Bookmark and Share

PYETJE TË SHPESHTA

Mbillni një Pemë

PROGRAMI HELLO GREEN TOMORROW

  1. Cfarë është Hello Green Tomorrow?

    Hello Green Tomorrow është një program global gjithëpërfshirës mobilizues ideuar dhe zhvilluar nga Avon për të fuqizuar akoma më shumë angazhimin e grave dhe vajzave në mbrojtje të ambientit dhe natyrës. Avon disponon vecanërisht kapacitetet e duhura për të edukuar, sensibilizuar dhe angazhuar njerëzit kudo në botë nëpërmjet rrjetit 6 milion grave dhe vajzave përfaqësues shitje të Avon kudo në botë, të cilat cdo vit u shërbejnë më shumë se 300 milion klientëve.

  2. Pse Avon ka nisur një fushatë mbjellje?

    Avon ka kapacitetin unik për të arritur, angazhuar dhe mobilizuar njerëzit për të qenë një forcë e së mirës. Ne kemi mobilizuar suksesshëm miliona njerëz për kauza si ajo e luftës kundër kancerit të gjirit apo kundër dhunës në familje, dhe dëshirojmë të kemi të njëjtën përgjigje nga miliona njerëz në mbrojtje të ambientit ku jetojmë. Nëpërmjet programit Avon Hello Green Tomorrow, Avon do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në ambient duke angazhuar më shumë se 6 milion përfaqësues shitjesh të pavarur dhe 300 milion klientë në të gjithë botën- një ushtri virtuale e mobilizuar për të mbrojtur planetin. Mbjellja e pemëve është një përpjekje kritike, por gjithashtu është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar dhe zbatuar: për cdo 100 Lekë, një pemë mbillet. Me një veprim të thjeshtë, njerëzit mund të bëjnë ndryshimin për ambientin në tokë dhe brezat e ardhshëm.

  3. Pse ky program është ndryshe nga programet e tjera ambientaliste?

    Hello Green Tomorrow është programi i parë global i cili mobilizion njerëzit kudo në botë të bashkojnë forcat për të ngritur fonde në mbështetje të përmirësimit të ekosistemeve. Njerëzit në më shumë se 65 vende janë bashkuar nën Avon Hello Green Tomorrow për të bërë ndryshimin dhe të shpëtojnë Pyjet me Lagështirë të Atlantikut. Duke angazhuar miliona njerëz në një veprim të vetëm – 100 Lekë për pemë- kjo “ushtri’ do të ndikojë dukshëm pozitivisht në kthimin në identitet të bimësisë në Pyjet me Lagështirë të Atlantikut kësisoj në përmirësimin e ambientit për brezat në vijim.

  4. Cili është qëllimi final?

    Qëllimi i Avon është të nxisë, sensibilizojë dhe mobilizojë një ushtri globale për të përmirësuar ambientin ku jetojmë. Misioni i dyfishtë i Hello Green Tomorrow është të rikthejë në identitet bimësinë në Pyjet me Lagështirë të Atlantikut si dhe të përmirësojë sjelljen “e gjelbër” ndër miliona njerëz kudo në botë, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e kushteve mjedisore në tokë për të tanishmen dhe të ardhmen.

  5. Pse programi mbështet Pyjet me Lagështirë të Atlantikut?

    Pyjet me Lagështirë të Atlantikut në Amerikën e Jugut janë ekosistemet më të rrezikuara në botë; momentalisht vetëm 7% e tyre ekzistojnë. Pyjet tropikale sic janë Pyjet me Lagështirë të Atlantikut shërbejnë si “mushkëritë e tokës” dhe rritja e bimësisë në këto pyje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pozitivisht në jetën e përditshme të njerëzve kudo në botë duke ulur ndjeshëm nivelin e “efektit serrë” në atmosferë, përmirësuar ndryshimet klimaterike dhe duke mbështetur një variacion të jashtëzakonshëm bimësh, kafshësh dhe zogjsh të cilat gjenden rralle në anë të tjera të botës. Pyjet me lagështirë të Atlantikut mbështesin 20,000 lloje bimësh, 1,000 lloje zogjsh dhe 23 specie primate, shumë prej të cilave nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës.

    Shpyllëzimi është pasojë e djegieve të karbureve fosile si burim i lëshimit të dioksidit të karbonit ( një nga gazrat e efektit serrë) të cilët shkaktojnë ndryshimet klimaterike. Nëse e gjithë sipërfaqja e Pyjeve me Lgështirë të Atlantikut kthehet në identitet, atëherë 10 milion ton dioksid karboni largohet nga atmosfera.

