Shqipëri
    |         |         |    

 
Body care Questions and Answers
 

Më pëlqen ideja e një trajtimi bukurie në SPA, por është paksa e kushtueshme. A ka ndonjë trajtim të tillë që mund të kryhet në kushtet e shtëpisë?  

          Të kryesh një trajtim SPA në kushtet e shtëpisë është e thjeshtë. Ne të gjithë e përkëdhelim veten duke bërë një banjo të thjeshtë me flluska ose një trajtim skrab apo zgjatjeje të muskujve. Veprimi i pare që mund të bëjmë është organizimi i ‘’vetes’’ dhe të jeni I sigurt se asgjë nuk do t’ju shqetësojë. Më pas mbylleni derën dhe përgatituni për trajtimin me produktet e Planet Spa. Duke përdorur përbërës nga e gjithë bota, linja e produkteve Planet Spa ju fal kënaqësinë e një eksperience spa


Më pëlqen të kem këmbë të mirëmbajtura veçanërisht gjatë verës pa qënë nevoja të shkoj gjithmonë në një sallon bukurie për një trajtim professional pedikyri. Çfarë mund të bëj për një trajtim të herëpashershëm?

Linja e produkteve Avon ‘’ Për Përkujdesin e Shputave’’ -Footworks përmban gjithçka që do t’ju nevoitej të bënit për një trajtim pedikyr ‘’ në kushtet e shtëpisë’’

• Hapi 1: Vendosini këmbët në një enë me ujë të ngrohtë ku keni hedhur edhe një sasi të vogël  locioni zbutës për shputat e këmbëve. Ju mund të përdorni gjithashtu një skrab për këmbët që të keni rezultate akoma më të mira.

• Hapi 2: Thajini këmbët me anë të një peshqiri ose cohe dhe fërkoni pjesët e ashpra të lëkurës së shputave me limën e këmbëve. Më pas aplikoni kremin hidratues për këmbët. – kremin mund ta zgjidhni sipas dëshirës.

• Hapi 3: Në fund spërkatësi për këmbët do t’i mbante ato më të freskëta për një kohë të gjatë.




Unë nuk kam patur kohë të hidratoj trupin pas çdo dushi, por lëkura ime thahet shume shpejt nëse unë nuk përkujdesem sistematikisht për të. Cila është alternativa më e mirë? 
 

Lëkura juaj mund të ndihet e thatë dhe e forte pas dushit për shkak të reduktimit të nivelit mbrojtës së yndyrërave në nivelet me sipërfaqësore të lëkurës ndërsa sasia e ujit zvogëlohet ndjeshëm. Përdorni xhelin për dush që përmban hidratim ekstra – xhel nga linja Liiv Botanicals, Skin So Soft ose Naturals.
         

Kam dëgjuar se përdorimi i të njëjtës shampo për një kohë të gjatë është e gabuar sepse flokët e tu nuk kanë më efektet e dëshiruara nga përdorimi i saj. A  është e vërtetë kjo gjë?

Jo, nuk është aspak e vërtetë. Kur keni gjetur një shampo apo zbutës që përshtatet me flokët tuaj, mos e ndërroni atë. Arsyeja e vetme që mund të zgjidhni një produkt tjetër mund të jetë ndryshimi i  flokut tuaj, për shkak të kalimit të viteve ose përdorimi i kimikateve të ndryshme. Linja e produkteve Advance Technique plotëson kërkesat për çdo lloj floku, ndaj mund të jetë një zgjidhje shumë praktike dhe efikase për nevojat tuaja.


Flokët e mi janë të ngjyrosur, por ngjyra e tyre del shumë shpejt dhe flokët e mi kanë një pamje të parregullt vetëm pas disa larjeve. Çfarë duhet të bëj?

Është mjaft e rëndësishme që flokët e trajtuar me kimikate të hidratohen duke përdorur trajtues zbutës në mënyrë të vazhdueshme. Përpiquni të përdorni Maskën Ristrukturuese një here në javë, sepse kjo maskë do të ndihmojë në ushqyerjen e flokut tuaj duke ruajtur ngjyrën dhe prakticitetin e tyre.
        

Cili është lloji i lëkurës suaj?

Tipi 1 –  lëkurë shumë e zbehtë, shpeshherë e plasaritur, sy ngjyrë blu, flokë të verdhë ose në ngjyrë të hapur. Kjo lëkurë nuk merr ngjyrë bronz, dhe digjet shume shpejt nga rrezet e diellit

>> mbrojtje maksimale


Tipi 2 –  lëkurë e zbehtë, shpehsherë e plasaritur, sy ngjyrë blu ose jeshilë, flokë biondë. Kjo lëkurë ka vështirësi në marrjen e ngjyrës bronz, (fillimisht mund të skuqet), është tepër e rrezikuar për diegje nga dielli

>> mbrojtje maksimale, mbrojtje mesatare


Tipi 3 –  lëkurë e yndyrshme , sy dhe flokë të ngjyrë të errët. Lëkura nxihet lehtë dhe mund të digjet rrallë.

 
>> mbrojtje mesatare, mbrojtje minimale


Tipi 4 –  Lëkura e fëmijëve – e zbehtë, e hollë dhe delikate, e rrezikuar shumë nga diegja e diellit, kërkon mbrojtjen të veçanta

>> mbrojtje maksimale, përdorimi i produkteve mbrojëse për fëmijët


Aplikimi i produkteve për mbrojtjen nga dielli: sigurohuni që keni aplikuar sasinë e mjaftueshme për nevojat e lëkurës suaj!
1 aplikim = 6 lugë të vogla çaji= 36 grams = 30 ml = sasi e mjaftueshme për një të rritur.
Kujdes: Reduktimi I kësaj sasie do të ndikonte në minimizimin e mbrojtjens së lëkurës suaj


         

Lëkura ime është shumë e thatë dhe e plasaritur. Çfarë duhet të bëj?

Fillimisht përdorni një furçë të thatë duke eksfoliuar të gjithë trupin dhe më pas përdorni një skrab për trupin gjatë dushit. Masazhojeni lëkurën e thatë duke përdorur një locion trupi hidratues nga linja e përshtatshme për nevojat e lëkurës suaj. Mos harroni se lëkura juaj ka nevojë për hidratim – nëse fillon të plasaritet patjetër që nuk ka arritur të marrë sasinë e nevojshme..