Shqipëri
    |         |         |    
BSP_summer_dress_makeover

Parfumi si nje nxites emocional

Ai mund te impresionoje, kenaqe, nxite, te riktheje kujtime, te shkaktoje dhimbje koke, te qetesoje, te terheqe dhe zbrapse, te  nxite kenaqesi dhe neverise, te shprehe personalitet apo mospershtatje te plote.  Aroma me e mire eshte ajo qe te pershtatet me teper.

Çfare eshte nje arome?

Eshte nje informacion. Kur truri i njeriut regjistron aromen e dikujt ai çkodon informacionin kimik rreth ketij personi, psh eshte nje femer, e re, e qete, tipi im. Aroma mund te tregoje nese dikush eshte tip nervoz,  i  nxituar ose i shtruar.  Ne fjale te tjera aroma tregon emocione.  Ajo eshte nje perberje komplekse forma perfundimatare e se ciles varet nga stili i jetes, gjinia, mosha, menyra e te ushqyerit dhe ...parfumi.

Çfare roli luan aroma ne jeten tuaj?

Ne kohet e lashta, aroma ndihmonte njerezit te gjenin ushqimin e tyre, partnerin seksual dhe te identifikonin rrezikun. Kjo eshte edhe arsyeja perse aroma ndonjehere eshte quajtur si sensi i jetes. Shumica prej nesh mund te njohe rreth 10,000 lloje aromash. Aromat regjistrohen ne memorien afatgjate ndaj ato nxisin emocione.  Pjesa me e madhe e tyre nxisin menjehere kujtime femijerie ose pushimesh. Per shembull, çfare ju vjen ne mendje kur kujtoni kanellen?  Ndoshta pergjigja juaj lidhet me embelsirat e Festave. 

A kemi ne arome unike te trupit?

Sigurisht qe po. Secili prej nesh ka nje arome unike siç jane edhe shenjat e gishterinjve. Ne çlirojme aromen tone me intesivisht gjate stines se pranveres. Kjo eshte edhe arsyeja perse ky sezon shpeshhere shoqerohet me periudhen e dashurise, sepse njerezit terhiqen dhe nxiten nga aromat e trupit te njeri tjeterit. Aroma e te dashuruarve mund te nxise reagime fizike dhe psikologjike, duke bere zemren te rrahe me fort.

A eshte kuruese aroma?

Po. Fuqia sheruese e mendjes dhe trupit perdoret gjeresisht ne trajtime te quajtura aromaterapi. Aroma si psh ajo e sherbeles dhe drurit te sandalit perdoren per relaksim. Notat e buta perfshijne: lavenderin, trendafilin, menten dhe juniperin. Rozmarina, limoni, geraniumi dhe grejpfruti gjithashtu funksionojne si antidepresive. Aromat mund te ndryshojne thellesisht humorin, te japin me teper energji ose te bejne te ndihesh si ne shtepi.

A i terheqin njerezit aromat?

Njerezit shpeshhere gjejne terheqje tek njeri tjetri jo vetem nga pamja e jashtme por edhe nga aromat individuale - feromonet, perberjet natyrale kimike, sekretuar nga trupi njerezor qe nxitin dhe ushqejne komunikimin seksual. Edhe parfumet e pershtatura dhe qe kombinohen se bashku mund te nxisin kete efekt.

 

Cilat jane notat qe na terheqin me teper?

Ne kohet e lashta njerezit ishin te ndergjegjshem se disa vajra esenciale dhe barera vepronin si afrodiziaoke – qe do te thote se kishin fuqine te nxisnin deshiren seksuale.  Keto perberes jane perdorur nder vite si parfume per trupin, eliksire per banjo dhe locione makiazhi.  Midis aromave sensuale te cilat nxisin terheqjen seksuale mund te permendim qelibarin, patchoulin, myshkun, kardamonin, lulen yll anis, vetiverin, drurin e sandalit dhe vajin e trendafilit.  Erezat pikante jane gjithashtu nje afrodiziak i rendesishem si: xhinxheri, kanella me vanilje qe shquhen  nder notat me te fuqishme qe terheqin dhe joshin meshkujt. 

Kur pergatitemi per nje takim, si mund te bejme aromen e preferuar te zgjase me teper?

Metoda me efikase eshte perdorimi i teknikes se shtreses se aromes e cila perfshin, aplikimin e locionit te trupit, sperkatesit dhe parfumit nga e njeta note aromash. Gjithashtu aplikmi i parfumit duhet te behet ne disa pika kyce te trupit si qafe, pjeset e brendshme te pulseve dhe pas vesheve. Lekura ne pjese te ndryshme te trupit reagon ndryshe duke shperndare aromen ne nivele te ndryshme ndersa i jep asaj me teper kohezgjatje.