  6. Ku do të zbatohet Hello Green Tomorrow?

    Avon po mobilizon aktualisht qytetarë në më shumë se 65 vende të botës në 5 kontinente për të mbështetur fushtën Hello Green Tomorrow. Fushata do të mbështesë ripyllëzimin e Pyjeve me Lagështirë të Atlantikut në Brazil, Argjentinë dhe Paraguaji. Miliona njerëz do të bashkojnë forcat së bashku, me veprime të vogla por domethënëse për jetët e njerëzve kudo në botë. Shihni seksionin “KU” të kësaj faqeje ëeb për të parë listën e plotë të vendeve pjesëmarrëse.

  7. Sa do të zgjasë projekti Hello Green Tomorrow?

    Periudha kryesore e projektit Hello Green Tomorrow do të jetë Prill-Maj 2010, gjatë së cilës do të shpallen fondet e ngritura – dhe pemët që do të mbillen – më 5 Qershor 2010, që përkon me ditën Ndërkombëtare të Ambientit të Kombeve të Bashkuara. Fushata e Avon do të vazhdojë fuqishëm në mbështetje të Hello Green Tomorrow edhe pas shpalljes së fondeve të para.

SI TË MERRNI PJESË?

  1. Si mund të marr pjesë dhe si mund “të mbjell” një pemë?

    Një pemë mbillet vetëm me 100 Lekë- është e thjeshtë. Ju mund të kontaktoni me përfaqësuesin tuaj Avon ose të konsultoheni me faqen zyrtare të Avon në vendin tuaj për më shumë informacione në lidhje me pjesëmarrjen në fushatë. Vizitoni seksionin “KU” në faqen hellogreentomorrow.com për të parë listën e vendeve. Në vijim, për të mbështetur fushatën Hello Green Tomorrow, hellogreentomorrow.com ju lutem te ftoni dhe miqtë tuaj dhe gjithashtu të praktikoni “sjelljet e blerta” në të përditshmen tuaj për të ndikuar në përmirësimin e klimës.

    Përveç kësaj për të mbështetur drejtpërdrejt Hello Green Nesër, ne ju ftojmë të përhapur fjalë tek të tjerët për të marrë të përfshirë, dhe gjithashtu praktikë "sjelljet e gjelbër" në jetën tuaj çdo ditë për të reduktuar ndikimin tuaj në tokë. Shih "këshilla të gjelbërta" pjesë e kësaj faqe interneti, dhe ndajnë këshilla tuaj si.

  2. A munden njerëzit jashtë vendit ku unë jetoj të marrin pjesë?

    PO- qytetarë të të gjithë vendeve mund të marrin pjesë. Avon ka lancuar fushatën Hello Green Tomorrow në më shumë se 65 vende të botës. Klikoni këtu ose vizitoni seksionin “KU” të kësaj faqe web për të parë listën e vendeve dhe linqet përkatëse.

  3. Nëse vendi im nuk përfshihet në këtë program, si mund të marr pjesë në të?

    Avon mundëson ngritjen e fondeve në mbështetje të Pyjeve me Lagështirë të Atlantikut vetëm ne vendet pjesëmarrëse. Gjithsesi, ne inkurajojmë njerëzit kudo në botë për t’u angazhuar në sjelljen “e blertë” dhe të gjejnë mënyra alternative për të përmirësuar ndryshimet klimaterike. Të gjithë së bashku me veprime të vogla mund të bëjmë ndryshime të mëdha.

PARTNERËT E AVON

  1. Cilët janë partnerët e Avon në fushatën Hello Green Tomorrow?

    Avon ka bashkëpunuar ngushtësisht me liderë të organizatave ambientaliste për të siguruar autenticitetin e programit. Organizata The Nature Conservancy në bashkëpunim më skuadrën përkatëse në Brazil dhe partnerë lokalë, do të mbjellë dhe rivendosë hapësirat e blerta dhe njëkohësisht do të mbikqyrë mbarëvajtjen e fushatës në Pyjet me Lagështirë të Atlantikut. Pemët e mbjella nëpërmjet programit Hello Green Tomorrow mbështesin Programin Ambientalist të Kombeve të Bashkuara 1 Miliardë Pemë për Planetin.

