Shqipëri
    |         |    


     

Kushte dhe Klauzola

Duke përdorur www.al.avon.com ose ndonjë faqe tjetër interneti të Avon Cosmetics Ltd ('Avon website'), ose mbi të cilin Avon Cosmetics Ltd ('Avon website') vepron, ju pranoni të kufizoheni nga këto Kushte dhe Klauzola Përdorimi. Nëse nuk jeni dakord me këtë linjë veprimi, ju lutemi mos e përdorni faqen e internetit të Avon. Ne ruajmë të drejtën të ndryshojmë këto Kushte dhe Klauzola, plotësisht ose pjesërisht, në çdo kohë, me ose pa paralajmërim. Ju duhet të kontrolloni gjithmonë këto Kushte dhe Klauzola përpara se të përdorni faqen e internetit të Avon. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Avon pasi janë  vendosur këto ndryshime mbi Kushtete dhe Klauzolat nënkupton që ju i pranoni dhe bini dakort me këto ndryshime. 
     

Përdorime të kufizuara

Avon Cozmetics (të cilit në këtë faqe interneti i referohen shprehje si 'AVON', 'ne', neve', 'ynë' ) zotëron dhe vepron mbi faqen e internetit të Avon. Përmbajtja e  faqes së internetit  të Avon sigurohet nga e drejta e autorit në  Shqipëri  dhe mund të sigurohet edhe nga e drejta e autorit në vende të tjera. Përveç çfarë u theksua më lart, asnjë nga materialet në faqen e internetit të Avon nuk mund të kopjohet, riprodhohet, shpërndahet, ripublikohet, shfaqet, postohet ose transmetohet  në çfardo lloj mënyre. Megjithatë, ju mund të hidhni në kompjuterin tuaj materiale për përdorimin tuaj personal, jo tregtar. Kjo mundësohet nëse ju pranoni të respektoni të drejtat e autorit ose kufizimet e përmbajtura nga këto materiale të përfshira në faqen e internetit të Avon, ju duhet të përfshini edhe një atribuim për autorin, lajmërim për të drejtat e autorit ose markën, kufizime në materialet që ju hidhni në kompjuterin tuaj. Ju nuk mund të përdorni një material të tillë të marrë nga  faqja e internetit të Avon për qëllime tregtare. Ndryshimi i materialeve ose pëdorimi i tyre për ndonjë qëllim tjetër është shkelje e të drejtave të autorit të Avon dhe e të drejtave të tjera të pronësisë. 'Avon' dhe markat e tjera  Avon, emrat e tregëtisë, markat e shërbimit dhe logot që shfaqen në faqen e internetit të Avon janë marka të Avon Products, Inc. dhe të cilitdo nga vartësit apo nënkontraktorët e tij. Përdorimi i cilësdo marke të Avon ose i ndonjë përmbajtjeje tjetër të faqes së internetittë Avon, përveç si u theksua më lart në ato Kushte dhe Klauzola, në çdo mënyrë tjetër është rreptësisht e ndaluar. 
     

Funksionet e e-mail

Avon, veçori të tilla si funksionet e e-mail  si pjesë  e faqes së internetit të Avon (të cilit i referohet shprehja 'Interactive Medium'). Ju nuk mund të paraqisni ndonjë material që është i paligjshëm, i dëmshëm, ngacmues, abuziv, kërcënues, urryes, shpifës, diskretitues, i pahijshëm, pornografik, i turpshëm, vulgar, seksualisht i qartë, ose kundërshtues në ndonjë mënyrë tjetër që përbën një shkelje ligjore, ose që sjell përgjegjëjsi civile, ose shkel në ndonjë mënyrë cilindo ligj në fuqi.

