi nje kafe, ha dicka te shpejte ose ndonje frut. Perpiqem te evitoj te emblat por here pas here marr ndonje embelsire ose diçka tjeter gjate rruges per ne pune.

Pasdite merrem me ndonje aktivitet si psh, shkoj ne kinema ose ne kursin e gjuhes se huaj. Zakonisht jam ne shtepi para ores 8 te darkes. Nese fytyra ime duket akoma mire ne kete ore, besoj se testi kozmetik eshte tejkaluar.

Dita sipas rregullave te tua 2

Sigurisht, per eventet me speciale, une zgjedh makiazhin me nuanca me te forta dhe te dukshme, dhe me merr pak me shume kohe ky proces, por qellimi im eshte i njejte: per t’u dukur bukur dhe per t’u mos u shqetesuar qe makiazhi nuk do te prishet qe pas kercimit te pare, ose te me njollose dhembet apo te perhapet kur buzeqesh.

Apo...I Kuqi i Buzeve mbi buzet e te dashurit tim nuk tolerohet aspak – qesh Kate.

Makiazhi qe ecen me hapin tim – keshillat e Kates

Une testoj disa risi kozmetike para se te vendos se cfare duhet te mbaj ne çanten time te kozmetikes – thote Kate. Ndaj kam vendosur qe më të domosdoshmet jane:

  • Kremi Puder i mire – i padiskutueshem!
  • Pudra zgjat me gjate, mund ta perdoresh per çdo parregullsi gjate dites, dhe nuk ze shume vend ne kulete
  • I Kuq Buzesh: ai qe reziston me gjate!
  • Maskara qe eshte rezistente, kundra ujit, e pershtatshme per takimet jashte, qe nuk njollos ose petezohet

Me nje set te tille kozmetik mund te sfidosh boten!

Dita sipas rregullave te tua 3

Produktet qe ecin me hapin tend: rekomandimet tona

Nese dita juaj i ngjas asaj te Kates: punon, ben sport, kujdesesh per femijet, ke angazhime te shumta dhe deshiron te dukesh e bukur por pa shpenzuar shume nga koha jote per kete – ne ju sugjerojme disa nga produktet qe mund te zgjedhesh. Me to mund te krijosh nje makiazh qe zgjat me ore te tera dhe siguron pamje perfekte pa sakrifikuar shume nga koha jote!

  • Krem Puder Avon True Power Stay Krem Puder Avon True Power Stay: siguron nje pamje perfekte dhe rezistence te pabesueshme; Kjo formule eshte e lehte, nuk fshihet lehtesisht dhe siguron nje pamje mat, te bute dhe te rehatshme. Ofrohet ne 15 nuanca nga ku mund te zgjedhesh te preferuaren tende!
  • I Kuq Buzesh Avon True Power Stay I Kuq Buzesh Avon True Power Stay: eshte produkt revolucionar qe qendron gjate mbi buze -deri ne 16 ore!. Ti mund te hash, te pish, te puthesh ne menyre te shkujdesur! Por, ky nuk eshte lajmi me i mire! Ti mund te zgjedhesh te preferuaren tende nga 10 ngjyra moderne dhe te gjalla. Ato do t’ju bejne te dukeni e fresket, elektrizuese dhe e pagabueshme!