Shqipëri
    |         |         |    
BSP_Goodnightskin

‘’Natën e mirë’’ Lëkurë

Gjumi është arma më e fortë e arsenalit te bukurisë. Nëse ju nuk flini mjaftueshëm lëkura e reflekton këtë mungesë. Ja pse gjumi është kaq i rëndësishëm dhe ju mund të përfitoni prej tij!

Koncepti i “Bukuroshës së Fjetur” nuk mbetet vetëm në atë të përrallës. Ekspertët theksojnë se gjumi ka shumë rëndësi për lëkurën  duke na treguar disa nga arsyet

 

Fillimisht, vitaminat, retinoidet dhe përbërës të tjerë humbasin fuqinë e tyre pas ekspozimit në diell, duke u kthyer në më pak funksionalë. Ndaj, gjatë natës përbërësit e ndryshëm Anti-Moshë që gjenden në kremra apo maska qëndrojnë më gjatë aktivë!

 

Rigjenerimi i qelizave është procesi i zëvendësimit të qelizave të vjetra dhe të vdekura me qeliza te reja dhe të freskëta të lëkurës. Ky proces ndodh më shpejt gjatë natës krahasuar me ditën.

 

Si përfundim, gjumi rikuperon dëmtimet e përditshme të lëkurës. Gjatë ditës lëkura është nën efektin e rrezeve UV, papastërtive të mjedisit dhe faktorëve të tjerë dëmtues. Këto elementë mund të shkaktojnë probleme si dehidratimi, vija, rrudha dhe njolla nga dielli. Gjatë natës, lëkura kërkon të ripërtërijë vetveten ndaj këtyre dëmtimeve.

 

Për të përshpejtuar këtë proces ju duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj me trajtime të fuqishme gjatë natës. Ndihmoni lëkurën të arrijë fuqinë e saj mbrojtëse. Kjo mund të arrihet me një krem nate të zakonshëm, por nëse keni nevojë për një produkt që kujdeset për lëkurën tuaj maksimalisht, provoni Maskën e Natës ANEW NIGHT. Formula e saj e pasur me antioksidantë dhe ushqyes, hidraton dhe nxit rigjenerimin qelizor duke I dhënë lëkurës një pamje rrezatuese.