Shqipëri
    |         |         |    
BSP_summer_dress_makeover

Ndihmësit e vegjël të Babagjyshit – si ti mbajmë fëmijët e angazhuar

Periudha para Festave mund të jetë tejet e ngarkuar kur vjen fjala për përgatitje. Edhe nëse ti je person shumë i organizuar me shumë mundësi je në punë dhe kujdesesh për fëmijët dhe dihet që kjo të konsumon kohën dhe energjinë. Pra nëse dëshiron të miksosh kohën e përgatitjes për festa në axhendën tënde komplikohet pak. Mënyra e vetme për të arritur suksesin është të angazhosh fëmijët e tu që të jenë pjesë e përgatitjeve. Ja si mund ta bësh.

Ajo që fëmijët dëshirojnë është të luajnë, gjatë gjithë kohës – të gjithë e dimë këtë. Ndaj është shumë e vështirë ti bindësh ata të të ndihmojnë në përgatitjet  nëse nuk do të kënaqen dhe argëtohen. Sa më shumë argëtues të duket aktiviteti aq më tepër dëshirë do të kenë fëmijët për të ndihmuar. Ky rregull vlen për të gjitha moshat, diferenca e vetme është në mënyrën se si ia paraqesim. Askush nuk i njeh fëmijët e tu më mirë se  ti, ndaj mendo rreth gjërave që i tërheqin dhe gjej një menyrë që ti përfshish në punët përgatitore.

Sigurisht që askush nuk pret që fëmijët të marrin tapetin me fshesë me korrent me buzëqeshje të stampuar në fytyrë por ka shumë gjëra që ju mund ti bëni sëbashku. Kaloni kohë në kuzhinë dhe fëmija juaj mund t’ju ndihmoj në përgatitjen e biskotave. Kështu ata do të ndihen të rëndësishëm dhe do të provojnë frytet e punës së tyre.

Një tjetër ide fantastike se si të mbash të angazhuar fëmijët është të bëhesh kreativ me dekorimet. Krijoni dekorin e pemës ose edhe të shtëpisë sëbashku. Kjo do ti mbaj të angazhuar për disa orë dhe ata do të ndihen krenar kur të shohin veprën e tyre të fantazisë.

Ne nuk pretendojmë që fëmijët për festa vetëm të na ndihmojnë. Gjatë festave të fundvitit nuk ka shkollë dhe kjo do të thotë shumë kohë të lirë për të menaxhuar. Lërini fëmijët të luajnë sëbashku dhe nëse nuk ka motër apo vëlla jepi leje të marrr në shtëpi miqtë për të luajtur. Vetëm hidhi ndonjë sy se si po sillen por mund të ndodh që do të habitesh se sa mirë mund të kujdesen fëmijët për njeri tjetrin.  Lër një hapësirë për të luajtur dhe lejoji që ata të jetojnë fëmijërinë.

Por njëkohësisht shfrytëzoje periudhën e vitit për të krijuar kujtime. Angazhohu sëbashku me fëmijët në aktivitet jashtë shtëpisë. Femijët mund të shkarkojnë energji por mbi të gjitha do  krijojnë momente për ti mbajtur mend.

Të mbash fëmijët e angazhuar në festat e fundvitit nuk duhet të jetë e vështirë dhe e bezdisshme për asnjë nga ju. Synimi është që femijët të kënaqen dhe shpërblehen. Mos harro duhet të jesh aktive dhe fëmijët do të ndjekin shembullin tend. Koha që do të kaloni sëbashku do të jetë padyshim argëtuese dhe productive nëse vepron kështu.