Shqipëri
    |         |         |    
BSP_motivation_boosters

Manikyr në kushtet e shtëpisë – si ti sigurosh vetes thonj dhe duar të shëndetshme?

Lista e faktorëve që mund të dëmtojnë thonjtë është e gjatë: uji dhe detergjetët, dietat e gabuara, ndryshimi i stinëve, stresi dhe prishja e balancave hormonale. Por për fatin tonë të mirë ekzistojnë edhe shumë mënyra për të përmirësuar gjëndjen. Le ti përdorim këto mënyra për një manikyr në kushtet e shtëpisë. Ndiq këshillat tona se si duhet bërë në mënyrën e duhur.

Zbuti duart

Përpara se të fillosh me procesin e manikyrit duhet që të heqësh llakun e thonjve që ke pas aplikuar më parë dhe të vendosësh  duart në ujë për ti zbutur ato. Në këtë mënyrë largimi dhe zvogëlimi i lëkurës së dëmtuar bëhet më mirë.  Kjo është arsyeja përse shumë femra e fillojnë manikyrin pasi kanë larë enët ose pas dushit.

 

Largo kutikulat

Shtyji butësisht nëpërmjet një shkopi kutikulat nga thoi. Mos I pri kutikulat me gërshërë ose prerëse thonjsh. Në këtë mënyrë mund të dëmtosh lëkurën delikate e cila na mbron nga infeksionet. Por mbi të gjitha prerja e kutikulave sjell edhe rritjen e tyre më të shpejt dhe më të trashë. Ka raste kur ato janë aq të mëdha sa prerja e tyre ngelet e vetmja zgjidhje.

 

Limo thonjtë

Përpiqu të mos i presësh thonjtë me gërshërë. Limoji ato më mire, përdor lime, mundësisht përdore ne pozicion diagonal dhe në një drejtim, sidomos nëse thonjtë janë të dëmtuar.   Nëse thonjtë e tu janë të hollë, përdor prerëse thonjsh. Duhet që të gjitha këto mjete të gjenden me ty, mundësisht në një paketim që mund të transportohet lehtësisht.

 Mjete e nevojshme për kujdesin e thonjve

Nëse je person që  vlerëson thonjtë e kuruar atëherë investo në pajisjen  5 në 1 me bateri. Freza me bateri ka 5 pajisje të ndryshme, për funksione të ndryshme. 1*formuese, 1*kon për lëmimin e cepave, 1*formuese për precision, 1* limë lëmuese dhe 1*kokë gome për shkëlqimin e thonjve.

Pak çmenduri me ngjyrën e thonjve!

Pasi të jesh kujdesur për thonjtë e tu, mund të luash me ngjyrat dhe të guxosh për më shumë madje. Përdor bazën transparente si fillim, ajo do të mbroj dhe ushqej sipërfaqjen e thoit. Më pas provo një prej ngjyrave plot shkëlqim të linjës Gel Shine të Avon, pasi larmishmëria e ngjyrave që kjo linjë ofron është mbreslënëse. Luaj edhe me dizenjot, kombino ngjyrat dhe mund të suprizosh veten me shumë ide dhe inspirime.

 

Shpëtimi për thonj të dëmtuar

Nëse thonjtë e tu nuk janë në gjëndje të mire, trajtoji ato me produkte rivitalizuese. Si fillim, mos apliko në thonj llak, pasi përdorimi i locionit për heqjen e llakut të thonjve dhe llaku i thonjve do ti dobësoj edhe më tepër ato.Në vend të tyre përdor produkte si: llak për thonjtë transparent me keratin, për thonj të brishtë dhe që këputen, që do të ndihmoj për ti rikthyer në formë.

 Mjaft i kafshove!

Teorikisht të gjithë e dime, por në situata stresuese zakonet e këqija fitojnë mbi ne. Kafshimi i thonjve dhe i kutikulave janë zakoni më i keq në lidhje me bukurinë e duarve. Ky zakon dëmton sipërfaqjene  thoit, na ekspozon ndaj infeksioneve pra….me pak fjalë i jep duarve pamje jo të bukur. Nëse nuk je në gjëndje ta kontrollosh këtë zakon atëherë hidratoji kutikulat, në vend që ti kafshosh!

 

Kujdesi ndaj kutikulave

Kurdo që të jetë  e mundur, gjatë manikyrit, por jo vetëm, hidratoji kutikulat e tua. Ekzistojnë kremëra për zbutjen e kutikulave,  të cilat përmbajnë acide alpha hydroxy (AHA) dhe vitamina E që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën rreth thonjve. Pas disa trajtimeve të tilla kutikulat e tua nuk do të jenë më të thara dhe nuk do të të bezdisin.

Miqësohu me kremin e duarve

Pas larjes së duarve duhet gjithnjë të përdorësh krem ushqyes për duart dhe thonjtë; si psh – Linja Planet Spa ofron kremëra me vaj ulliri që i hidraton dhe e mban të butë lëkurën e duarve për një kohë të gjatë. Mbaj me vete një krem për duart, ose vendose atë në tavolinën e punës, ose edhe në banjë pranë sapunit.