Ju lutemi të mos paraqisni materiale që mbrohen nga e drejta e autorit, e privilegjit ose nga të drejta të tjera pronësie pa marrë leje nga zotëruesi i të drejtave të autorit, zotëruesi i të drejtave të privilegjit, apo zotëruesi i pronësisë. “Interactive Medium” nuk mund të përdoret për qëllime tregtare. Ju nuk do të paraqisni materiale për të kërkuar fonde, ose për të promovuar, reklamur, nxitur shitjen e ndonjë të mire apo shërbimi. Ju e keni rreptësisht të ndaluar të nxisni vizitorë të tjerë të faqes së internetit të Avon të bëhen pjestarë të ndonjë shërbimi tregtar online ose ndonjë organizate tjetër. Informacioni ose materiali që ju do paraqisni nëpërmjet “Interactive Medium” do të kosiderohet i pazotëruar dhe jo konfidencial, dhe mund të përdoret nga  Avon pa kufizime. Pa kufizuar çfarë u tha më lart, duke ofruar  informacion ose material nëpërmjet faqes së internetit të Avon (p.sh. nga komunikimi i drejtpërdrejtë, e-maili, diskutime, ose në ndonjë mënyrë tjetër ), ju i jepni Avon-it të drejtën dhe liçencën botërore, të përhershme, të pakthyeshme, jo ekskluzive për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, redaktuar, publikuar, për të krijuar variante dhe për të shpërndarë këtë informacion  në ndonjë ose të gjitha format mediatike. Pa kundërshtuar çfarë u theksua më lart, të gjitha të dhënat personale (p.sh. emra, adresa, dhe numra telefoni) që  i përkasin Avon, do të trajtohen në bazë të Deklaratës së Sigurisë dhe Privatësisë. Ne ruajmë të drejtën, në bazë të linjës sonë të veprimit, të redaktojmë një material të paraqitur, dhe të zgjedhim nëse do të përfshihet në “Interactive Medium”. “Interactive Medium” përfshin opinione, deklarata, dhe përmbajtje të tjera nga Grupet e Treta. Ne nuk jemi përgjegjës për ekranizimin, monitorimin ose verifikimin e një përmbajtjeje të tillë, duke përfshirë saktësinë dhe besueshmërinë  e një përmbajtjeje ose pajtimin me të drejtat e autori ose me ligje të tjera. Çdo  opinion, deklaratë apo përmbajtje të tjera të shprehura nga Grupet e Treta janë opinione të tyre dhe jo të Avon. Avon nuk i përkrah këto opinione, deklarata ose materiale të tjera të vendosura ose që mund të arrihen nëpërmjet “Interactive Medium”.
     

Lexuesit e menduar

Nëse nuk specifikohet ndryshe, materialet në këtë faqe interneti paraqiten për të vetmin qëllim promovues të produkteve të disponueshme në Shqipëri. Avon menaxhon këtë faqe interneti nga zyrat e tij të ndodhura në Shqipëri. Avon nuk reklamon që  materialet e paraqitura në këtë faqe interneti janë të përshtatshme për t’u përdorur në një mjedis tjetër. Ata që zgjedhin të hyjnë në këtë faqe interneti nga mjedise të tjera  e bëjnë me iniciativën e tyre vetjake dhe janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve lokale, aty ku ligjet lokale aplikohen.
     

Kushte

Faqja e internetit të Avon ekziston 'ashtu si është' pa ndonjë garanci të ndonjë lloji, të shprehur apo të nënkuptuar,  përfshirëse, por jo të limituar, garanci të nënkuptuara  për të drejtën e zotërimit, për cilësi të kënaqshme dhe përshtatje për një qëllim të caktuar. Avon nuk mund të japë garanci për saktësinë, besueshmërinë kohëzgjatjen ose plotësinë e ndonjë materiali që ndodhet ose që mund të arrihet nga faqja e internetit të Avon. Përdorimi dhe besimi te këto materiale është një rrezik që ju vetë vendosni të kaloni. Avon nuk mund të japë garanci që faqja e internetit të Avon do të jetë e disponueshme për një kohë pa limit ose që nuk do të ndërpritet ose që nuk do gabojë kurrë, që difektet do të korrigjohen, ose që faqja e internetit të Avon dhe serverat që e mundësojnë janë pa viruse ose pëbërës të tjerë dëmtues. Ligji i aplikuar mund të mos lejojë përjashtimin e garancive të nënkuptuara, kështu që përjashtimi i mësipërm nuk aplikohet për ju.
     

