Shqipëri
    |         |         |    
BSP_Inspirations_photo_shoot

Mënyra të zgjuara për të paketuar dhuratat

Për shumë nga ne paketimi është një domosdoshmëri që nuk mund të evitohet por që kërkon përkushtim, në mënyrë që dhurata të ketë paraqitjen e duhur. Le të qëndrojmë pak këtu dhe ta studiojmë pak më mirë. A nuk meritojnë dhuratat perfekte edhe paraqitjen dinjitoze? Ne dëshirojmë që dhurata jonë ta lumturoj personin që do ta marr. Mbi të gjitha, një dhuratë e paketuar bukur nxit imagjinatën dhe pritshmëritë.

Paketim fantastik nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të shpenzosh shumë kohë për të ose që duhet të zotërosh aftësi speciale për tia dal mbanë. Ne do të të japim disa këshilla që do ta transformojnë paketimin e thjeshtë të letrës në një vepër festive në mënyrë shumë të thjeshtë. Le të bëhemi kreativ!

Mendo për materialet që mund të përdorësh që ti i ke në shtëpi. Kuti këpucësh, ngjitëse dhe shirita, letra paketimi nga viti i kaluar mund të të shërbejnë shumë mire. Për shembull, mund të marrësh copëza letre paketimi të ndryshme dhe ti ngjisësh në kutinë e kepucëve. Mbushe kutinë me letër të zhubrosur në mënyrë që dhurata brënda të jetë e palëvizshme dhe kështu nuk do të ketë nevojë për shumë shirita lidhës për kutinë.

Një tendencë e re në paketime është edhe paketimi me letër të thjeshtë  ngjyrë kafe dhe vendosja e një litari të hollë. Ky paketim i thjeshtë dhe minimalist është një pike e mirë nisje. Mund ti shtosh disa element festiv këtij paketimi, si përshembull degëza të vogla pishe. Të vendosura mbi litar këto element do ti japin dhuratës frymën e duhur. Por mund të bësh edhe më shumë. Ajo që të nevojitet është një gomë, të cilën mund ta presësh në forma të ndryshme dhe ta transformosh në një vulë. Lyeje me bojë dhe më pas mund ta ngjisësh në letrën kafe. Mund të angazhosh edhe fëmijët në këtë “detyrë” ata do të kënaqen shumë.

Meqë përmendëm fëmijët, ndihmoji ata që të shkarkojnë energjinë e tyre krijuese në praktikë. Ajo që duhet të bësh është tu vësh përpara ngjyra dhe letër.  Do të përfitosh letër paketimi unike dhe të gjithë do të adhurojnë artin festiv të fëmijëve të tu.

Një tjetër përqasje do të ishte të luaje me ngjyrat. Vizito dyqanin që mban artikuj qëndistarie dhe eksperimenti me fjongo të ngjyrave dhe përmasave të ndryshme. Nëse të pëlqejnë ngjyrat mikso shirita me ngjyra të ndryshme  dhe letra shumëngjyrëshe. Nëse të pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe minimaliste atëherë sugjerojmë letër paketimi me ngjyra të thjeshta me shirit me ngjyra të ndezuara.

Por situata mund të komplikohet nëse duam të paketojmë një send me përmasë dhe formë të çuditshme.  Për këto situata sugjerojmë përdorimim e kutive të mëdha ku mund të vendosim objektin brënda kutisë ose edhe në shportë. Nëse nuk të gjendet shportë me përmasat e duhura atëherë mund të prisni nga një bazë kartoni një rrethor që mund t’ju ndihmoj për krijimin e strukturës  së paketimit. Mbështilleni të gjithën me një celofan me ngjyrë dhe lidhni një fjongo. Përdorni celofan me ngjyrë që mos të zbulohet supriza deri ne momentin e duhur dhe te ruhet elementi “wow” i dhuratës.

Mundësitë janë të pafundme, vetëm imagjinata mund tëjetë limiti. Mos harro, elementë të tillë i japin prekjen finale dhuratës dhe bëjnë diferencën. Besoji shijes tënde dhe bëji gjërat ndryshe këto Festa. Dhuratat e paketuara bukur duken shumë këndshëm poshtë pemës dhe do ti bëjnë të gjithë të dëshirojnë që të ishte dhurata e tyre. Mos harro edhe të bësh pjesë e paketimit fëmijët, ata padyshim do të kënaqen.