Shqipëri
    |         |         |    
BSP_iconsofparisianstyle

7 Ikonat më të Famshme të Francës

Ikonat Franceze të Modës janë shumë, por ne kemi përzgjedhur 7 prej tyre të cilat e bënë botën të dashurohej me to, falë "je nais se quoi" (të qënit e pakuptueshme) rreth elegancës dhe stilit të tyre të veçantë.

Catherine Deneuve

Të gjithë thonë se nuk duhet të zbulosh asnjëherë moshën e një femre, por në këtë rast është kompliment. Edhe në moshën 73 vjeçare, Deneuve mahnit akoma me stilin e saj. Për rreth 60 vjet të karrierës, ajo krijoi një pozicion të qartë të një ikonë Parisiane dhe Ambasadore e Bukurisë Franceze në të gjithë Botën. (pict. “Repulsion”)

 

Marion Cotillard

Ajo u bë e famshme pasi fitoi çmimin Oskar, BAFTA, Cesar, dhe Globin e Artë për rolin e saj mahnitës “La Vie En Rose” në vitin 2007. Filmi Bibliografik për jetën e Edith Piaf… e shndërroi atë menjëherë në një nga ikonat me të famshme Franceze. Ajo përfaqëson më së miri stilin tipik Francez. (pict. “Inception”)

 

Carla Bruni

Ajo rriti standartet e supermodeleve të Francës kur u bë Zonja e Parë e Francës. Udhëtimi i saj nga modele në Zonjën e Parë është një përrallë moderne e ditëve të sotme. Shumë e krahasojnë stilin e saj me Jackie Kennedy, por ajo ndihet më tepër komode me etiketimin e saj si Modele. Karakteri I saj i thjeshtë e bën atë një ikonë të dashur të Francës. (pict. nga Oëen Ëilson në “Mesnatë në Paris”)

 

Venessa Paradis

Mahnitëse, delikate, ultra femërore, me një shenjë dalluese si ‘’ hapësira midis dhëmbëve’’, u bë ikonë e stilit Parisien që në momentin e parë që u paraqit me këngën “Joe Le Taxi” në 1986. Ajo u bë muze e Chanel dhe Johnny Depp. Për të gjithë botën ajo mbetet, një kombinim i bukur i gruas Franceze dhe bukurisë femërore. Gratë Franceze dhe bukuria e tyre natyrale. (pict. Me Romain Duris në “Heartbraker”)

 

Audrey Tatou

Aktorja që luajti rolin e Amelie u bë e dashur për të gjithë botën dhe duke u kategorizuar si esenca e elegancës Parisiane. Sensi i saj modern gati perfekt reflektohet edhe në mënyrën e saj aktoreske. Veshjet e saj femërore dhe sensuale, përfaqësojnë më së miri stilin Francez. (pict. “Amelie”)

 

Brigitte Bardot

Dëshira e saj për të mbajtur modele flokësh të çrregullta dhe qerpikë të gjatë u bënë menjëhërë markë. Ajo nuk kishte ndroje të zbulonte qafën e saj që shumë Franceze nuk e bënin, por ajo ishte përfundimisht ikonë Franceze me dhunti. (pict. “And God Created woman”

 

Coco Chanel

“Gjeni” Mode, e cila pa dyshim bëri revolucion në industrinë e Modës duke zhvilluar dhe cuar një hap më tej stilin e femrave në mbarë botën. Përkushtimi i saj jo vetëm në stilim por në veshjen dhe në reklamimin e punimeve të saj e kthyen atë në një prej Ikonave më të famshme të Modës Franceze.Little Black Dress, frymëzoji shumë gjenerata dhe akoma vazhdon të frymëzojë… (pict. archives)