Shqipëri
    |         |         |    

Make up Questions and Answers

     
   
 

Cili është vendi më i përshtatshëm për të testuar një krem pudër në lëkurë?

 Mos e testoni kremin pudër në lëkurën e dorës, sepse ngjyra e saj nuk është asnjëherë e njëjtë me ngjyrën e lëkurës së fytyrës. Pjesa më e mirë është testimi i saj përreth lëkurës së nofullës dhe nëse kremi pudër është thuajse i padukshëm në atë pjesë atëherë mund të jeni I bindur se është ngjyra e përshtatshme për lëkurën tuaj.


Sytë e mi shpeshherë duken të lodhur dhe të skuqur në mëngjes. Çfarë mund të bëj për të çelur ngjyrën e tyre?

Për të hapur dhe zbehur ngjyrën e skuqur të syve aplikoni një sasi të vogël korrigjuesi përreth cepit të brendshëm të syve dhe më pas vijëzoni pjesën e poshtme të qerpikëve me një laps të bardhë për sytë. 
         

Buzët e mia janë të holla dhe unë dëshiroj të duken me një pamje më të fryrë. A ka ndonjë teknikë të veçantë makiazhi që buzët të duken më të plota?

Aplikoni nuancën tuaj të preferuar duke përdorur një furçë për buzët për pjesën e poshtme dhe të sipërme të buzëve. Më pas përdorni një nuance me ngjyrë më të hapur në pjesën qëndrore të buzës së poshtme. Mos harroni se nuancat e errëta ose ngjyrat mat do t’i jepnin buzëve tuaja një pamje akoma më të hollë.


Si mund të mbaj makiazhin dhe mjetet e përdorimit të makiazhit sa më të rregullta?


Mjetet e përdorimit të makiazhit janë shumë të domosdoshme të mbahen të rregullta dhe të pastra, veçanërisht furçat, sepse ato janë në gjithnjë nën ndikimin e bakterieve të cilat transferohen në lëkurën tuaj, duke krijuar njollat në lëkurë.

Një nga mënyrat më të thjeshta dhe të shpejta për të mbajtur mjetet tuaja të makiazhit të pastra është përdorimi i pecetave pastruese ose pecetat e lagura pastruese.
         

Ndonjëherë lëkura ndjehet e lodhur dhe pa shkëlqim. Si mund të rikthej shkëlqimin e shëndetshëm të pamjes rinore ?

Lëkura pa të meta nuk është pastruar me krem pudër. Në vend të saj përdorni Korrigjuesin e Lehtë dhe të Padukshëm ose Korrigjuesin Transformues të Moshës Anew Beauty nën kremin pudër. Ajo është më e lehtë dhe lëkura juaj do të ketë një pamje më rrezatuese.


Kam një fytyrë me ngjyrë të zbehtë por kam frikë të përdor produkte për nxirjen e lëkurës. Si mund të përfitoj nxirjen e lëkurës por duke patur një pamje sa më natyrale?

Përzieni një sasi të vogël kremi pudër me kremin hidratues që përdorni zakonisht dhe përhapeni në  pjesët e fytyrës. Në mënyrë alternative filloni duke përdorur një hidratues me ngjyrë në fytyrë dhe më pas përhapeni një sasi të vogël nga pluhuri i perlave të linjës Arabian Glow në mollëzat e faqeve. 
         

Ristrukturoni tiparet e fytyrës suaj

• Një fytyrë në formë katrore duket më e butë nëse aplikohet ngjyra rozë e lehtë në pjesën e  poshtme të nofullave dhe jo direkt mbi to. Gjithashtu një sasi e vogël nuance rozë mund të aplikohet në pjesën e temthave dhe nofullës.

• Një fytyrë në formë të rrumbullaket duket më e hollë nëse ju përdorni nuancën rozë duke filluar nga tëmthat drejt buzëve dhe lehtësisht në pjesën e nofullave.

• Një fytyrë në formë trekëndore duket më e butë nëse aplikohet një nuancë rozë direkt mbi mollëzat e faqeve dhe lehtësisht deri në cepat e syve.


• Nëse aplikoni një bazë transparente nën kremin pudër (një bazë shkëlqyese makiazhi të lehtë), fytyra juaj do të duket rrezatuese dhe e shlodhur.


Forma e buzeve tuaja 

• Mendoni se buzët tuaja janë shumë të holla? Vijëzojini ato me nje laps buzësh, por vija duhet të kalojë vijën natyrale të buzëve tuaja. Mbusheni zonën brenda vijës me të kuq buzësh, duke evituar cepat e saj. Aplikoni shkëlqyes në qendër të buzës se poshtme dhe asaj të sipërme.

• Buzë më të plota. Vijëzojini lehte buzët, poshtë vijës së tyre natyrale. Aplikoni të kuq buzësh mat në pjesën e brendëshme të vijëzimit. Më pas vendosni një sasi të vogël të kremit pudër përreth buzëve.

• Pjesa e sipërme e buzës më e plotë. Aplikoni një krem pudër transparent ose një korrigjues në pjesët anësore të buzëve dhe më pas shtojini një sasi të vogël pudre. Vijëzoni buzët duke ndjekur vijën e tyre natyrale por cepat e buzëve theksojini pak më shumë.

• Nëse dëshironi që makiazhi juaj të zgjasë për një kohë të gjatë, aplikoni lapsin e buzëve në të gjithë sipërfaqen dhe më pas vendosni buzëkuqin.


Korrigjoni formën e syve tuaj

• Sytë afër njëri tjetrit. Aplikoni një sasi të vogël nuance të hapur në cepat e brendshëm të syve dhe vijëzoni qepallat duke filluar nga pjesa qëndrore e qepallës duke përfunduar në cepat e jashtëm të syve. Aplikoni një nuance më të errët në pjesën e jashtme të cepave të syve.

• Sytë larg njëri tjetrit. Vijëzoni cepat e jashtëm të syve me një laps të lehtë dhe më pas aplikoni një nuance mat ose natyrale në cepat e brendshëm të syve.

• Sy të vegjël. Sytë tuaj do të duken më të mëdhej nëse aplikoni një ngjyrë të hapur poshtë ose në pjesën qëndrore të cepave të syve dhe vijëzoni cepin e brendshëm të qepallës së poshtme të syrit me një laps me nuance të hapur. Nëse dëshironi ju mund të theksoni më tepër sytë me një nuancë shkëlqyese. Shkëlqyes I tillë do të ishte perfekt jo vetëm për vijëzimin e syve por edhe si një nuancë për qepallat e syve.