Shqipëri
    |         |         |    
BSP_motivation_boosters

Gati për nxirrje

Dëshiron të marrësh rreze në verë? Mos harro rregullat për banjo dielli të shëndetshëm.

Përpara banjës së diellit

1. Për të përgatitur lëkurën për banjo dielli duhet që kremi i plazhit të aplikoht 15-20 minuta përpara ekspozimit në diell në mënyrë që përbërësit të të përthithen nga lëkura dhe të formojnë shtresën mbrojtëse.

2. Nëse është dita jote e parë e pushimeve ose nëse ke llëkurë të ndjeshme duhet të përdoresh krem me faktor të lartë mbrojtës.

3. Nëse nuk të pëlëen të shfaqesh në plazh pa makiazh ateherë sigurohu  që kremi pudër të jetë Krem BB dhe balsami për buzët të jetë me SPF dhe që  maskara të jetë rezistente ndaj ujit.

4. Por kujdes duhet bërë edhe me flokët. Spërkatesit për flokët me çmime të leverdisshme e ruajnë flokun nga rrezet UV, djegia, kripa në flokë dhe mos hidtratimi.

Ndërkohë që merr rreze

1. Mos hezito të ri aplikosh kremin herë pas here, sidomos nëse je future në ujë ose ke notuar. Minimalisht çdo 2 orë duhet të riaplikosh kremin.

2. Mbaj gjithnjë kapele dhe syze dielli. Nuk ka mënyrë tjetër për të mbrojtur sytë nga rrezet UV dhe përpos kësaj na ndihmon që të mos krijojmë rrudha në zonën e syve.

3. Përdor pareo për të mbrojtur  lëkurën e nxirë dhe atë sensitive, dhe me pas mund ti shijosh e qetë ecjet përgjatë bregut pa ndjerë të nxehtë.

4. Nëse nuk të pëlqen që era të të prish dhe ngatërroj flokët  mblidhi ato ose mbaj krehër me vete si psh. Tangle Teezer  që e kthen flokun në gjëndje të disiplinuar edhe në plazh. Pas banjës së diellit

1. Për të qetësuar  lëkurën pas banjës së diellit përdor produkte me formulë qetësuese pas diellit. Këto produkte kanë në bazë produkte si aloe dhe gjalp ushqyes që e ndihmojë lëkurën të qetësohet dhe që nxirrja të jetë e bukur dhe të zgjasë.

2. Hidratoje lëkurën e  fytyrës duke aplikuar maska fytyre rigjeneruese ose vaj eliksir të cilat vijnë në ndihmë për të ripërtëritur shkëlqimin natyral të lëkurës. Lëkurë e thate edhe pa jetë nuk është ajo që miqtë e tu presin të shohin pasi kthehesh nga pushimet.

3. Kujdesu edhe më tepër për flokët. Përdor maska intensive për flokët me përbërës ushqyes ose trajtoji ato me Vajra që janë të famshëm për përbërësit e tyre të ushqueshëm.

4. Amplifiko nxirrjen me vajin e farave  të lules së diellit dhe arrës së kokosit. Mund të përdorësh edhe produktet pas nxirrjes që do të të ndihmojnë që nxirrja të zgjas edhe më gjatë. Formulat me shkëlqim e rrisin efektin e artë!.