Shqipëri
    |         |         |    
BSP_summer_dress_makeover

Ruaj shkelqimin veror per nje kohe me te gjate

Pushimet kane perfunduar dhe jeni kthyer ne zyre? Mos u shqetesoni, me keshillat tona do te qendroni edhe pak ne natyren e pushimeve dhe do te ruani shkelqimin veror per nje kohe me te gjate.

 

Shkelqe me lekuren e arte

Lekura e nxire si nje puthje nga dielli mund te zgjase me teper, nese kujdeseni ne menyren e duhur. Dielli, pervecse i jep lekures nje nxirje te bukur, e lodh ate, ndaj ajo ka nevoje per nje rigjenerim total. Lekura e thare nga dielli duhet te perfitoje nga formulat e produkteve per perkujdesin e lekures qe permbajne gjalp shea, kakao, aloe dhe vaj palmash. Keto perberes ushqyes, ndihmojne ne hidratimin e lekures dhe ruajne nivelin e duhur te hidratimit te saj per nje kohe me te gjate, duke i dhene nje pamje me te shendetshme dhe ndjesi me te plote. Nuanca e arte e nxirjes se lekures eshte ajo qe duhet te keni si qellim kur beni banjo dielli. Kjo nuance duket me natyrale dhe e shendetshme. Nxiteni ate me nje vaj trupi shkelqyes dhe krijoni nje pamje te lemuar dhe te fresket te lekures suaj. Per te ruajtur format e trupit, provoni formulat me cilesi forcuese, hidratuese dhe me permbajtje vitaminash per nje pamje me te re dhe te shendetshme te lekures. Per t’i dhene asaj me teper rrezatim pedorni nje krem hidratues me nje nuance te lehte.

Rikthe shkelqimin rrezatues

Mos e mbuloni fytyren me nje krem puder te rende per fytyren, veçanerisht kur ajo eshte e nxire. Ekspozoni shkelqimin natyral dhe nxitni konturet tuaja me nje nuance bronz, nuance per faqet dhe shkelqyes. Nese nuk mundeni dot pa nje krem puder, provoni nje krem te lehte BB ose CC, i cili mbulon parregullsite, njetrajteson tonin e lekures dhe njekohesisht kujdeset per lekuren ndersa nuk mbulon plotesisht nuancen e shendetshme te lekures qe keni marre gjate pushimeve. Ndersa beni makiazhin per ne pune, perdorni nuancat e arta, te cilat do te pershtaten me se miri me tonin e lekures si te puthur nga dielli. Ju mund te luani me shume vijezues shumengjyresh per syte per te nxitur ngjyren natyrale te syve dhe te lekures. Kur zgjidhni nje te kuq per buzet zgjidhni ate qe edhe kujdeset per buzet tuaja. Formulat hidratuese te te kuqit per buzet i japin buzeve pamje me te plote, te lemuar dhe te bute.

Rigjenero floket

Floket gjate veres fillojne te behen me te dobeta, te thyhen te digjen dhe fundet e tyre te thahen. Per t’I rikthyer serish shkelqimin aplikoni trajtuesit ushqyes qe permbajne vitamina E, pro vitamine B, ose perdorni perberes me vaj bimor. Per rigjallerimin e pamjes se flokeve perdorni nje maske per floket me perberes hidratues te thelle, si ajo me vaj ulliri ose haviari qe lemojne floket, i japin butesi dhe menaxhim me te lehte. Perdorni çdo dite zbutesin pas shampos per t’i dhene flokeve butesi dhe lemim. Per nje shkelqim luksoz te flokeve perdorni linjen e flokeve BB per rezultate te menjehershme dhe stilim te lehte.

Shkelqe ne pune

Per te ekspozuar nxirjen e lekures ne pune, vishni rroba ne ngjyra me kontrast, si ngjyra te lehta: bojeqielli, e bardhe, krem ose portokalli. Mbani nje veshje te thjeshte dhe elegante, sepse eshte shkelqimi i lekures dhe flokeve qe do te japin pershtypjen e pare. Nese nuk jeni fanse e veshjeve me ngjyra te rrobave perdorni aksesore shumengjyresh si psh nje çante ose shall te lehte. Plotesoni pamjen tuaj me nje bizhu te arte ose te arte roze, qe nxit ne perfeksion nxirjen e lekures.

Ndjehuni ikonike

Lekura e nxire dhe qetesia jane shenjat e para te pushimeve te kaluara mire qe vihen re nga koleget tuaj. Ky shkelqim nuk vihet re vetem ne pamje por edhe ne sjelljen tuaj. Perse te mos e permiresoni me teper kete pershtypje me nje arome? Zgjidhni ate qe i pershtatet me mire personalitetit tuaj dhe qe ju nxit me shume vetebesimin. Nje arome nga druret e ngrohte, myshku, notat e mjaltit ose frutat e kuqe perhapin ndjesine e nje vjeshte te sapo ardhur. Por, sa here qe deshironi te risillni kujtimet e veres sperkatni mbi trup sperkatesit me nota frushtash dhe lulesh.