Shqipëri
    |         |         |    
BSP_fact_myth

Aromë në "klas"

Magjike dhe e sofistikuar, aroma më e fundit vjen ne luks. Njihuni me të vetmen në llojin e saj, aromën e re ekstravagante Premiere Luxe për Meshkuj, që padyshim do ta adhuroni tek mashkulli juaj.

Nëse dëshironi të njihni aromën e luksit kjo është ajo - Premiere Luxe për Meshkuj. Përzierja aromatike e drurit përbëhet nga elementë të çmuar oflaktivë si patchouli, vetiveri dhe druri gaiac. Kjo aromë shfaqet fillimisht me notat e qitros që sjellin freski dhe me erëzat orientale në thellësi në kontrast, ndërsa thekson magjinë dhe karakterin e saj unik.

Patchouli është një notë që përdoret si lëndë e parë në industrinë e aromave, si edhe një afrodiziak i njohur që thekson një shije më të sofistikuar. Ai i sjell elegancë aromave mashkullore duke i shtuar atyre thellësi, kohëzgjatje dhe në fund një ndjesi tepër cilësore për to.

Vetiveri i jep jetë aromave mashkullore me cilësi të lartë dhe vërtetë unike. Pjesët e freskëta përbërëse të kategorisë së drurit nga vetiveri i shtojnë një aurolë të vërtetë mashkullore aromës Premier Luxe për Meshkuj.

Druri gaiac frymëzoi krijuesin e aromës për kuptimin e saj, e cila quhet ndryshe e përjetshme. Ky dru njihet gjithmonë si një nga drurët më të rëndë dhe të fortë që ofrohet në treg. Notat e drurëve të butë që vijnë nga kjo pemë e rrallë duket se qëndrojnë përgjithmonë mbi lëkurë duke krijuar një bazë të ngrohtë dhe të sigurt për notat më tepër të qëndrueshme dhe rezistente.

Kjo përzierje e mrekullueshme notash sjell kënaqësi dhe vetëbesim. Parfumi Premier Luxe për Meshkuj, është një aromë me klas, perfekt për çdo mashkull i cili kërkon sofistikim.