Shqipëri
    |         |    

 
Skincare Questions and Answers
   
 

Shpeshherë ngrihem në mëngjes me sy të fryrë edhe pse gjumin e kam bërë të rehatshëm. Nuk e di si duhet të veproj që të mos kem shqetësime të tilla?

Një këshillë e përgjithshme për të mos patur sy të fryrë në mëngjes është përdorimi i një hidratuesi vajor mbi qepallat e syve përpara se të shkoni në shtrat. Mos harroni të përdorni edhe një krem të veçantë për sytë sepse zona e lëkurës përreth syve është shumë më delikate se pjesa tjetër e lëkurës suaj .


Jam pothuajse 30 vjeç dhe kam filluar të ndjej se në lëkurën time po shtohen gjithnjë e më tepër rrudhat.  Unë nuk dua të kryej ndërhyrje kirurgjikale, por çmund të bëj që të kem një një pamje më të re?

Këshilla e parë dhe më tepër e rëndësishme, është mbrojtja e lëkurës suaj nga dielli sepse dëmtimi nga rrezet e diellit ndikon në plakjen e lëkurës. Veproni tashmë mbi rrudhat e fytyrës duke e mbajtur lëkurën të ushqyer dhe të hidratuar me anë të një kremi të mirë që përmban SPF. Ju duhet të përdorni gjithashtu produkte trajtuese krijuar posaçërisht me objektivin e zonava problematike specifike. 
         

Sa shpesh duhet të përdoret një skrab për fytyrën? 

Eksfoliimi i fytyrës dy herë në javë do të pastronte lëkurën tuaj nga qelizat e vdekura të cilat ndikojnë në dhënien e një pamje të lodhur të fytyrës suaj. Masaxhojeni lëkurën me lëvizje delikate rrethore dhe më pas shpëlajeni formulën me ujë të bollshëm. Përdorni gjithmonë një eksfoliues të veçantë për trupin


Gjatë verës lëkura ime është për mrekulli ndërsa gjatë dimrit bëhet e thatë dhe e ciflosur? Ku qëndron gabimi?

Ju duhet të ndryshoni rutinën tuaj të përditshme duke iu përshtatur sezonit në të cilin ndodheni. Gjatë dimrit provoni të përdorni një trajtues hidratues intensiv si një maskë për fytyrën, dhe përdorni një sasi më të madhe të kremit hidratues. Pirja e të paktën 1 litër ujë në ditë do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën të hidratuar dhe me pamje të freskët. Mos harroni, rrezet e diellit janë të dëmshme për lëkurën tuaj edhe gjatë dimrit, ndaj përdorni gjithmonë një krem dite me SPF. 
         

Sa shpesh duhet të përdor një mbrojtës kundër diellit?

Ju duhet të aplikoni një mbrojtës kundër diellit rreth 20 minuta përpara se të dilni nga shtëpia. Gjatë ditës aplikojeni shpeshherë, veçanërisht pasi keni notuar. Duke përdorur të paktën një gotë të vogël plot, përhapeni formulën mbi të gjithë trupin dhe fërkojeni me delikatesë në mënyrë që produkti të mos zhduket plotësisht.
   

Produktet e mia të makiazhit kanë SPF, ndaj a është e nevojshme të përdor diçka tjetër për fytyrën? 

Makiazhi që përmban SPF është ideal për përdorim të përditshëm dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës suaj gjatë ekspozimit rastësor në diell, si përshembull gjatë pushimit të drekës. Gjithsesi këto produkte nuk janë krijuar për të patur një efekt të gjatë mbrojtjeje nga dielli, ndaj nëse keni planifikuar aktivitetin tuaj gjatë ditës bëni mirë të përdorni një locion mbrojtës nga dielli nëse do të qëndroni jashtë për një kohë të gjatë.


Cili është kuptimi i fjalës 'retinol'?

Retinol është një term tjetër që përdoret për Vitaminën Origjinale  A. Retinoli njihet si një nga përbërësit kryesorë që ndikon në reduktimin e pamjes së rrudhave të lëkurës. 
         

Unë kam nevojë të di më tepër për përkujdesin e lëkurës dhe regjimin e pastrimit të saj.

Produktet e përkujdesit të lëkurës duhet të zgjidhen me kujdes në mënyrë që të mos dëmtojnë lëkurën tuaj dhe t’i japin asaj përfitimet e nevojshme. Koha ndryshon pamjen e lëkurës suaj dhe nevojat e saj ndryshojne gjithashtu. Një lëkurë mature ka nevojë për një tjetër lloj përkujdesi sesa një lëkurë e re. Sërish nevojat e një lëkure ndryshojnë nga një stinë në tjetrën - një lëkurë e thatë gjatë dimrit mund të  shndërrohet në një lëkurë mikse gjatë verës ndaj duhet të trajtohet në një mënyrë tjetër. Mos harroni të kontrolloni here pas here nëse është e nevojshme të ndryshoni linjën e pastrimit në një të re dhe më të përshtatshme.

• Duke pastruar lëkurën, ju do të pastroni papastërtitë dhe sebumin nga sipërfaqja e lëkurës  dhe kushtet e saj do të normalizohen. Pastruesit e fytyrës përmbajnë yndyrë, ujë dhe përbërës të tjerë pastrues dhe aktive. Secili prej këtyre elemetëve ka ndikimin e tij të veçantë mbi lëkurë..Yndyra heq sasitë e sebiumit, përbërësit e pastruesit ndikojnë në heqjen e papastërtive të tjera ndërsa uji shpëlan gjithçka si elementi i fundit. Pastruesit e fytyrës parandalojnë shfaqjen e akneve. Mos harroni, se përdorimi i pastruesit të gabuar mund të zgjerojë poret dhe të shkaktojë irritimin e lëkurës suaj.

• Lani gjithmonë duart përpara se të filloni pastrimin e fytyrës dhe evitoni prekjen e saj të herëpashershme pas pastrimit.

• Pastruesit e fytyrës duhet të jenë delikate dhe të përshtatshëm për nevojat e lëkurës suaj. Pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë që të hapni poret e bllokuara dhe për të stimuluar qarkullimin e mikrooganizmave.

• Mos harroni të shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë – kjo gjë do të ndikojë në tkurrjen e poreve tuaja. Uji shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë do të shkaktonte dëmtimin e kapilarëve. Përfundoni procesin e pastrimit me një tonik. Toniku forcon poret dhe stimulon qarkullimin e gjakut duke i dhënë sipërfaqes së lëkurës butësi dhe perfeksion. Aplikoni tonikun në fytyrë me anë të një pambuku pastrues duke përdorur lëvizje të lehta rrethore, në të njëjtën mënyrë që aplikoni pastruesin.