Shqipëri
    |         |         |    

 

Aromat Pyetje

       
     
 

Cila është pjesa më e përshtatshme e trupit për të aplikuar një aromë?




Theksimi i aromës, nëse aplikoni një aromë në zonën e qafës ajo do të rritet gradualisht dhe më pas do të zhduket. Zona të tjera ku mund të spërkatni aromën janë tëmthat, kyçet, pjesa e mbrapme e gjurit dhe pjesa e përparme e thembrës, aty ku lëkura është më e ndjeshme dhe e ngrohtë. Flokët e sapolarë janë një tjetër vend i përshtatshëm për të hedhur pak aromë, në mënyrë që sa here të lëvizni kokën dhe flokët aroma të përhapet këndshëm rreth e rrotull

Për sa kohë zgjat normalisht një aromë?



Nëse dëshironi që aroma juaj e preferurar të ndihet gjatë të gjithë ditës, duhet të përdorni  aromën në çdo 3-4 orë.  Mënyra më e mire për të zgjatur qëndrimin e aromës suaj është ‘’shtresëzimi’’. Për shembull përdorni xhelin për dush dhe locionin për trupin nga e njëjta linjë. Lëkura juaj do të përthithë dhe shpërndajë molekulat e aromës mbi të gjithë sipërfaqen e trupit tuaj.  


Aromat Pyetje 1

         

A kërkon lëkura e thatë përdorim më të madh të një arome?


 
Sigurisht, sepse lëkura e thatë nuk e mban aromën në të njëjtën kohëzgjatje si lëkura e yndyrshme. Aroma duhet të aplikohet më shpesh gjatë ditës në lëkurat e thata.

A mund të mbahen parfumet për një kohë shumë të gjatë?



Nëse një shishe parfumi hapet ajo duhet të përdoret patjetër, përndryshe aroma e tij do të zbutet me kalimin e kohës. Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë ose në temperature të larta mund të ndikojnë në aromën delikate të një parfumi duke ndryshuar balancën e tij dhe rrjedhimisht edhe aroma e parfumit do të ndryshojë. 
         

A mund të ndryshojë aromë një i njëjti lloj parfumi?



Po. Ndonjëherë personi që përdor parfumin mendon se aroma e tij ka ndryshuar , kur në fakt ky ndryshim mund të vijë nga ndryshimi i dietës, i mënyrës së jetesës dhe perceptimit të përdoruesit. Shtatzania dhe periudha e menopauzes mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën sesi perceptohet aroma e një parfumi.

Pse nuk duhet të provoj jo më tepër se 3 parfume në të njëjtën kohë?



Shqisa e të ndjerit shpeshherë krijon ‘’një lodhje’’ ndaj aromave nëse është nën ndikimin e llojeve të ndryshme në të njëjtën kohë
         

A është e vërtetë se aromat e ndryshme i përshtaten personave me ngjyra të ndryshme të flokëve?



Po kjo është e vërtetës. Bjondet me lëkurë në ngjyrë të hapur do të ishin më të kënaqura me aromat floreale që zgjasin për një kohë të gjatë. Brunet duhet të mbajnë aroma të forta orientale ndërsa personat me ngjyrën e kuqe të flokëve zakonisht janë më të prirur drejt aromave me elementë bimorë.


Aromat Pyetje 2

Cili është ndryshimi midis EDT-ë së Lehtë (Eau de Toilette) dhe Locionit pas Rrojës (After Shave)?



Locioni pas Rrojes 

është formuluar veçanërisht për t’u përdorur në fytyrë ndaj përmban edhe një sasi të kufizuar vaji me aromë për të parandaluar ndjesinë pickuese. Locioni pas Rrojes përmban gjithashtu elemtë të tillë si glicerina e cila ndikon në zbutjen e lëkurës. Edt-ja i Lehtë është më tepër i përqëndruar  në vaj me aromë dhe mund të aplikohet në zona të ndryshme të trupit. 
         

Pse rekomandoni aplikimin e një arome direkt në lëkurë?



Disa aroma (veçanërisht Edt –të e Lehta të cilat përmbajnë përqëndrim më të lartë të vajit) mund të shkaktojnë çngjyrosjen e rrobave tuaja. Kini kujdes në cohat prej mëndafshi ose materiale të tjera delikate dhe lloje të tjera cohash veçanërisht ato që përmbajnë etiketën "pastrojini vetëm në pastrim kimik’’.

Nëse dëshironi të hidhni një sasi arome në rrobat që keni veshur, provojeni fillimisht në zonat më pak të dukshme (për shembull në pjesën e brendëshme të rrobave) përpara se ta përhapni atë mbi të gjithë hapësirën.

Pjesa kryesore, qëndrore dhe baza – çfarë nënkuptojnë në përshkrimin e një parfumi?



Pjesët e një arome nënkuptojnë përbërësit e shtresave të ndryshme të një parfumi.


• Pjesët kryesore janë shumë të lehta dhe zgjasin vetëm pak minuta (5-10 minuta).
• Pjesa qëndrore fillon pas rreth 10-15 minuta dhe zgjat deri në 1 orë.
• Pjesa bazë është përfundimatarja dhe ajo që zgjat më tepër nga aroma e parfumit duke kaluar në disa orë

Zgjedhja e parfumit të duhur



Njiheni gjithnjë aromën përpara se ta blini atë. Spërkateni një sasi të vogël të saj në lëkurën tuaj dhe lëreni për disa minuta – në këtë mënyrë do të njihni të gjithë pjesët e përbërjes së një parfumi dhe të bëni zgjedhjen e duhur.

Në çdo broshurë Avon ju do të gjeni faqe të aromatizuara, të cilat do t’ju krijojnë përshtypjen e parë për një aromë. Gati të gjithë llojet e parfumeve ofrohen gjithashtu edhe në produkte prove, ndaj nëse dëshironi të njihni aromën e një parfumi kërkoni nga Klienti juaj i Privilegjuar t’ju tregojë një produkt provë.

 

A ekziston një udhëzues përdorimi për parfumet?



Natyra e një parfumi shfaqet akoma më mire kur e spërkatni atë në zona të trupit që mund ta ndjeni më mire si - në puls, në qafë, pas veshëve, dhe në kyçe.

Mos përdorni perfume kur jeni duke bërë banjo dielli, sepse ato kanë përmbajtje alkooli dhe mund të jenë të dëmshme nëse bien në kontakt për një kohë të gjatë me rrezet e diellit. Një pjesë e aromave janë prodhuar veçanërisht për përdorim gjatë verës dhe përmbajnë një sasi të kufizuar ose shumë pak alkool – ndaj janë më të sigurta krahasuar me parfumet tradicionale.

Nëse doni që një aromë të zgjasë për një kohë më të gjatë përdorni një deodorant ose një locion trupi me aromë, përveç parfumit. Ne rekomandojmë kombinimin e produkteve nga e njëjta linjë për të evituar përzierjen e aromave të ndryshme në të njëjtën kohë.