Shqipëri
    |         |         |    
How to choose perfumes and transform yourself in 10 minutes - AVON Albania

Si te zgjedhesh parfumin e duhur dhe te transformohesh per 10 minuta?

Mendon se eshte e pamundur? Parfumet kane nje fuqi te jashtezakonshme! Ato influencojne menyren tone te te sjellurit, mund te rrisin autoritetin  apo te tregojne brishtesine tone, mund te ndryshojne menyren sesi te tjeret na shohin madje na bejne te dukemi me te rinj apo me te vjeter! Keni dyshime?  

Zgjidhni parfumin e ri me ne dhe transformoni imazhin tuaj ne me pak se 10 minuta!

Far Away perfumes

Fuqia e parfumeve eshte e njohur prej vitesh: te krijuar nga vajrat natyrale dhe ekstraktet e natyres ato mund te shkaktojne humbje parash nese kthehen ne obsesion. Aromat kane realisht fuqine unike te influencojne njerezit: shpeshhere ne mbajme mend njerezit me teper sesa eventin ose pershtypjet e lidhura vizualisht me diçka, sepse mbi te gjitha – ky proces eshte plotesisht instiktiv.

Aroma e kendshme e bukes se sapo pjekur stimulon gjendrat e peshtypmes, ndersa aroma e kafese na rikthen ne kujtime te embla. Shume kompani dhe dyqane perfitojne nga ky fenomen per te influencuar vendimet tona per blerje.

Ne mund te perdorim fuqine tone te aromave edhe ne jeten e perditshme. Çfare lloj arome duhet te perdorim per t’u dukur me seksi, cila do te ishte me e pershtatshme per ne pune, dhe cila do te na bente te dukeshim me te reja apo me sportive?

 

Little black dress

Si mund te zgjedh një parfum? Kujdes!

  1. Zgjidh parfumin qe do te blesh ne mengjes, atehere kur hunda eshte ‘’e qete’’

Ka disa faktore qe ndihmojne ne preferencat tona tek aromat, perfshire gjendjen emocionale ose nivelin hormonal. Fokusohu ne 2-3 aroma njekohesisht; me shume mund te rezultoje ne me teper konfuzion dhe si rrjedhoje edhe ne nje zgjedhje te gabuar.

  1. Mos harro: nuk ka parfume universale

Ne teori mund te themi ndryshe, por ne realitet, nese deshiron te kesh avantazhin e aromes, mos prit qe nje parfum t’i pershtatet cdo lloj rasti. Ashtu si nje fustan nuk eshte i mjaftueshem, edhe aromat nuk mund te kthen ne nje perzierje universale. Kur zgjedh nje parfum mendo se ku do ta mbash, si do te kombinoje me veshjen tende, makiazhin etj. Sigurisht, mund te zgjedhesh nje arome qe eshte e e pershtatshme per pjesen me te madhe te rasteve, por perse ta kufizosh veten kaq shume?

  1. Kushtoji vemendje notave te nje arome

Notat e qitros rigjeneruese, i shtojne freskine dhe nxisin energjine e personit qe e mban si edhe gjithçka qe e rrethon. Aromat e lules ndihmojne per te luftuar ndrojtjen, por nese jane shume te embla mund te ulin autoritetin duke te shfaqur me feminore veçanerisht kur shoqerohen me veshje teper femerore. Nese keni si qellim te tundoni, zgjidhni aromat e myshkut dhe rreshires. Mos harroni se perceptimi i nje arome gjithsesi mbetet individuale, ndaj pike se pari besoni dhe kushtojini vemendje preferencave te hundes dhe intuites suaj!

  1. Mos i perdor parfumet si nje menyre per t’u fshehur!

Aromat mund te influencojne menyren sesi te tjeret na shohin, por eshte e kote ta perdoresh ate si nje forme ‘’maskimi’’. Te pretendosh sikur je dikush krejtesisht tjeter nuk sjell efektin e deshiruar. Por ne te kundert, ne duhet te thekojme pikat e forta te personalitetit tone me aromat. Te mbash parfume qe nuk pershtaten me personalitetin tend nuk ka kuptim, sepse personat qe te njohin dhe rrethojne do te reagojne duke rrudhur vetullat.

 

Parfum Rare Pearls

Parfumi i duhur per ne pune

Ai duhet te jete i fresket, por jo shume forte. Ne varesi te pozicionit tuaj te punes, ndoshta do te kenaqeshit me aromat Pur Blanca, Avon Pure, Individual Blue Free, Viva la vita.

 

Parfumi i duhur per nje takim intim

Kjo arome eshte mire te jete me sensuale dhe e rende, por nese preferon notat e lules – eshte po ashtu shume mire. Ne ju sugjerojme: Avon Attraction, Incandessence, Premiere Luxe, Little Black Dress

 

Eksperimento me aromat!

Bota e aromave, ashtu si edhe moda, eshte si nje kend lojrash perfekt. Mos u dashuro pas vetem 1 arome: edhe nese ke nje arome te preferuar qe e ke perdorur per vite me radhe, nje ‘’tradhti’’ e vogel here pas here eshte e rekomandueshme.  Ku i dihet? Mbase do te biesh ne dashuri me nje arome te re?