  2. Cfarë është UNEP dhe Fushata 1 Miliardë Pemë për Planetin?

    UNEP është zëri në mbrojtje të ambientit nën strukturën e Kombeve të Bashkuara. Misioni UNEP është të sigurojë lidershipin dhe inkurajojë partneritetin në favor të kujdesjes për ambientin duke frymëzuar, informuar dhe aftësuar kombet dhe njerëzit për të përmirësuar cilësinë e tyre të jetesës pa vënë në rrezik të ardhmen e brezave të ardhshëm. Programi i Avon Hello Green Tomorrow mbështet Fushatën e UNEP 1 Miliard Pemë për Planetin; një nismë globale gjithpërfshirëse e cila angazhon njerëz, biznese, komunitete, industri organizata qeveritare dhe jo qeveritare në 170 vende. Fushata e 1 Miliardë Pemëve do të kryejë një kontribut thelbësor GJATË 2010 Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit, duke rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e biodiversitetit për mirëqënien tonë. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

  3. Cfarë është The Nature Conservancy dhe cili është roli i saj në fushatën Hello Green Tomorrow?

    The Nature Conservancy është një organizatë me qendër në SHBA e themeluar në vitin e 1951 me qëllim mbrojtjen ekologjike të ambientit që na rrethon. Organizata vepron në më shumë se 30 vende dhe deri tani ka mbrojtur më shumë se 119 milion ha tokë, 9000 km lumenj në të gjithë botën, duke vepruar me mbi 100 projekte detare kudo. The Nature Conservancy është partneri kryesor i Avon në fushatën Hello Green Tomorrow. Duke bashkëpunuar ngushtësisht me skuadrën përkatëse Braziliane dhe partnerët lokalë, The Nature Conservancy do të mbjellë miliona pemë dhe njëkohësisht do të mbikqyrë rivendosjen e hapësirave të blerta në pyjet me lagështirë të Atlantikut një përfitim afatgjatë për të gjithë globin.Klikoni këtu për të

KUSH PËRFITON NGA FONDET E NGRITURA?

  1. Cili është destinacioni i parave të mbledhura?

    Të gjitha fondet e ngritura do të përdoren për shtimin e bimësisë në Pyjet me Lagështirë të Atlantikut. Duke filluar me një fond fillestar prej 1 milion USD të akorduar drejtpërdrejtë nga Avon dhe nga fondet e ngritura me kontributet globale, për cdo 100 Lekë, një pemë mbillet në pyjet e Atlantikut. Të gjitha fondet do të përdoren nga The Nature Conservancy së bashku me skuadrën e saj në Brazil dhe partnerët lokalë përkatës, për të mbjellë miliona pemë në Pyjet me Lagështirë të Atlantikut.

  2. Cila është mbështetja që Avon i jep fushatës Hello Green Tomorrow?

    Avon ka dhuruar drejpërsëdrejti të parët 1milion USD për të lancuar Hello Green Tomorrow, me anë të të cilave 1 milion pemët e para do të mbillen. Në vijim, Avon është duke i dedikuar burime të shumta më shumë se 65 tregjeve në të gjithë botën për të promovuar dhe menaxhuar fushatën Hello Green Tomorrow. Kjo përfshin mobilizimin e miliona agjentëve të shitjes Avon në të gjithë globin të cilët mbështesin fushatën si edhe diktojnë sjelljen “e blertë” në bizneset dhe jetët e tyre.

  3. Sa është shuma e shpenzuar për cdo blerje që shkon në favor të programit?

    Cdo qindarkë e dhënë ndihmon pyjet me lagështirë të Atlantikut. Avon nuk përfiton asgjë. Për cdo 100 Lekë të shpenzuara mbillet një pemë, duke filluar me 1 milion USD e parë dhuruar direkt nga Avon.

  4. Cfarë marr mbrapsht pas blerjes time?

    Cdo 100 Lekë mbjell një pemë, dhe nëpërmjet kësaj ju do të ndihmoni në kthimin në identitet të Pyjeve të Atlantikut por jo vetëm; ju do të bëni të mundur pastrimin e ajrit nga ndotja dhe uljen e efektit serrë. Për cdo 100 Lekëtë shpenzuar, ju do të pajiseni me një Certifikatë Falënderimi/ Fletëpalosje ndërgjegjësuese e cila përmban këshilla “të blerta”. Nëse ju blini një pemë online, ju do ta merrni elektronikisht certifikatën, ndërsa ata që kryejnë blerje në mënyrën tradicionale nëpërmjet përfaqësuesit përkatës Avon do të pajisen me një kopje të certifikatës.

