Shqipëri
    |         |         |    
BSP_TTA

10 vjet "Today, Tomorrow, Always"

Aroma më e kërkuar AVON feston 10 vjetorin e saj. Kjo është dekada e aromave të bukura, femrave magjepsëse dhe eventeve të mëdha. Le të kthehemi disa vite pas të aromës Today, Tomorrow, Always...

Today

Në vitin 2004 “Today” filloi triologjinë e saj ikonike të aromave Avon. Imazhi i fushatës së kësaj arome në atë kohë ishte Salma Hayek, e cili suportoi në mënyrë aktive edhe Fushatën e Dhunës në Familje AVON. Kjo aromë mbërtheu zemrat e shumë femrave në mbarë botën dhe në vitin 2005 fitoi çmimin prestigjoz FiFi, si aroma më e mirë e vitit. Përbërja e aromës “Today” ishte vërtetë unike në atë kohë dhe mbetet e tillë edhe sot e kësaj dite. Ajo përfshin lule tropikale ekzotike, nota të freskëta të frizias dhe kërcellit të kaktusit, ndërsa notat e piperit të bardhë i shtojnë më tepër dramacitet kësaj ‘’melodie aromatike’’. Notat bazë përfshijnë dru sandali, kedar, notat e myshkut të butë me një spërkatje të lehtë nga uji i trëndafilit.

Tomorrow

Aroma e dytë e kësaj Triologjie: Today Tomorrow Always ishte  “Tomorrow” lançuar në vitin 2005. Aromë e mbështjellë me nota sensuale dhe orientale, me një thellësi të përcaktuar. Notat kyesore janë njëkohësisht delikate dhe të ëmbla; me mjedër të artë drithëruese dhe lëkurë pjeshke. Akordet orientale të piperit dhe patchulit prezantojnë një prekje misterioze dhe një fillim magjepsës të aromës. Notat e mesit janë vërtetë elegante, të ëmbëla dhe me lule të mishëruara nga jasemini indian, lule vjollca afrikane dhe notat e lules së çelur të portokallit. Baza është sensuale dhe ekzotike kompozuar nga druri i sandalit, qelibari i muzgut dhe palisandri.

Always

Po në të njëjtin vit aroma “Always” iu bashkua grupit në plotësimin e triologjisë. Notat e pasura dhe drithëruese të frutave tropikale dhe luleve gjithmonë të çelura ‘’vallëzojnë’’ në ritmet e dashurisë dhe kënaqësive duke lëvduar dashurinë e përjetshme të femrës. Notat ekzotike të frutave tropikale të frutit yll dhe kivit përzier me çajin perlë të jaseminit i japin kësaj arome një fillesë të freskët në notat e saj sipërfaqësore. Pjesa e mesit shkrihet në perfeksion me zambakun e hapur, lulet gjithnjë të çelura dhe tulipanin e verdhë ndërsa notat e bazës së butë por rezistente janë krijuar me bambu dhe dru me sipërfaqe të petëzuar, kombinuar me myshk kremoz të pambuktë.

Anëtarët e rinj të familjes

Suksesi i triologjisë ndiqej nga pasardhësit e saj. Në vitin 2006 familja e aromave AVON u zgjerua nga një tjetër aromë- Today, Tomorrow, Always “In Bloom” krijuar nga parfumieri gjeni Firmenich, gama e gjerë e aromave të të cilit përfshin përbërës për aromat e firmave të njohura si Gucci, Vera Wang dhe Versace. Ai krijoi përzierjen intoksikuese të lules së Portokallit, Jaseminit Indian, lules Strelizia me notën e Grejpfrutit të kuq dhe të freskët dhe Zambakun e Hapur. Me kalimin e viteve linja Today, Tomorrow, Always u pasua me edicione të tjera shtesë si: Diamond, Heart, In Love dhe Romantic Voyage, si edhe versionin e saj për Meshkuj.

Olivia Forever

Pranvera e vitit 2012 solli aromën e re “Forever” e cila zëvëndësoi aromën“Always” në gamën e produkteve të saj. “Forever” erdhi në një shishe romantike, ngjyrë rozë në formën e edicionit të aromës “Always” e vitit 2005. Ajo është strukturuar si një aromë lulesh rrethuar nga erëza të forta që ofrojnë një përzierje pasionante me piperin rozë. Ajo vazhdon me notat magjike dhe të ëmbla të luleve të çelura të portokallit, lulëzuar më në qendër të aromës. Surpriza e dytë për fansat e linjës Today, Tomorrow, Always ishte imazhi i ri. Olivia Wilde, aktorja e famshme Amerikane, e njohur për personazhin dhe serialet hit dhe në filmin “House”. Olivia i jep akoma më tepër magji dhe emocion portofolit të pasur të linjës Today, Tomorrow, Always me aromat Today, Tomorrow, Always Amour dhe Today, Tomorrow, Always Together.

Përvjetori

10 vite aromë magjepsëse të frymëzuara nga momente mbushur me emocione   do të shënojnë edhe rikthimin e madh të aromës “Always” në portofolin e produkteve AVON. Ata që e mbajnë mend këtë aromë do të shuajnë padyshim nostalgjinë, ndërsa ata që ende se kanë provuar duhet ta njohin dhe të fillojnë, me një stil magjepsës, dekadën e re të linjës Today, Tomorrow, Always.