Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

Gjithcka që duhet të dini rreth të kuqit të Buzëve

Si të Kombinoni nuancën “e Kuqe” të të Kuqit të Buzëve ?

Femrat mund të ndahen në tre kategori: ato që pëlqejnë nuancën e “e Kuqe” të të Kuqit të Buzëve,  ato që e urrejnë atë, dhe ato që nuk dinë se si ta kombinojnë atë. E Kuqja është një ngjyrë shumë e kërkuar. Përdorimi i gabuar i saj mund të sjellë në pah të gjitha parregullsitë, kështu që ia vlen të mësosh si ta kombinosh, pasi efekti sensual i buzëve të kuq është i pazëvendësueshëm.

Efekti sensual i buzëve të kuq është i pazëvendësueshëm.

Kush duhet të mbajë ngjyrën e kuqe në buzë??

Ti mendon se nuk është për ty? Gabon. E kuqja u shkon të gjitha femrave: bjonde, brune, me sy bojëqielli, dhe të gjitha toneve të lëkurës. Është ngjyrë shumë femërore dhe e bukur, por në varësi të përzgjedhjes së  veshjes, rastit dhe përmasave, jo gjithmonë ngjyra e kuqe shkon tek kushdo. Ajo duhet të. Por nëse e tepronin me ngjyrën atëherë do të theksoni shumë tipare do të ngjani qesharakë.

Cila është nuanca e duhur?

Nuancat e të kuqes varijojnë! Si psh: e kuqe, roze, vjeshtore me nuanca portokalli, më të cmendura me pak ngjyrë vjollce, dhe shumë më tepër!

-  Nëse ju keni një fytyrë të zbehtë, zgjidhni nuancat e ftohta. -  Nëse keni lëkurë të errët, flokë të kuq, ju përshtatet  e kuqja e ngrohtë në portokalli.-  Portokallija e ndezur do të bëjë që dhëmbët tuaja të ngjajnë më të verdhë se në realitet. -  Nuancat e ftohta të të kuqes me pigment blu, nga pikpamja vizive zbardhojë dhëmbët tuaja.

Si ta aplikojmë?

Nëse nuk keni eksperiencë në aplikimin e tij, përdorni  mollëzat e gishtave. Kështu aplikimi do të jetë më I saktë, dhe rezultati do të jetë më  mirë, i përshtatshëm për shëtitje, takime me shokët, apo drekë pune. Nëse keni eksperimetuar edhe më parë me makiazhin, do aplikoni lapsin e buzëve për konturin pasi vë më tepër në pah bukurinë e tyre. Nëse dëshironi që i kuqi i buzëve t’ju qëndrojë gjatë atëherë aplikoni pak pudër në buzë dhe më pas aplikoni të kuqin, më pas përdorni një pecetë pëe të ngjeshur masën dhe aplikoni shtresën e dytë të të kuqit.

Kujdes: kjo metodë funksionon vetëm nëse buzët janë të hidratuara. Nëse janë të plasaritura, procesi do ti thajë edhe më tepër ato. Nëse buzët janë të përthara, përdorni të kuq kremoz laps buzësh për ti konturuar ato, pasi përveç ngjyrimit sigurojnë hidratim dhe kujdes.

Si të përshtasim makjazhin me njgyren e kuqe të buzëve?

Pasi keni përzgjedhur ngjyrën e kuqe për buzët, pjesa tjetër e makiaxhit duhet të shkojë me to. Buzët jane ato më të theksuarat dhe pjesa tjetër si sytë apo konturimi duhet të jetë më i lehtë.

A e dinit se...?

I kuqi I buzëve mund të neutralizojë rrathët e zinj poshtë syve! Aplikojeni poshë Kremit pudër dhe korigjuesit  dhe më pas konsolidoni makiazhin me pudër! Sigurisht, jo gjithmonëi kuqi i buzëve i theksuar është gjithmon zgjidhja për këtë truk, nëse toni i lëkurës tuaj është shumë i errët – mund të ndihmojë në njëtrajtësimin e ngjyrës së lëkurës tuaj. Nëse lëkura është më e celët, dhe rrathët e errët anojnë nga nuancat e jeshiles  aplikoni tonet rozë, ngjyrë pjeshke, të të kuqit. Nëse rrathët e syve kanë tone të blusë apo vjollcës, përzgjidhni tonet e pjeshkës apo portokallisë. I kuqi i buzëve gjithashtu hidraton lëkurën!