Lidhjet me dhe nga adresa apo faqe interneti të tjera

 Avon nuk është i bashkuar ose i lidhur me sponsor ose producentë të ndonjë grupi të tretë faqesh interneti që lidhen me ose nga faja e internetit të Avon. Ne qartësisht e mohojmë përgjegjësinë për saktësinë, përmbajtjen, ose vlefshmërinë e informacionit të gjetur në këto  adresa apo faqe interneti, që lidhen me ose nga faqja e internetit të Avon.  Ne nuk mund t'ju garantojmë që ju do mbeteni të kënaqur nga ndonjë produkt ose shërbim që blini nga një adresë apo faqe interneti e grupit të tretë që lidhet me ose nga adresa apo faqja e internetit të Avon, meqënse këto adresa të pjesës së tretë zotërohen dhe drejtohen nga shitës të pavarur. Ne nuk përkrahim tregtinë e grupeve të treta, dhe nuk kemi ndërmarrë ndonjë hap të konfirmojmë saktësinë apo besueshmërin e informacionit që ndodhet në faqe interneti të tilla të pjesëve të treta. Ne nuk bëjmë prezantime dhe nuk japim garanci për sigurinë e informacionit (duke përfshirë, pa limit, karta krediti dhe informacion tjetër personal) që ju mund t'ju kërkohet nga grupet e treta. .
     

Kufizimi i përgjegjësisë 

Në asnjë rast Avon nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm direkt, indirekt, aksidental, të veçantë ose konsekuent, të lindur nga paaftësia për të përdorur adresën e Avon, edhe në qoftë se Avon ose një  klient i autorizuar është këshilluar mbi mundësinë e dëmeve të tilla. Ligji i zbatuar mund të mos e lejojë kufizimin ose mospërfshirjen në përgjegjësi, ose dëmet aksidentale ose rezultuese, kështu që kufizimi i mësipërm nuk zbatohet për ju. Në asnjë rast përgjegjësia e plotë e Avon kundrejt jush për çdo dëm, humbje, shkak veprimi (qoftë në kontratë, ose në një mënyrë tjetër) nuk do të kalojë shumën e paguar nga ju, nëse keni bërë diçka të tillë, për të përdorur ose hyrë në këtë site.
     
     

Dëmshpërblimi

Ju do të dëmshpërbleni  dhe nuk do përfshini Avon-in, dhe bashkëpunëtorët e tij, drejtuesit e filjaleve, drejtorët, oficerët, agjentët, kontraktuesit, ose partnerët e tij dhe punëtorët  në pretendime ose kërkesa, duke përfshirë kuotën e këshillës profesionale, të bërë nga një grup i tretë për shkak të ose të dalë nga informacioni që ju paraqisni, vendosni, ose transmetoni nëpërmjet “Interactive Medium”, përdorimit të adresës së Avon, lidhjes suaj me faqen e internetit të Avon, shkelje nga ana  juaj e Kushteve dhe Klauzolave të Përdorimit, ose shkelje nga ana juaj e të drejtave të dikujt tjetër. 
     

Të ndryshme

Këto Kushte dhe Klauzola Përdorimi duhet të drejtohen në bazë të ligjit Shqiptar, pa marrë parasysh konfliktet e parimeve ligjore që mund të ketë. Ju pranoni që çdo proces gjygjësor që ngrihet për këto Kushte dhe Klauzola Përdorimi ose që mund të ketë lidhje me to, duhet të dokumentohet vetëm në gjykatat në  Shqipëri  dhe ju pranoni dhe i nënshtroheni juridiksionit të gjykatave të tilla me qëllim që procese të tilla të kryhen. Nëse ndonjë nga këto kushte do të jetë i paligjshëm, i pavlefshëm, ose për ndonjë arsye i padetyrueshëm, atëherë ky kusht do të quhet i pavlefshëm dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe fuqinë e kushteve të tjera. Kjo është marrëveshja midis nesh lidhur me këtë çështje  dhe nuk do të ndryshohet përveçse me anë të një dokumenti të shkruar, të firmosur nga të dyja palët.