  5. A mundem të blej një pemë në nder të dikujt?

    Po- certifikata e falënderimit/ fletëpalosja informuese dhe ndërgjegjësuese ka një hapësirë ku mund të plotësoni emrin e personit që dëshironi të nderoni dhe mund të shtoni një mesazh personal në të ose siglën tuaj. Në cdo rast, Avon nuk mban të dhëna mbi emrat e të nderuarve nga ana juaj.

  6. A ka ndonjë produkt që lidhet me programin Hello Green Tomorrow?

    Nuk ka ndonjë produkt të prodhuar apo shitur që mund të mbështesë fushatën Hello Green Tomorrow. Avon nuk ka qëllim krijimin apo prodhimin e produkteve të reja në funksion të këtij projekti.

  7. Pse Avon certifikon me materiale letre nëse kjo është një nismë për shpëtimin dhe mbjelljen e pemëve?

    Certifikata e Falënderimit/ Fletëpalosja Edukuese dhe Sensibilizuese shërben si mision për dhënien e këshillave dhe informacioneve mbi sjelljen “e blertë” duke u kujtuar njerëzve impaktin që kanë në ambient veprime të vogla të përditshme. Edukimi dhe informimi është një pjesë e rëndësishme e misionit Hello Green Tomorrow. Ata që do të mbështesin online projektin do të pajisen me certifikatën elektronikisht. Për ata që do të procedojnë në mënyrën e zakonshme, pra nëpërmjet përfaqësuesit përkatës Avon, do të marrin certifikatën në formë të printuar.

PYJET ME LAGËSHTIRË TË ATLANTIKUT DHE PËRPJEKJET PËR RIMBJELLJEN E PEMËVE

  1. Cfarë janë Pyjet me Lagështirë të Atlantikut dhe ku janë të vendosur?

    Pyjet me Lagështirë të Atlantikut janë hapësira pyjore tropikale në rrezik zhdukje që shtrihen në brigjet perëndimore të Atlantikut e më konkretisht në Brazil, Argjentinë dhe Paraguaji. Vetëm 7% e sipërfaqes së pyjeve ka arritur të mbijetojë, kryesisht në xhepa të vegjël të cilat nuk mund të mbështesin biodiversitetin e jashtëzakonshëm të florës dhe faunës lokale, shumë prej të cilave nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Pyjet me Lagështirë të Atlantikut shërbejnë si “mushkërirë e tokës” dhe kthimi i tyre në identitet do të ketë një impakt të pacmuar në përmirësimin e ambientin që na rrethon.

  2. Sa është sipërfaqja e Pyjeve të Atlantikut që do të rekuperohet nëpërmjet projektit Hello Green Tomorrow?

    Avon ka dhuruar e para 1 milion USD në favor të kësaj kauze, dhe nëpërmjet ngritjes së fondeve në më shumë se 65 vende të botës ne shpresojmë të mbjellim miliona pemë. Për cdo 1 milion pemë të mbjella rekuperohen 2,500 ha tokë pyjore.

  3. Cilat janë llojet e pemëve që do të mbillen?

    Llojet më të rëndëishme për këtë nismë përfshijnë ( përshkrimi i mëposhtëm vjen nën kujdesin e The Nature Conservancy):

    • Pema Capororoca (Myrsine ferruginea): Fruti i pemës Capororoca është ushqimi kryesor për kafshët e ketij ekosistemi, vecanërisht për mëllenjat e kategorisë Rufous.

    • Pema Golden Trumpet ( Tabebuia umbellate): e njohur dhe e admiruar për lulet e saj të mëdha e të verdha në formën e bohcës; legjendat dhe besimet lokale tregojnë se me celjen e luleve të pemës stina e ftohtë është larguar përfundimisht. Popullariteti i kësaj peme ka cuar në prerjen masive të saj.

    • Pema Guapuruvu ( Schizolobium parahyba): Guapuruva është një lloj shumë i vecantë bime qe rritet vetëm në Pyjet Tropikale të Atlantikut. Kjo bimë nuk gjëndet askund tjetër në botë dhe është një nga llojet native te Florës me rritjen më të shpejtë.

    • • Pema Ice Cream Bean (Inga Edulis); E njohur për prodhimtarinë e lartë të biomasës gjethore, Pema Ice Cream Bean shërben si kontrollues i erozionit. Fruti i saj i njohur dhe popullor ka nje levozhgë te gjatë disa cm, përbëhet nga një lëng i bardhë dhe i tultë i rrethuar nga fara të mëdha. Lëngu i tultë është i ëmbël dhe ka shijen e akullores me vanilje.

