Shqipëri
    |         |    
BSP_life_maternity

Periudha pas lindjes- kujdesu per veten sepse te jesh mama nuk eshte gjithmone te jesh e perkryer ne foto!

Kur je shtatzene dhe pret nje femije, ti pret te te ndodhin vetem gjera te mrekullueshme, dashuri te pakushtezuar dhe momente prekese. Dhe padyshim qe ke te drejte! Por, mos harro se periudha e memesise ka edhe disa veshtriresi te vogla. Ne ndajme me ju disa sekrete se si mund te menaxhoni me shpejt disa situata!

Nese te jesh nje nene eshte te dukesh gjithmone si personazhet qe shfaqen ne revistat e modes apo reklamat ne televizion, femijet ne te gjithe boten do ishin vetem te qeshur, nuk do te njihnin dhimbjen e dhembeve, nuk do te ishin te llastuar per te ngrene ushqimin dhe nuk do te kishin kurre infeksione. Ne e dime te gjithe qe ne jeten e perditshme gjithçka eshte krejt ndryshe. Te sjellesh ne jete nje femije dhe ta rrisesh ate kerkon shume perpjekje dhe ka dite kur ti mendon se nuk do te mund tia dalesh. Si mund te tejkalosh me me lehtesi momentet e veshtira?

Mam e lumtur = bebush i lumtur

Kur nje femije vjen ne jete, bashke me te vijne dhe ndjenja e pergjegjesise dhe fajit – thone me te vjetrit. Kjo eshte arsyeja perse nenat ne mbare boten mundohen te vendosin prioritet nevojat e femijeve te tyre me pare, duke harruar ndonjehere edhe deshirat apo veten. Nese bejne dicka per te plotesuar deshirat e tyre ato ndihen fajtore sepse kete kohe mund ta kishin shfrytezuar per te qendruar me femijen, duke pastruar, duke bere punet e shtepise apo mbaruar diçka te rendesishme nga puna.

Para se te hyni ne nje vorbull te tille mendimesh kujto se nenat e lumtura rrisin femije te lumtur. Kur ti kujdesesh per veten dhe mireqenien tende, per pamjen e jashtme dhe kohen e lire ti investon per lumturine tende dhe mireqenien e te gjithe familjes! Nje grua e lodhur, e palumtur apo e trishtuar nuk do te mundet te kujdeset siç duhet per pjesen tjeter te familjes.

Kerko ndihme!

Dhe mos ki turp nga kjo gje! Nje shprehje e vjeter thote’’Kush edukon nje femije ka ngritur nje xhami’’! Ne ditet e sotme, kur jetesa eshte bere me e mbyllur brenda mureve te shtepise pa mbeshtetjen e gjysheve apo nenave dhe pjestareve te tjere te komunitetit, ne shpesh ndjejme se te rrisesh nje femije kerkon sakrifica te jashtezakonshme.

Nese ky eshte rasti juaj, duhet te kerkosh ndihme: kerko ndihmen e partnerit tend, motres apo te nje mikeshe qe te qendroje me femijen per rreth 1 ore. Gjej pak kohe per nje shetitje te shkurter vetem, nje banjo te gjate relaksuese ose nje takim tek estetistja.

Pavaresisht gjithçkaje, programo nje ore per t’u marre me veten gjate dites. Edhe nese te duhet te jesh ne shtepi, mjafton nje banjo e gjate relaksuese qe ti te ndihesh shume me mire.

Mos harro: ne te gjithe kemi nevoje per mbeshtetje. Nese ndonjehere te duket sikur nuk mundesh me, kjo nuk do te thote qe je nje nene e keqe – eshte mese normale, nje reagim njerezor, i nje njeriu qe eshte shume i ngarkuar.

Festo ‘’Diten e Gruas’’ me shume se 1 here ne vit!

Vlereso veten dhe festo, jo vetem 1 here ne vit: por shume me shpesh. Te qenit nene eshte shume e rendesishme, me pergjegjesi dhe e veshtire, ndaj Festo me teper per veten!

Ne vend qe te mendosh per gabimet dhe ato qe mund te kishe bere me mire, vlereso suksesin, shih perpjekjet, ndiej kenaqesine e detajeve te çdo dite dhe shfrytezoje sa me mire periudhen e rritjes se femijes- atehere kur ata shohin nenen e tyre – si femra me e bukur ne te gjithe boten.

Lyej thonjte, hidh parfumin e preferuar dhe ndiej fuqine dhe energjine e memesise!

Ti ke sjelle ne jete nje femije dhe pavaresisht te gjitha veshtiresive mund ta mbeshtesesh dhe ta rrisesh ate ashtu siç mund te besh gjithçka tjeter!