Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

Gjithçka që duhet të dini rreth këmbëve tuaja

Thembrat e ashpra, thonjtë e  pakuruar dhe kallot mund të mbulohen në dimër por në verë - HARROJE! Si të kujdesesh për shputat e tua në mënyrë që të veshësh sandale kur dëshiron?

1. Largo kallot

Për të arritur që llimin do të të duhet këmbëngulje dhe durim. Lëkura  e shputës së këmbëve thahet lehtësisht, që do të thotë që do të kesh nevojë të largosh kallot. Nëse nuk kujdesesh  për këtë lëkurë, ajo do të vazhdoj të trashet  dhe mund të plasaritet dhe të shkaktoj dhimbje. Fillo duke mbajtur këmbët në ujë me kripëra ose me produkte speciale për banjën. Proçesi përpos shërimit të kallove është dhe eksperiencë relaksuese  dhe do të dhuroj qetësi dhe humor të mirë. Më pas lëkurën e zbutur mund ta largosh me shtuf ose lime, limë gur ose furçë (shiko pajisjen për kujdesin e këmbëve 4 në 1). Më pas mund të aplikosh krem eksfoliant. Përsërite ritualin 1 ose 2 herë në javë, ose edhe më shpesh nëse e sheh që lëkura jote ka nevojë.

 

2. Hidratoji shputat

Kjo faze është esenciale për kujdesin ndaj këmbëve. Vetëm largimi i lëkurës së vdekur nuk mjafton nëse nuk i siguron lëkurës përbërësit e duhur për hidratim dhe rigjenerim.  Metoda më efikase është përdorimi i trajtimeve gjatë natës. Zgjidh kremëra të pasur me vitamin E, Gjalp Shea ushqyes, eksfoliant  me acid salicilik ose trajtues me ekstrakt livando. Pas aplikimit mund të veshësh çorapet në mënyrë që lëkura ti përthith dhe më mirë përbërësit e nevojshëm.

3. Kujdesu për thonjtë e këmbës

Nëse thonjtë e tu janë shpesh të brishtë atëherë ky është tregues që ke mungesë të vitaminave si A dhe E ose mineraleve si zinku, të domosdoshme për të formësuar shtresën e sipërme të thoit. Por ky tregues mund të jetë edhe shënja që duhet të ndërrosh këpucët. Këpucët me majë të ngushtë I shtrengojnë thonjtë dhe dëmtojnë shtresën e sipërme të tyre. Në pushime sugjerohet që këpucët të jenë paksa të lirshme, sidomos nëse planifikon të ecësh gjatë. Përmirëso gjëndjen e thonjve të tu përpara fillimit të sezonit, apliko mbi to produkte të pasura me komplekse vitaminash, calcium, keratinë dhe  kujdesu që dieta jote ushqimore të jetë e pasur në fruta dhe arra.

4. Ec zbathur

Sa here të të jepet mundësia, hiqi këpucë dhe lejoji këmbët të marrin frymë.  Të ecësh zbathur mund të sjellë benefite të shumta për shëndetin dhe bukurinë. Edhe Hipokrati ka thënë: “Këpucët më të mira janë, PA këpucë”. Ecja zbathur rigjeneron komplet trupin, relakson muskujt e tendosur dhe stimulon funksionimin e organeve. E dije që qindra receptorë nervish ndodhen tek shputat tuaja? Ec zbathur mbi bar, në plazhet me rërë ose me gurë të vegjël – ndjesia është fantastike!

 

 

5. Relakso këmbët

Këmbët e nxehura dhe të lodhura kanë nevojë për relaks.Nëse je me nxitim atëherë mund të përdorësh spraj freskues për qetësim të menjëhershëm. Pasi kthehesh në shtëpi dhe ke më tepër kohë , mund të përgatisësh një banjë qetësuese për këmbët me vaj livando, i famshëm për vetitë ani-inflamatore dhe anti-septike. Mos të përmendim aromën e livandos, ajo relakson të gjitha shqisat...