Shqipëri
    |         |         |    
How to keep summer longer c12 - AVON Albania

Si ta mbajmë më gjatë ndjesinë e pushimeve dhe perballojmë periudhën e pas verës?

Pas pushimeve ju ktheheni në shtëpi të relaksuar, me lëkurë të nxirë dhe plot me ide. Por e hëna juaj e parë në punë e shuan entuziazmin ... Lodhja dhe ngarkesa e përditshme është shumë më pak emocionuese sesa pushimet dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë shumë për këtë. Mos u shqetëso! Ne ndajmë disa ide se si të mbajmë më  gjatë ndjesinë e verës dhe pushimeve!

Pushimet janë të nevojshme për të rifituar energjitë e humbura. Ato nuk janë luks i tepërt, por një domosdoshmëri absolute. Nëse nuk pushojmë, humbasim produktivitetin tonë, jemi të plogësht dhe nuk jemi efikas në punë.Stresi dhe lodhja janë faktorë serioz të shumë sëmundje të rrezikshme!

Nuk ka rëndësi se ku të pushoni, ajo që ka rëndësi është të shkëputeni nga rutina e përditshme, një pauzë për t'u çlodhur dhe për t'iu përgjigjur nevojave tuaja.

Ishin pushimet tuaja si kjo? Nëse po, le të ju këshillojmë se si ta mbani ende ndjesinë e pushimeve!!

Lëkura pas verës – si të ruash shkëlqimin e nxirjes së lëkurës deri në stinën e dimrit?

Ne e pëlqejmë lëkurën tonë pas pushimeve. Edhe pse nuk kemi shpenzuar të gjithë ditën në rrezet e diellit, apo shtrirë në shezlong me siguri krahët dhe fytyra kanë marrë marrë nuancë si të “puthur nga dielli”. Mjafton në ecje buzë detit apo mëngjes në një taracë me diell që të merrni një shkëlqim diellor për lëkurën. Një nxirje e lehtë e lëkurës na bën të dukemi më sharmant, tërheqës dhe më të shëndetshëm.

Si ta mbajmë me gjatë ngjyrën e lekurës?

Kujdesi i veçantë duhet treguar për mbajtjen e ngjyrës. Së pari, lëkura ka nevojë për hidratim të specifik pas verës. Dielli, uji i detit, era na pëlqejnë shumë, por nuk sjellin vetëm të mira lëkurës.

Nëse gjatë pushimeve tuaja nuk keni aplikuar rregullisht kremin e trupit, mos e vononi atë më gjatë! Aplikimi i hidratuesit çdo ditë mund të ndihmojë lëkurën të rigjenerohet dhe të mbajë shkëlqimin e verës. Mos i perceptoni ritualet tuaja të kujdesit si detyrim të pakëndshëm, por më tepër si një kënaqësi.

 

7 faktet qe duhet te dish per nje banjo dielli te sigurt 1

Nëse zgjidhni zbutësin Avon Care, aroma e kokosit dhe gjalpit të kakaos do t'ju transportojë menjëherë në një plazh tropikal. Përbërës të thellë hidratues dhe ushqyes gjithashtu mund të gjenden në xhelin për dush dhe kremin e duarve nga e njëjta linjë. Pas banjës ju mund të përdorni vaj ushqyes me grimca të arta që ndriçon lëkurën tuaj dhe e lë atë të butë.

Këshilla Jonë: tregoni kujdes special për këmbët pas periudhës së verës, sidomos kur thembrat duken të thata edhe të çara. Rekomandojmë gjithashtu të evidentoni njolla apo shenja në lëkurë dhe nese i keni, të konsultoni me doktorin!

7 faktet qe duhet te dish per nje banjo dielli te sigurt 2

Akesorët e sezonit të ri – do të përmirësojnë gjendejn tuaj!

Është e vështirë që me ikjen e verës, jemi të detyruar të lëmë pas veshjet me lule dhe të fillojmë të vishemi me veshjet vjeshtore. Vjeshta dhe dimri janë stinë që do ti jetojmë dhe shijojmë me veshjet e reja dhe aksesorët e përshtatshëm.

Kur të kthehesh në zyrë, vishu me nje fustan të ri dhe me një pamje të ndryshuar.

Ne këshillojmë glamurin klasik të zyrës, por edhe komoditet gjithashtu. Ju keni në garderobën tuaj ndonjë fustan te zi, të përsosur për intervistë në punë apo veshje të përshtatshme që ju bëjnë të dukeni më profesional? Sigurohuni që ti keni ato. Pantallon streçe klasik, janë gjithashtu një ide e mençur pasi mund të kombinohen me takë të lartë ose me ballerina të rehatshme.

Mos harro aksesorët: këto detaje ju bëjnë dukeni me stil dhe madje ndryshojnë pamjen tuaj.

7 faktet qe duhet te dish per nje banjo dielli te sigurt 2

Kete sezon mund të mbani bizhu me stil që ju kujtojnë stinën e verës. Mund ti mbani me fustane apo me xhinse. Nuk dini cfarë të zgjidhni? Provo byzylykë ose vathë me dekorues që nxjerrin në pah ngjyrën e syve tuaj, si dhe ju sjellin ndërmend detin e kaltër në mes të nuancave gri të vjeshtës.

Ndjesi pushimesh që zgjasin përgjithmonë – ju sugjerojmë të ndiqni metodat tona!

Pas pushimeve ne mungon kryesisht koha e lirë, energjia dhe gjetja e një hapësire për kënaqësi të vogla. Shumë prej nesh i rikthehen punës dhe detyrimeve familjare. Përqendrimi në punë dhe rutinën e përditshme ndonjëherë na lodh dhe kështu kemi nevojë të perjetojmë ndjesi pushimesh.

Sidoqoftë, pushimet janë koha e përkryer për të rimenduar më thellë disa gjëra dhe për të patur ndryshimet e nevojshme. Ne mund të punojmë me sjelljen tonë, gjendjen shpirtërore si dhe të krijojmë modifikime të caktuara që do të përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të jetës sonë dhe mënyrën se si e perceptojmë atë.

Çfarë duhet të bëjmë?

    • Vlrëso atë që ke dhe vendin ku jeton.

Ne çdo dike kemi disa grimca lumturie, dhe ia vlen qĽ të vë theksin tek to. Kafeja e shijshme, një prafum me aromë verore, apo I kuqi I preferuar I cili na përmirëson gjendjen: të gjitha këto detaje përmirërojnë jetën tonë.

    • Kujdesu për gjendjen fizike.

Fitnes fizik dhe pikologjik. Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë, pra duhet të tregoheni të zgjuar për tu kujdesur mbi turppin tuaj pas pushimeve. Gjatë pushimeve keni ecur, djersitur apo keni bërë joga. Gjeni të paktë 15 min në ditën tuaj të ecni pak! Ju merr një kohë shumë të shkurtër por ndryshimi është i madh. Duhet të ushtoheni gjatë gjithë vitit!

    • Përfito nga të mirat e stinës: konsumo fruta dhe perime.

Dietë e pasur me vitamina dhe antioksidante do të thotë lëkurë e mirë, humor i mirë, dhe shumë enrgji për të përballuar stinën e dimrit.

    • Planifiko pushimet e ardhshme!

Kjo është koha që ju përmirëson jo vetëm gjendjen por ju jep mundësinë për të kërkuar gjërat e duhura.

Edhe pse pushimet përfunduan, në mendje mbeten kujtimet, buzëqeshjet dhe kohën e bukur që kaluam.