  4. Kur do të mbillen pemët?

    The Nature Conservancy do të bashkëpunojë ngushtësisht me skuadrën përkatëse në Brazil si dhe partnerët lokalë për të zbatuar planin e detajuar për mbjelljen e pemëve në lokacione të ndryshme gjeografike brenda hapësirës së Pyjeve me Lagështirë të Atlantikut. Këto institucione do të ndjekin më së miri standart e mbrojtjes pyjore me qëllim sigurimin e një ambienti dhe klime sa më favorshme për të gjithë ne si dhe brezat pasues.

  5. A mund të vendos unë se ku mund të mbillet pema për të cilën do të kontribuoj me 100 Lekë?

    Ne nuk jemi në gjëndje to lokalizojmë vendin e saktë të mbjelljes së pemëve specifike.

ANGAZHIMI I AVON NË MBROJTJE TË AMBIENTIT

  1. A është Avon një kompani e fokusuar drejt një ambienti më të gjelbër?

    Parimet themeltare të Avon në vitin 1886 përfshijnë në deklaratë si vijon: “Të përmbushë më së miri detyrimet si një korporate qytetare e ndërgjegjshme duke kontribuar në mirëqënien e shoqërisë dhe të ambientit ku vepron”. Avon mbetet e angazhuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit kudo, dhe detaje të përpjekjeve dhe ndikimeve tona mund të gjenden në dritaren “Ambienti” të faqes tonë zyrtare të një Koroporate të Pergjegjshme. .

    Kudo ku ne operojmë, ne jemi të fokusuar në uljen e ndotjes globale si një faktor kryesor i ndryshimit klimaterik, nëpërmjet nismash dhe projektesh të cilat përfshijnë riciklimin, ruajtjen e energjisë dhe të ujit si dhe uljen dhe monitorimin e efektit serrë. Ne jemi vlerësuar në perpjekjet tona në shumë vende- duke përfshirë vendin e 25 sipas gazetës Neësëeek për 500 kompanitë më të mëdha Amerikane në mbrojtje të ambientit. Por, ruajtja e ambientit është një rrugë shumë e gjatë dhe ne po punojmë për përmirësimin e të gjithë proceseve në më shumë se 100 vende të botës ku ne aktualisht veprojmë.

  2. Cili është pozicioni i Avon në shkencën pyjore dhe prodhimin e letrës?

    Avon ka krijuar Avon Paper Promise ( Premtimi i Avon për reduktimin e letrës) për të përshkruar pozicionin dhe qëllimin tonë në mbrojtje të pylltarisë dhe reduktimit të letrës. Teksti i plotë mund të gjendet në seksionin “Ambienti” të faqes tonë zyrtare si Korporatë e Ndërgjegjshme. Ne vlerësojmë se lidershipi në biznes bart më vete përgjegjshmërinë për mbrojtjen e ambientit dhe hapësirave pyjore. Industria e prodhimit të letrës është e lidhur ngushtë me impakte mjedisore të konsiderueshme, duke filluar nga shpyllëzimi i hapësirave të blerta dhe zhdukja e tyre deri tek ndotja e ambientit dhe ujit, përfshirë lëshimin e dioksidit të karbonit dhe rritjen e efektit serrë të cilët kontribuojnë në ndryshimet klimaterike. Në të njëjtën kohë, druri dhe letra janë burime natyrore të rinovueshme që kur janë nën kujdesin e një programi të përgjegjshëm paraqesin materiale të qëndrueshme zgjedhje.

    Vizioni i Avon është të arrijë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. Në mbështetje të këtij vizioni si dhe me qëllim përdorimin e përgjegjshëm të letrës në vecanti e përdorur për prodhimin e broshurës së produkteve Avon , Avon Paper Promise synon përdorimin e përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të burimeve pyjore, që do të thotë:

    • Mbështetje e rritjes pyjore me një normë sa më të shpejtë

    • Ruajtje e ndërgjegjshme e ambientit nëpërmjet kthimit në identitet të hapësirave pyjore

    • Blerja 100% në momentin e volitshëm dhe ekonomik të letrës tonë të mundësisht të asaj të certifikuar nga Keshilli i Mbrojtjes dhe Shërbimit Pyjor (Forest Stewardship Council)