Shqipëri
    |         |         |    

NATURA &CO PERFUNDON ME SUKSES TRANSAKSIONIN ME AVON, DUKE KRIJUAR KOMPANINE E 4-T ME TE MADHE TE BUKURISE NE BOTE

Drejtues te rinj emerohen per te udhehequr kompanine drejt nje kapitulli te ri

3 Janar, 2020 – Natura &Co njoftoi finalizimin e blerjes se Kompanise Avon Products, Inc. dhe emerimin e nje ekipi te ri drejtuesish te larte per te udhehequr kompanine drejt nje kapitulli te ri te zhvillimit dhe rritjes se saj.

Ky trasaksion historik shenon edhe krijimin e kompanise se katert te bukurise ne bote dhe eshte nje hap i rendesishem ne krijimin e nje grupi me qellim angazhimin ne nje menyre te re te te berit biznes. Natura &Co, e cila tregton ne bursen e San Paolos B3, me 6 Janar 2020 fillon tregtimin ne bursen e New Yorkut permes te gjitha procedurave me ADR-se.

Bashkimi i Avon, Natura, The Body Shop dhe Aesop zgjeron ndjeshem shtrirjen e nje grupi ne shume kanale dhe marka qe do te jete nje udheheqes i pakrahasueshem i tregut qe synon konsumatorin e drejteperdrejte, duke ofruar produkte bukurie per mbi 200 milione konsumatore ne mbare boten, kudo dhe kurdo, çdo dite me ane te kanaleve te ndryshme, pikave te kontaktit me konsumatoret dhe markave ikonike ne portofolin tuaj.

Natura & Co do te marre drejtimin ne shitjet direkte, online dhe offline permes Avon & Natura, me mbi 6.3 milione konsumatore dhe Kliente te Privilegjuar. Ky grup do te marre nje pozicion kryesor ne industrine e shitjes me pakice me me teper se 3000 dyqane dhe nje prani te zgjeruar dixhitale ne te gjithe kompanite e saj. Natura &Co do te kete te ardhura bruto vjetore mbi US$10 miliarde, me teper se 40,000 bashkepunetore, nje portofol te gjere dhe gjitheperfshires te produkteve ne kategorite kryesore dhe shtrirje globale ne mbi 100 vende te botes.

Si nje kompani ne mbeshtetje te çeshtjeve Filantropike, Natura &Co do te kete nje ze te fuqishem ne mbeshtetjen e kauzave duke perfshire fuqizimin e femrave, luften ndaj krizave klimaterike, produkteve kozmetike qe nuk testohen mbi kafshet dhe zhvillimin e marredhenieve te forta me komunititetin lokal. Te gjithe keto kauza jane pjese e besimit te saj ne nje menyre te re te te berit biznes nepermjet ndikimit pozitiv social, ekonomik, dhe mjedisor.

Louise Seabra, bashkethemeluese e Natura, u shpreh: "Natura sapo festoi 50 vjetorin e saj dhe nuk ka menyre me te mire per te filluar nje faze te re ne historine tone sesa te mirepresim Avon ne familjen tone. Ne jemi te bashkuar nga vizioni i perbashket dhe pasioni per te bukuren, marredheniet e ndersjelleta dhe besimin se se bashku do te jemi edhe me te forte, duke u perpjekur te ndertojme nje bote me te mire dhe me te bukur.”

Emerimet e struktures organizative dhe ekipi menaxhues ne perputhje me miratimet e aplikueshme te koorporatave:

Roberto Marquez, CEO i Bordit te Drejtuesve te Natura & Co qe ne 2017, do te sherbeje gjithashtu si Drejtues Ekzekutiv i Grupit. Z. Marquez u bashkua ne Bordin e Drejtuesve te Natura rreth kater vite me pare. Gjate kesaj kohe, ai ka kryesuar ne perqajsen globale, shume-disiplinore, multi-marke, duke drejtuar blerjen e The Body Shop ne 2017, dhe tani bashkimin me Avon. Ai ka nje eksperience te gjere menaxhimi ne industrimi e mallrave te konsumit, pasi ka mbajtur me pare role te ndryshme drejtimi ne Johnson & Johnson dhe Mondelez International per 30 vjet.

Z. Marquez do te vazhdoje te kryesoje grupin e larmishem dhe me pervoje te Komisionit te Grupit te Operacioneve (GOC) qe perfshin Drejtuesit Ekzekutiv te seciles nga kater kompanite dhe markat, si dhe pozicionet kryesore funksionale. Ne kete faze, te kater njesite e biznesit jane te organizuara ne baze te prioriteteve strategjike te Grupit:

  • Natura & Co ne Ameriken Latine do te jete pergjegjese per raportin vjetor te Natura, Avon, Body Shop ne rajon dhe Aesop në Brazil, si dhe per inovacionin dhe menaxhimin global te markes Natura.
  • Avon (perveç Amerikes Latine) do te jete pergjegjes per raportin vjetor te te gjitha grupeve te tregut ne Evrope, Afrike, Lindjen e Mesme dhe Azi, si dhe risite e markes Avon dhe qeverisjen globale. Ne te ardhmen, njesia do te jete pergjegjese per zgjerimin nderkombetar te markes Natura, jashte Amerikës Latine
  • The Body Shop
  • Aesop

