Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Makiazh i frymëzuar nga aromat

Kur zgjedh një aromë ke thënë shumë edhe për karakterin tënd. Le ta bëjmë edhe makiazhin të tillë! Frymëzohu nga aroma jote  e preferuar dhe kombino dhe makiazhin me stilin tënd.

Sensual

Aroma frymëzuese: Little Lace Dress EDP

Padyshim kombinim femëror, ngjason me dantellën e punuar në formë artizanale. Aroma hapet me notat e ëmbla të rrushit të zi dhe mandarinës Siciliane. Zemra rreh fort nga notat intensive të lules misterioze – iris noir dhe jasmines së sapo lulëzuar. Por prekjen finale e jep lulja paculi.

Makiazhi yt: Makiazhi yt duhet të jetë delikat dhe romantik. Dy kalime të shkëlqyesit ( si psh Ndriçues Shkop Blushing Coral) dhe sy smokey për  të nxjerrë në paah natyrën tënde mistike. Përdor maskarë që zgjat qerpikët ( psh Avon Infinitize) që qerpikët e tut ë duken të lehtë. Në fund në buzë apliko  Shkëlqyes (psh 3D Shkëlqyes Plumping Nude) në nuancë rozë e lehtë.

Laid Back

Aroma frymëzuese: Little Black Dress Eau Fraiche EDP

Klasikja femërore në edicion të freskët që të rrëmben me freskinë e qitros, prekjen e luleve rozë por edhe të ngroh me esencën e myshkut.

Makiazhi yt: Miksim midis ngjyrave të ftohta dhe ngohtësisë verore. Krijo pamjen e puthur nga dielli me shkëlqyesin (psh Perla Shkëlqyese për Fytyrën ose Pluhur Shkëlqyes) ndërsa syve jepi pamje më të freskët (psh Vijëzues për Sytë Superextend Teal ose përdor paletën  Sun Ëashed Bloom). Për makiazh veror do të kesh nevojë për maskarë rezistent ndaj ujit si Superextend Extreme.

Guximtare

Aroma frymëzuese: Little Red Dress EDP

Aroma me motive të frutave orientale të jep kurajon për të shpalosur anën tënde guximtare dhe pasionale. Aroma hapet me një shpërthim të parezistueshëm të nektarit të frutave e cila më pas të drejton për tek aroma e sofistikuar e luleve dhe mbyllet me ngohtësinë e lules së drurit dhe myshkut.

Makiazhi yt: Nxirr në pah personalitetin tënd të fortë me të kuqin e buzëve (psh I kuq Buzësh 3D Plumping Poëer Trip).Në qerpikë apliko maskarë volumizuese (psh . Big & False Lash Volume ) dhe krijo pamje magnetike me aplikimin e vijëzuesit të syve (psh  Vijëzues Mega Effects).  Për efekt metalik përdor vijëzues xhel për sytë (psh  Nuancë për Sytë Extralasting Totally Taupe)  Për pamje edhe më të mprehtë , formëso vetullat ( me Vijëzues për vetullat).

Elegant

Aroma frymëzuese: Little Black Dress EDP

Aromë që nuk njeh kohë, gjithnjë në modë, me motive floreale –orientale, kombinim etern I ciklamen, gardenia dhe notat ylang-ylang. Prekjen finale ia dhuron kumbulla dhe myshku. Kjo është aroma për femrat që vlerësojnë klasiken e përjetshme.

Makiazhi yt: Makiazhi yt duhet të jetë klasik dhe i thjeshtë. Përdor krem pudër mat (psh  Ideal Flaëless Nude Matte) dhe sytë nxirri në pah me vijëzues të zi dhe maskarë volumizuese (psh Vijëzues për Sytë  Blackest Black dhe Maskarë Big & Multiplied ) dhe lejo që të shkëlqejë bukuria e brendshme. Kompletoje pamjen me të kuq buzësh mat ( psh  True Colour Perfectly Matte Perfectly Nude).