Shqipëri
    |         |    



Të Bëhesh Anëtar i Klubit të Klientëve të Privilegjuar

Si anëtar i Klubit të Klientëve të Privilegjuar të Avon, ju mund të bleni produkte shumë cilësore me çmime mjaft të favorshme pa prishur rehatine apo komfortin që ju krijon shtëpia juaj, pa pagesa shtesë për porositë dhe shpërndarjen e tyre. Nëse dëshironi të kurseni para dhe të bleni produkte cilësore, pse të mos zbuloni më shumë?

Avantazhet

Pse?

Ne ju ofrojmë të kurseni për produktet kozmetike që ju duhen për vete dhe për familjen tuaj. Trajnime Bukurie falas do t'ju mundësojnë të përkujdeseni më mirë për veten dhe familjen tuaj. Ne ofrojmë një larmi programesh nxitëse si dhe dhurata gjithashtu.

Sa mund të kurseni?

Kjo është vetëm në dorën tuaj! Ne ju ofrojmë 13 broshura në vit, kështu që ju keni mundësi të shumta të bleni produkte kozmetike dhe aksesorë modern me çmime të ulta. Çdo 4 javë, del një broshurë e re kështu që ju keni mundësinë të zgjidhni gjithmonë produkte dhe oferta të reja.

Nëse bëni një porosi mbi 2300,01 lekë ju do të përfitoni 15% zbritje. Nëse bëni një porosi mbi 7500,01 lekë ju do të përfitoni 20% zbritje.

Të Bëhesh Kordinator - Avantazhet

Të Bëhesh Kordinator. Sa mund të fitoj?

Kjo është plotësisht në dorën tuaj – qielli është limiti!

Si Kordinator ju i shërbeni Avon Kozmetik Shqipëri, për sa i përket përzgjedhjes, rekrutimit, dhe motivimit të Klientëve të Privilegjuar të porosisin produktet Avon.

Sa më shumë që të jepni nga vetja, aq më shumë mund të fitoni. Si Kordinator ju merrni shpërblimie në bazë të paraqitjes së skuadrës tuaj si dhe gjithashtu përfitoni nga porositë tuaja të broshurave. Kur të keni krijuar dhe zhvilluar një skuadër Klientësh dhe të keni rekrutuar

Kordinator të ‘vijës së parë’, ju do të fitoni më shumë sesa po të mbani një grup të vogël. Me një markë të konsoliduar prej më shumë se 120 vjetësh dhe Klientë të Privilegjuar besnikë, produktet Avon shiten vetë!

Ka një broshurë të re çdo 4 javë, kështu që ju dhe skuadra juaj mund të keni gjithmonë një burim të qëndrueshëm porosish.

Është e paligjshme për një promovues ose pjesëmarrës në një skemë tregëtare të bindë dikë të bëhet pjesë e skemës duke i kërkuar atyre pará për këtë. Mos u çorientoni nga pretendimie se fitimite të mëdha arrihen lehtë.

Bëhuni pjesë e Avon. Ju do të bashkëpunoni me kompaninë e bukurisë më të madhe në botë për shitjet direkte.

Ndryshoni mënyrën e të jetuarit. Zgjidhni si dhe kur të punoni, madje ju keni mundësinë të zgjidhni dhe me kë të punoni!

Bëni diçka të mrekullueshme. Ndihmoni dhe mbështetni një skuadër me Klientë të Privilegjuar dhe Kordinatorët direkt të realizojnë ëndrrat e tyre.

Zgjeroni biznesin tuaj. Në bashkëpunim me Kordinatorët, progresi juaj është i garantuar dhe strukturuar. Egzistojnë 4 nivele në total, dhe niveli tjetër më i lartë është Kordinator i Avancuar.