Joao Paulo Ferreira merr rolin CEO i Amerikes Latine te Natura & Co. Ristrukturimi ne Ameriken Latine do te lejoje qe kater markat e ndryshme te grupit te maksimizojne potencialin e tyre, te krijojne sinergji dhe te shpejtojne rritjen dhe pranine e tyre shume here me gjate. Z. Ferreira ka udhehequr me sukses modelin e shitjeve direkte të Natura qe prej emerimit te tij si CEO ne Tetor 2016, duke i dhene nje impuls te ri modelit te ri te shitjeve dhe dixhitalizimit. Ai me pare mbante rolin e Zevendes Presidentit te Operacioneve dhe Logjistikes dhe Zevendes Presidentit te Tregtise ne Natura pas nje karriere te gjate ne Unilever.

Angela Cretu emerohet CEO e Avon, pergjegjese per biznesin jashte Amerikes Latine dhe per mbikeqyrjen e markes Avon globalisht. Lindur ne Rumani, Znj. Cretu ka mbi 20 vjet pervoje ne Avon ne role të ndryshme te larta ekzekutive, se fundmi si Zevendes Presidente e Grupit dhe Menaxhere e Pergjithshme per Evropen Qendrore, pergjegjese per 18 vende te botes ku Avon operon. Me pare, ajo ka drejtuar me sukses Evropen Lindore dhe vende te Afrikes / Lindjes së Mesme dhe ne role ne nivele globale. Ajo ka nje pasion per Avon, punonjesit e saj, Klientet e Privilegjuar dhe klientet e thjeshte. Pervec aftesive te saj menaxhuese, perspektiven nderkombetare dhe eksperiencen ne kete industri, ajo eshte perfshire edhe ne perpjekjen e Avon per fuqizimin ekonomik te grave, te gjitha keto pika kryesore per te çuar perpara Avon dhe Natura se bashku.

David Boynton do te mbetet CEO i The Body Shop, duke vazhduar drejtimin e transformimit dhe rilindjes se markes qe eshte duke u zhvilluar dhe duke dhene rezultate pozitive. Ai ishte me pare CEO i Charles Tyrwhitt dhe CEO i Western Markets per L'Occitane.

Michael O’Keeffe, CEO i Aesop qe prej vitit 2003, do te vazhdoje ne rolin e tij aktual, duke vazhduar rritjen e kesaj marke unike dhe prestigjoze, dhe me mbeshtetjen e pjeses tjeter te grupit, te transformoje ate ne nje biznes te trefishte.

Roberto Marques, Drejtori Ekzekutiv i Bordit te Drejtuesve dhe CEO i Grupit Natura & Co, u shpreh: "Krahas ekipit te menaxhimit te larte me pervoje, te larmishem dhe nderkombetar qe shpallem sot, une jam krenar dhe i privilegjuar te udheheq Natura & Co ne hapat e udhetimit te saj te ardhshem. Aspirata jone eshte te ndertojme jo vetem kompanine me te mire te bukurise ne bote, por edhe kompanine me te mire te bukurise PER boten. Me zgjerimin e grupit me Avon, ne kemi krijuar nje familje kompanish me nje shtrirje te pakonkurueshme, te drejtperdrejte te konsumatori dhe nje platforme te sigurte per zhvillim dhe rritje. Une pres me padurim fillimin e punes se bashku per te ecur me tej ne qasjen tone te trefishte dhe per te shkruar kapitullin tjeter te udhetimit tone."

Rreth Natura & Co

Natura & Co eshte nje grup global ne industrine kozmetike, me qellime, shume-kanale dhe multi-marka perfshire Avon, Natura, The Body Shop dhe Aesop. Natura & Co reflektoi te ardhura neto prej 13.4 miliarde dollare ne 2018. Kater kompanite pjese e grupit jane te angazhuara per te gjeneruar ndikime pozitive ekonomike, sociale dhe mjedisore. Mbi 130 vjet Avon ka mbeshtetur gruan: duke siguruar produkte te reja, cilesore te bukurise, te cilat kryesisht u shiten femrave, permes femrave. E themeluar në vitin 1969, Natura eshte nje kompani shumekombeshe braziliane ne segmentin e kozmetikes dhe te kujdesit personal, lider ne shitjet direkte. E themeluar ne 1976 ne Brighton, Angli, nga Anita Roddick, Body Shop eshte nje marke globale e bukurise qe kerkon te beje nje ndryshim pozitiv ne bote. Marka Australiane e bukurise Aesop u krijua ne 1987 me nje perpjekje per te krijuar nje game te produkteve super cilesore te lekures, flokeve dhe trupit.