Shqipëri
    |         |         |    
BSP_butterfly_makeup

Si te lesh nje takim... si nje e rritur?

Jeni e etur por ende skeni vendosur çfare duhet te pini? Apo keni patur nje lidhje serioze dhe me pas nje ndarje te menjehershem?  Pavaresisht nese do te dilni me dike javen e ardhshme ose deshironi te rifreksoni martesen tuaj, kujtoni gjithmone 3 keshilla qe do ta bejne takimin tuaj te duket me pak ‘’adoleshent’’

Je ti qe vendos

Askush nuk eshte perfekt. As ti, as djali i takimit, as kafeja qe late te pinit bashke. Mos prisni qe gjithçka te duket si ne filmat e komedive. Jemi ne qe bejme zgjedhjet ne jeten tone – nese takimi do te perfundoje pa nisur akoma, apo do te jeni nje çift qe do te martoheni, te plakeni sebashku ne nje shtepi te bukur. Kjo gje nuk varet nga yjet, por nga vendimet qe ju (dhe ai) do te merrni.  Eshte mjaft e rendesishme te beni hapat tuaj me kujdes dhe te degjoni ndjejat e verteta, pa u bazuar ne endrra romantike. Ju mund te krijoni nje marredhenie te suksesshme pa shume romance!

Mos ekzagjero pamjen tende

Makiazhi si Beyonce, stili I flokeve modern, fustan i ri, taka shume te larta, te bredshme seksi… OK, gjithçka qe ju ben te ndiheni me femerore dhe me mire me veten eshte shume mire, por mos e ekzagjeroni. Vishni rroba qe ju bejne te ndiheni me rehat, ato qe ju bejne te dukeni me joshese sesa veshjet e parehatshme- dhe ne moshen tuaj ju tashme e dini se meshkujt nuk jane shume te kujdesshem per te dalluar nje fund te shtrenjte nga kolesioni me i fundit i modes nga nje fustan i thjeshte i zi qe ju e keni prej vitesh.  Per te theksuar natyren sensuale do te ishte me mire perzgjedhja e aromes se parfumit qe ju ben te ndiheni luksoze edhe me nje stil me pak spektakolar.

Tregohu e sinqerte

Me veten... dhe me te. Mos pretendo te jesh e shqetesuar, nese nuk je. Mos pretendo se je nje shpirt i lire, e eger dhe e pavaruar me teper se ç’je ne te vertete nga frika se mos e frikeson ate. Mashkulli qe nuk kupton deshirat dhe nevojat e tua te verteta, nuk eshte mashkulli i duhur per ty (edhe per nje takim). Mendo se çfare kerkon nga nje mashkull, nga vete lidhja dhe nga vetja. Ndoshta nuk po kerkon nje marredhenie te gjate ku te dy te jetoni te lumtur pergjithmone? Mendoje dhe njehere dhe shfaqe kete gje ( nese eshte e vertete) sepse edhe meshkujt kane ndjenja dhe mund te lendohen lehtesisht.