Shqipëri
    |         |         |    

Fondacioni  Avon në Kryqëzatën kundër Luftës së Kancerit të Gjirit 

Misioni i  Fondacionit Avon në Kryqëzatën kundër Luftës së Kancerit së Gjirit është  ngritja e fondeve dhe ndërgjegjësimi për avancimin e kërkimeve shkencore në  gjetjen e kurave kundër sëmundjes. 

Që nga lancimi i  fondacionit në vitin 1992 deri në 2007, nismat e shumta të ndërmarra nga Kryqëzata  e Avon në Luftën kundër Kancerit të Gjirit,  kanë arritur të mbledhin më shumë se 525 milion USD në favor të kauzës kudo në  botë.

Fondi i mbledhur lëvrohet  në pesë fusha të ndryshme: edukimi dhe ndërgjegjësimi, diagnostikimi, trajtimi,  mbështetja në shërbime dhe kërkimet shkencore. Tashmë Avon mbështet programe për  kancerin e gjirit në rreth 50 vende të botës. 

Qëllimi i  Fondacionit Avon në Kryqëzatën kundër Kancerit të Gjirit është të mbështesë  gratë në nevojë kudo në botë, duke ditur që kanceri i gjirit është diagnoza më  e përhapur ndër to kudo në botë. Gjithsesi, theks i vecantë është vënë në ndihmën  dhe mbështetjen mjekësore e një kategorie të vecantë, sic janë gratë me të  ardhura të pamjaftueshme, ato në një moshë të thyer dhe minoritete si dhe  femrat të cilat nuk disponojnë mbulim nga sigurimet shëndetësore. 


Cfarë e bën Unik  Fondacionin Avon të Kryqëzatës kundër Kancerit të Gjirit 

Fondacioni Avon ka  ndërtuar dhe implementuar një strategji filantropike e cila adreson cdo anë të  sëmundjes. Duke njohur kompleksitetin e problemeve që shkakton kjo sëmundje tek  gratë, Avon vetë-vecohet nga donatorë të tjerë duke mbështetur një rrjet kombëtar  kërkimi, mjekimi, shërbimi social dhe organizata në mbështetje të komunitetit,  secila prej te cilave ofron një kontribut unik për të ndihmuar pacientët si dhe  thelluar kërkimet në luftën kundër kancerit të gjirit.

Në vijim,  Fondacioni Avon lehtëson bashkëpunimin ndërmjet organizatash të ndryshme dhe institucionesh  si dhe vendos urat e bashkëpunimit në nivel specialistësh akademikë në funksion  të qendrave sanitare dhe spitaleve në favor të komunitetit në nevojë. 

          
Kërkime Shkencore dhe Kujdesi Klinik 

Kryqëzata Avon kundër  kancerit të gjirit ngre fonde në favor të kërkimeve shkencore në luftën kundër  kancerit të gjirit si dhe njëkohësisht lehtëson shërbimet dhe kujdesin mjekësor  për pacientët në pamundësi për të përballuar shpenzimet mjekësore. Njëkohësisht,  nga viti 2004 deri në 2007 në shumë vende Fondacioni Avon ka shtrirë  kontributin dhe në mbështetjen e më shumë se 40 institucioneve me aparatura  specifike për diagnostikimin e sëmundjes si sonografi apo mamografi dixhitale.         

Edukimi Profesional: Nevoja Specifike 


Prej vitit 2001,  Fondacioni Avon i Kryqëzatës kundër Kancerit të Gjirit ka shtrirë kontributin  dhe në lëmin e trajnimeve specifike në radiologji. 


Filantropia e Avon shkon akoma më tutje, si në ofrimin e bursave dhe mbështetje  financiare për kërkues të ndryshëm me qëllim përqasjen e tyre në fushën e kërkimit  të luftës kundër kancerit të gjirit si dhe trajnime dhe specializime praën  qendrave të njohura kërkimore shkencore. 

Përpjekje Unike për Ngritje Fondesh Nëpër Botë   


Kryqëzata Avon në  Luftën Kundër Kancerit të Gjirit ngre fonde nëpërmjet nismave të shumta, duke përfshirë  edhe shitjen e nje linje produktesh të vecantë të njohur ndryshe si “shiriti rozë”.  Evente të ndryshme bamirësie, marshime solidarizimi kudo në botë, programe  lokale për ngritje fondesh si dhe donacione të drejtpërdrejta online, janë ndër  nismat më frutdhënëse të Fondacionit Avon.


Që prej vitit 1993,  Klientët e Privlegjuar Avon kudo në botë kanë realizuar shitje të një game të  gjerë produktesh të linjës “Shirit Rozë”, si, të kuq buzësh, karfica,  stilolapsa , qirinj, lodra pellushi etj. Cdo produkt i blerë vjen së bashku me  Guidën e Burimeve të Shëndetit të Gjoksit e cila ofron informacione të shumta  mbi parandalimin dhe simptomat e sëmundjes.



Impakti Botëror 


Kryqëzata Avon e  Luftës kundër Kancerit të Gjirit është lancuar në Britaninë e Madhe në vitin  1992. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ky program është nga më të mëdhenjtë, Avon  aktualisht mbështet projekte të luftës kundër kancerit të gjirit në rreth 50  vende të botë, duke ngritur fonde dhe ndërgjegjësim njëkohësisht duke thyer  barrierat kulturore, sociale, financiare në mbështetje të kësaj kauze. 

Falë programeve të  mbështetura nga Avon, cdo ditë shpëtohen jetë njerëzish në vende të ndryshme si  Argjentinë, Australi, Brazil, Kinë, Republia Ceke, Itali, Malajzi, Meksikë,  Poloni, Filipine, Turqi si dhe shumë vende të tjera, duke e shndërruar  kësisoj Avon, në liderin global në mbrojtje të  shëndetit të grave.